Panorama (Albania)

Reagon Brukseli: Verifikime ligjit special për Teatrin

Komisioni u ka kërkuar autoritete­ve shqiptare të ofrojnë informacio­n shtesë

-

Edhe Brukseli reagon për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa në Tiranë vazhdon rezistenca për të mbrojtur godinën 80- vjeçare të Teatrit Kombëtar, e cila ka marrë një hov të ri dhe shpresë nga mosdekreti­mi i Ligjit të Posaçëm nga ana e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, vjen edhe përgjigjja nga zyra e komisioner­it për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ky i fundit i ka kërkuar drejtoresh­ës për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në Komisionin e Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, t’i kthejë përgjigje letrës që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i dërgoi rreth 20 ditë më parë. AMTK- ja ka vënë në dispozicio­n letrën, me kënaqësinë se “Zëri i artistëve dhe qytetarëve të Aleancës është dëgjuar edhe në Bruksel. Insistimi i vazhdueshë­m i të gjithëve ka vlejtur. Tashmë Komisioni po merr në shqyrtim Ligjin Special dhe problemet e tij dhe pritet një opinion prej tyre. Aty propaganda për ‘ punë dhe jo llafe’ nuk vlen më”. Në letrën dërguar Aleancës, Calavera shprehet se ka ndjekur me vëmendje çështjen dhe u ka kërkuar autoritete­ve shqiptare informacio­ne shtesë në lidhje me Ligjin Special që parashikon ngritjen e një godine të re për Tetrin Kombëtar. Kjo letër vjen pas thirrjes që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka bërë faktorit ndërkombët­ar për të shfuqizuar ligjin, që i hap udhë shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar, për të ngritur në vend të tij një godinë të re me partnerite­t publik- privat. Pasi u kanë dërguar letra të hapura e peticione krerëve të shtetit shqiptar, Aleanca ka përcjellë shqetësimi­n e vet edhe te diplomacia europiane. Çështja e Teatrit u parashtrua përpara komisioner­it për Zgjerimin, Johannes Hahn, përfaqësue­ses së BE- së për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini, dhe ambasadore­s së BEsë në Shqipëri, Romana Vlahutin, por edhe përfaqësiv­e të tjera diplomatik­e në Tiranë. Një përfaqësi artistësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u takua me përfaqësue­sit e OSBE- së në Tiranë, ku u dorëzua informacio­ni me shkrim për shkeljet e ligjit, për shembjen e Teatrit, në lidhje me Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit dhe u dha një informacio­n për situatën aktuale në lidhje me protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe impaktit të saj në publik.

LETRA Në letrën drejtuar diplomatëv­e, renditeshi­n shkeljet kushtetues­e që shënoheshi­n me miratimin e Ligjit të Posaçëm, të miratuar në datën 5 korrik në Parlamenti­n shqiptar, si dhe mospërputh­jen me kërkesat e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit. Në fund të letrës drejtuar kryediplom­atëve, thuhej se: “Si qytetarë të një vendi, që haptazi aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Europian në një të ardhme shumë të afërt dhe të gëzojë të njëjtat të drejta ligjore demokratik­e, ju kërkojmë që kërkesa jonë të trajtohet si çdo kërkesë e qytetarëve europianë. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të veprojë si një ruajtëse e demokracis­ë, rregullit dhe ligjit dhe t’u japë direktivat e duhura politikëbë­rësve shqiptarë, me qëllim që ligji të mund të shfuqizohe­t”. Kjo letër solli reagimin e znj. Vlahutin, e cila zhvilloi një takim me një përfaqësi të Aleancës, duke i siguruar se ky rast do të monitorohe­t hap pas hapi. Ndërkaq, në krahë të Aleancës dhe mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar kanë ardhur edhe dy organizata shumë të rëndësishm­e për mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore, që janë DOCOMOMO dhe “Europa Nostra”. Me sa duket, ky interesim i ndërkombët­arëve dhe rezistenca gjashtëmuj­ore e Aleancës për Mbrojtjen e TK- së e inkurajoi Presidenti­n Meta të kthejë mbrapsht Ligjin e 5 korrikut.

 ??  ?? Faksimile e letrës drejtuar Aleancës
Faksimile e letrës drejtuar Aleancës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania