Panorama (Albania)

KPK rrëzon DSIK për Malajn, 1 orë debat me përfaqësue­sen e ONM

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi të rrëzojë një raport negativ nga DSIK- u për gjyqtarin Artur Malaj, i cili aktualisht është pjesë e Gjykatës së Apelit Administra­tiv në Tiranë. Malaj, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës së Vlorës, u përball ditën e djeshme me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Në këtë seancë, DSIK- u kishte dërguar një raport negativ për gjyqtarin, ku thoshte se ai mund të jetë i përfshirë në afera korruptive si kryetar i Gjykatës së Vlorës. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it tha dje se kishte tërhequr vendimet që përmendte DSIK- u dhe në bazë të hetimit administra­tiv të saj, rrëzoi raportin e DSIK- ut si të pabazuar në fakte dhe prova. Më pas, debati u zhvendos te pasuritë e gjyqtarit dhe pronat e kunatit dhe motrës së tij. Ka qenë një seancë që zgjati rreth dy orë, ku pjesën më të madhe e zuri debati me përfaqësue­sen e ONM- së. Kjo e fundit ngriti pikëpyetje për blerjen e një apartament­i nga ana e gjyqtarit Malaj në Tiranë. "Ju keni porositur një apartament në Tiranë në vitin 2005, ndërkohë që jetonit dhe punonit në Vlorë. Apartament­i ka përfunduar në vitin 2008 dhe ju keni nisur të jetoni aty në vitin 2013. Pse ishit kaq i sigurt që do të transferoh­eshit në Tiranë?", pyeti përfaqësue­sja e ONM- së. Gjyqtari Malaj tha se ishte i bindur që do ta transferon­in, pasi kishte bërë kërkesë në KLD. Sa për apartament­in, ai tha se firma ndërtuese e kishte neglizhuar, pasi ai jetonte në Vlorë dhe e kishte lënë pasdore përfundimi­n e banesës së tij. Gjyqtari dha shpjegime edhe për blerjen e një prone nga ana e kunatit të tij dhe motrës te një shtetas me precedentë penalë, i dënuar për falsifikim dokumentes­h. "Kur kanë blerë pronat, ata nuk më kanë kërkuar këshilla mua", tha gjyqtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania