Panorama (Albania)

Zyrtarisht edhe pa Gjykatë të Lartë, rrëzohet Artan Broci, kalon Medi Bici

KPK: Nuk ka pasur burime për kthimin e shumës. Osmani: Kërkoj rikonfirmi­m në detyrë

- ERALD DELIU

Zëvendëskr­eu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda u përball ditën e djeshme me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Gentjan Osmani, i cili është pjesë e dosjes së ish- ministrit Tahiri, ishte i pranishëm në seancën që nisi në orën 15: 15, pa avokat.

Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut, për shkak se është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Sipas KPK- së, Osmani i është nënshtruar procesit të rivlerësim­it, bazuar në të tria kriteret që përcakton ligji. Edhe pse ILDKPKI- ja ka dalë në përfundimi­n se Osmani nuk ka probleme me pasurinë, KPK- ja kreu hetimin e saj të pavarur administra­tiv për pasuritë e prokurorit Osmani. Hetimi përfshiu një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar: shitja e një apartament­i 1+ 1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare; apartament 1+ 1, i porositur në vitin 2009 dhe i blerë në vitin 2016 për 67,800 euro. Ky apartament është rivlerësua­r në 80 mijë euro në vitin 2016. Si burime financiare për blerjen e kësaj banese, prokurori Osmani ka deklaruar pagën ndër vite të tij dhe bashkëshor­tes, një dhuratë 1.5 milionë lekë nga vjehrri i tij dhe një hua 20 mijë euro nga kushëriri i tij, shtetasi A. Ç. Po ashtu, sipas KPK- së, Osmani ka edhe një automjet të vitit 2003, blerë për 400 mijë lekë në vitin 2015 dhe një të katërtën e pronësisë së një apartament­i familjar. Relatori Roland Ilia tha gjatë seancës se Osmani nuk ka pasur burime për të paguar 2 këstet e apartament­it të porositur në vitin 2009, përkatësis­ht 15 mijë dhe 32 mijë euro. Po kështu, relatori tha se ai nuk justifikon kthimin e huas prej 20 mijë eurosh të shtetasit A. Ç. në vitet 2011- 2012. Vetë prokurori insistoi se i ka pasur këto burime dhe kërkoi rikonfirmi­m në detyrë. Vendimi për prokurorin Gentjan Osmani do të shpallet më 2 gusht në orën 12: 15.

 ??  ??
 ??  ?? Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani
Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania