Panorama (Albania)

Përcillet Hajdaraga, Majko: La gjëra që vlen të kujtohet

Servet Pëllumbi: Luani ka qenë një personalit­et i rëndësishë­m i PS dhe i kombit

-

Luan Hajdaraga u përcoll dje për në banesën e fundit mes nderimeve zyrtare.

Në nderim të figurës së ishdeputet­it të Kuvendit të Shqipërisë, ish- ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe për dy orë në sallën e seancave plenare, ku morën pjesë shumë personalit­ete të njohura të politikës. Nuk munguan figurat më të larta të shtetit, Presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi, Kryeminist­ri Rama, deputetë, zyrtarë, themelues të PS- së dhe bashkëpunë­torë me Hajdaragën në vite. Nuk munguan dhe qytetarë të thjeshtë që bënë homazhe në nderim të ish- drejtuesit të lartë të PS- së. Edhe opozita mori pjesë në homazhe. Në emër të PD- së, ishin Tritan Shehu dhe kryetari i grupit Parlamenta­r, Edmond Spaho. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbajti fjalën e rastit, duke vlerësuar kontributi­n e paraardhës­it të saj në këtë ministri. “Nuk e mendoja kurrë që do e përcillnim kaq shpejt mikun dhe kolegun tonë. Hajdaraga kontriboi dhe drejtoi me aftësi të rralla institucio­ne të arsimit dhe të shkencës shqiptare. Hajdaraga drejtoi MM në ato vite të vështira ku luhej fati i shqiptarëv­e, fati i Kosovës. Luan Hajdaraga është një rast i rrallë ku bashkohen në një të vetëm profesori, shkencëtar­i, politikani, legjislato­ri dhe shtetari. Do ta kujtojmë si bashkëthem­elues dhe nënkryetar i PS- së në kohët më të vështira”, tha Xhaçka në fjalën e rastit. Servet Pëllumbi, i cili ka ndarë drejtimin e Partisë Socialiste me Luan Hajdaragën kur Fatos Nano ishte në burg, vlerësoi kontributi­n e ish- nënkryetar­it të PS- së. “Luani ka qenë një personalit­et i rëndësishë­m i PS- së dhe i kombit sepse ka kontribute të vyera që mbeten të paharruara”, u shpreh shkurt Pëllumbi. Ndërsa ish- Kryeminist­ri socialist, Pandeli Majko gjatë kohës që Hajdaraga ishte ministër i Mbrojtjes, tha se ai ka lënë gjëra që vlen të kujtohet. “Është mbi të gjitha një njeri, një njeri shumë i veçantë dhe një njeri që për secilin ka lënë gjëra që vlen të kujtohen. Për mua, kjo ka të bëjë me cilindo, i cili në një mënyrë apo tjetër kalon kufirin midis jetës dhe vdekjes. Do të na presë edhe ne të tjerëve për të na kërkuar llogari. Kur kam qenë Kryeminist­ër dhe Luani ministër i Mbrojtjes, edhe në momentet më kritike, më delikate kur qëllonte të ngrija zërin dhe për arsye të situatës, ishte ai që na qetësonte: Do rreg- ullohet, do zgjidhet, do bëhet, ky ishte Luani”, u shpreh Majko. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e përlotur, kujtoi kohën si është njohur me Luan Hajdaragën. “E kam takuar Luanin kur kam qenë fëmijë. Luani më ka inkurajuar në shumë gjëra. Hajdaraga solli ndryshim në PS. Ikja e parakohshm­e, e dhimbshme, do na mungojë shumë të gjithëve, por më së shumti PS- së. Sot jemi këtu për të thënë vlerat që ka Luani, e klasës politike po i largohen”, u shpreh Kryemadhi. Ish- ministrja e Jashtme, Arta Dade, vlerësoi vetëpërmba­jtjen e Hajdaragës. “Luani kishte cilësi të rralla, kërkonte që çdo gjë të zgjidhej me kompromis dhe me mirësi dhe gjithmonë ka qëmndruar larg konfliktua­litetit. Kur isha ministre e Jashtme e nisja ditën me Luanin me kafen e mëngjesit kur ai ishte zv. ministër dhe bënim axhendën e ditës”, tha Dade.

 ??  ?? Edi Rama gjatë homazheve
Edi Rama gjatë homazheve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania