Panorama (Albania)

Teatri, pa garë? Rama: Ku është problemi këtu?

“Sot godina duket si varr, nuk kemi asnjë luks që ta ruajmë”

-

Punës dhe jemi duke ecur sipas parashikim­it, kemi sfidën e thellimit të reformave në arsim edhe në shëndetësi, kemi disa procese të reja që do të nisim dhe patjetër kemi sfidën e sfidave, që është thellimi reformës së shërbimeve të publikut dhe rritja e cilësisë së shërbimit në zyrat ku njerëzit shkojnë për të marrë një shërbim. Do të fillojmë në shtator me reformën e premtuar të bashkimit të agjencive Hipotekë, ALUIZNI, etj., etj., që të mos shkojnë njerëzit në 7 dyer për të marrë letrat që kërkojnë, është përgatitur reforma gjatë gjithë kësaj faze të parë, pra janë shumë sfida që të mos i numëroj.. Janë shumë sfida, do të kërkoni ndryshim në kabinet apo… ... dhe pastaj kemi edhe sfidën që të kemi zgjedhje lokale fitimtare sepse ne nuk kemi rrugë tjetër veçse…. Cili ka qenë momenti më i vështirë për ju si Kryeminist­ër? Momenti më i vështirë ka qenë momenti kur u gjendëm përballë faktit se nuk ishim të përgatitur si duhej dhe nuk kishim bërë punën e duhur për të mundësuar fillimin e procesit të pagesës për Rrugën e Kombit dhe… … Protesta e Kukësit Dhe aty... nuk është çështja te protesta, por është çështja te fakti që ne nuk bëmë si duhet detyrën tonë.

Në këtë rast, kishte një moskuptim të realitetit, një shkëputje nga realiteti sesi jetojnë njerëzit, një tarifë krejt e papërballu­eshme për atë zonë. Cili është mësimi i madh që nxorët nga ky rast?

Mësimi i madh ishte që nuk duhet asnjëherë t’i marrim gjërat të mirëqena dhe duhet gjithmonë të jemi në sinkron me njerëzit në procesin e politikëbë­rjes. Pastaj, sigurisht ka raste që duhet të marrësh vendime që mund të mos jenë… ... popullore. ... që krijojnë kënaqësi të përgjithsh­me, por nuk ishte ky rasti. Dhe nga ana tjetër, sigurisht që argumentet për të nisur atë proces ishin të gjitha nga pikëpamja aritmetike, por kjo nuk është vetëm aritmetikë dhe në fund fare, në çdo hap të rëndësishë­m nuk mund të jemi taktikë, por duhet të jemi strategjik­ë dhe në atë rast ishim thjesht taktikë dhe gabim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania