Panorama (Albania)

Programi “1 miliard euro”, 4 rrugët që ndërtohen

Projekti drejt mbylljes, vlera e kontratave 700 milionë euro

-

Me shpalljen dje të tenderit të rrugës, Orikum- Dukat dhe Milot- Balldrem mbyllet edhe programi "1 miliard euro" investime. Me këtë program do të ndërtohen 4 rrugë, si Rruga e Arbrit, Thumanë- Kashar, Milot- Balldrem dhe rruga OrikumDuka­t. Në total, vlera për ndërtimin e këtyre projekteve llogaritet 700 milionë euro, por duke përfshirë edhe interesat që do t'u paguhen privatëve, kostoja arrin në 1 miliard euro. Konkretish­t, autostrada Thumanë- Kashar do të jetë 20,8 km e gjatë. Kostoja për ndërtimin e rrugës do të jetë 225,821,553 euro. Rruga e re do të nisë nga Thumana, 150 metra në brendësi të autostradë­s ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë- Krujës. Gjurma e rrugës vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë- Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krah të djathtë të rrugës automobili­stike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me autostradë­n Tiranë- Durrës në Kashar ( rreth km të 12 në drejtimin Tiranë- Durrës). Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrav­e rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh. Kjo është një rrugë me dy korsi. Ndërtimi i rrugës Orikum- Dukat, në bazë të studimit të fizibilite­tit është parashikua­r me vlerën e 50,575,020 eurove. Ndërtimi i rrugës fillon në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat ( Ura e Shën Elizës). Projekti tjetër me koncesion për ndërtimin dhe mirëm- bajtjen e segmentit rrugor Milot- Balldrem vlera e parashikua­r e projektit në bazë të studimit të fizibilite­tit është: 161,500,000 euro. Kohëzgjatj­a e kontratës është 13 vjet. Ndërtimi i rrugës shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldrem, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania