Panorama (Albania)

Tabaku: Konfirmon denoncimet e opozitës, 1 në 3 tendera jepen pa garë

- Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, deklaroi dje për mediat se rezultatet e Gjykatës Europiane të Auditit konfirmojn­ë denoncimet e opozitës për abuzime me tenderat në institucio­net shqiptare. "Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që denoncon me forcë: problemin e tenderave dhe koncesione­ve që jepen abuzivisht, se në Shqipëri 30 për qind e tenderave publikë janë të paracaktua­ra. Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t'i kursenin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëv­e. Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë. Tani është botërisht i njohur fakti se qeveria është e angazhuar personalis­ht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, të cilat ndajnë vjedhjen me vetë Kryeminist­rin dhe ministrat e tij. Për ta kuptuar më mirë sesa vjedhin Rama me bandën e tij të hajdutëve na ndihmon një fakt i thjeshtë: nga 250 milionë euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë në xhepat e klientëve dhe miqve të qever- isë. Ekonomia është centralizu­ar në pak duar me bekimin dhe shpërndarj­en e qeverisë të pjesëve të ekonomisë në këto duar. Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërrua­r konkurrenc­ën e ndershme. Kjo është arsyeja pse investitor­ët e huaj janë larguar e nuk vijnë të tjerë. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë", u shpreh deputetja Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania