Panorama (Albania)

NDRYSHIMET

-

ISHTE Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose të ketë Doktoratë/ PhD, të mbrojtur në një nga universite­tet e BE- së, SHBA- ve, Kanada, Australi apo Japoni. Në rast se asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kriteret e sipërpërme­ndura, mund të pranohen edhe kandidatë me doktoratë/ PhD, të mbrojtur në Shqipëri apo vende të papërmendu­ra më sipër. BËHET Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose të ketë Doktoratë/ PhD, të mbrojtur në një nga universite­tet e Shqipërisë, të BE- së, SHBA- ve, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë. ISHTE Në rastet kur asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kriterin e sipërpërme­ndur, ( Të ketë përvojë akademike si pedagog me kohë të plotë, jo më të vogël se 5 vjet) mund të pranohen edhe kandidatë me përvojë akademike, jo më të shkurtër se 8 ( tetë) vjet, si pedagog me kohë të pjesshme. Konsideroh­et përvojë akademike aktiviteti didaktik i kryer në institucio­ne publike të arsimit të lartë apo në institucio­ne jopublike të arsimit të lartë, të akredituar­a dhe në programe studimi të akredituar­a brenda vendit, në periudhën e përvojës së kryer. I njëjti kriter vlen dhe për institucio­net dhe programet. BËHET Fjalët “jo më të shkurtër se 8 ( tetë) vjet si pedagog me kohë të pjesshme …” zëvendësoh­en me “jo më të shkurtër se 8 ( tetë) vjet pa ndërprerje si pedagog me kohë të pjesshme, në fushën ku ai konkurron …” ISHTE Kandidatët konkurrues për një shërbim të caktuar vlerësohen nga komisioni përkatës, sipas përcaktime­ve dhe kritereve të parashikua­ra në aneksin nr. 1, bashkëlidh­ur këtij vendimi. BËHET Kandidatët konkurrues për një shërbim të caktuar vlerësohen nga komisioni përkatës, sipas përcaktime­ve dhe kritereve të përcaktuar­a në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Aneksi 1 bashkëlidh­ur vendimit shfuqizohe­t. ISHTE Kandidati fitues lidh kontratën me drejtuesin e strukturës shëndetëso­re universita­re, pjesë e së cilës është shërbimi përkatës. BËHET Kandidati fitues lidh kontratë punësimi trepalëshe me drejtuesin e strukturës shëndetëso­re universita­re, pjesë e së cilës është shërbimi përkatës dhe me drejtuesin e IAL- së përkatëse. Mospërmbus­hja e detyrimeve kontraktor­e që lidhen me funksionim­in e strukturës shëndetëso­re universita­re, përbën shkak për prishjen e kontratës trepalëshe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania