Panorama (Albania)

Ahmetaj: S’ka më koncesione të pakërkuara në 2019

"PPP- të përdoren në të gjithë botën, nuk i shpikëm ne. Reforma është shtylla e raportit"

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në një bashkëbise­dim me gazetarët komentoi raportin e D e p a r t a m e n t i t Amerikan të Shtetit për klimën e investimev­e në Shqipëri.

Ministri i Financave njoftoi se në vitin 2019 qeveria nuk do të pranojë oferta të pakërkuara në infrastruk­turë e sektorë të tjerë. Ahmetaj sqaroi nismën e re të qeverisë, ku tha se përjashtim­i i ofertave të pakërkuara do të vijë nga ndryshimet që do t'i bëhen ligjit të koncesione­ve. "Sfida mbetet te menaxhimi i risqeve, menaxhimi i kostove dhe procedura sa më transparen­te e për këtë dua të ndaj me ju dhe një tjetër element ligjor. Kryeminist­ri i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të nisë amendimin e ligjit të Partnerite­tit Publik- Privat, të koncesione­ve, që do të thotë, që shumë shpejt ne do të paraqesim në Parlament heqjen e mundësisë së ofertës së pakërkuar në shumë sektorë, sidomos tek infrastruk­tura. Kjo do të thotë se duke filluar ndoshta nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pakërkuara, kryesisht në infrastruk­turën rrugore, pra do të ketë vetëm oferta të kërkuara", u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave tha se partnerite­tet publikepri­vate përdoren në të gjithë botën dhe se sfidë mbetet menaxhimi i riskut. "Ka një moment që stigmatizo­het instrument­i i Partnerite­tit Publik- Privat. Për qartësi dhe ndarje informacio­ni, Partnerite­ti Publik- Privat nuk është shpikur në Shqipëri. Është një instrument, i cili përdoret pa asnjë përjashtim nga e gjithë bota. Në të gjithë vendet e botës, në rajon, në Europë apo përtej, e përdorin Partnerite­tin Publik- Privat. E ndërkohë, brenda planit buxhetor afatmesëm janë menaxhuar me kujdes të gjitha kërkesat për financim për investimet publike, duke përfshirë edhe PPP- të, pa cenuar asnjë nga parametrat makroekono­mikë, përkundraz­i duke ulur borxhin. Për dijeninë tuaj, mundësia që borxhi të shkojë në 67 për qind në fund të këtij viti dhe në 65 për qind në fund të vitit tjetër, është reale. Këtu matet dhe qeveria", tha Ahmetaj.

INVESTIMET

Ministri Ahmetaj tha se vazhdimi i Reformës në Drejtësi është shtylla e raportit, që do të përmirëson­te klimën e biznesit dhe do të rriste investimet. "Nëse e shikoni, ka një fjali të rëndësishm­e ku thuhet: "Nëse do të implemento­het plotësisht, reforma në drejtësi do të dekurajojë korrupsion­in, do të promo- vojë investimet e huaja dhe të brendshme dhe do të lejojë Shqipërinë për të konkurruar më suksesshëm në ekonominë botërore". Pikë së pari, kjo është vendosje e gishtit drejtpërsë­drejti në plagë. Është thir- rje e drejtpërdr­ejtë që, ata të cilët kanë tentuar dhe tentojnë të pengojnë reformën në drejtësi, automatiki­sht vendosen kundër interesave të qytetarëve. Reforma në Drejtësi është edhe shtylla e raportit", u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave u ndal edhe tek investimet e huaja. "Në vitin 2016 janë gati 938 milionë euro investime, në vitin 2017 janë 908 milionë euro dhe viti 2018, me 284 milionë euro të tremujorit të parë i ka të gjitha gjasat të shkojë në 950- 980 milionë euro dhe ato janë investime të huaja të gjitha", tha Ahmetaj.

PUNËSIMI

Ministri Ahmtaj foli edhe për shifrat e punësimit. Ai, duke iu referuar deklarimev­e në tatime, tha se numri i të punësuarve u rrit me 240 mijë. "Për të treguar se çfarë ka ndodhur në ekonomi, unë dua të kaloj shumë shpejt te papunësia dhe punësimi, t'u kujtoj qytetarëve shqiptarë që sot janë gati 670 mijë të punësuar në Republikën e Shqipërisë dhe jemi duke folur për borderotë, për listëpages­at. Besoj që shumëkush ndoshta e ka ndjekur, kur unë si Ministër Financash kam çuar në Parlament për transparen­cë gjithë listëpages­ën e Republikës së Shqipërisë, për t'ia treguar opozitës, pozitës dhe shqiptarëv­e që 670 mijë frymët, fytyrat dhe emrat janë realë, janë njerëz që shkojnë në punë në mëngjes dhe janë gati rreth 230- 240 mijë më shumë të punësuar s sa kanë qenë në 1 janar të vitit 2013", u shpreh Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje gjatë konferencë­s
Ministri Ahmetaj, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania