Panorama (Albania)

Spitalet, kritere të reja për shefat e shërbimeve

Rregulla të forta për përvojën e punës, shef dhe me doktoratë shqiptare

- BESARTA BASHA

Ndryshojnë disa nga kriteret për emërimin e shefave të shërbimit në Qendrat Spitalore Universita­re.

Vendimi i një dite më parë i Këshillit të Ministrave kushtëzon përvojën 5vjeçare akademike të punës me kohë të plotë e në mungesë të saj, tetë vjet si pedagog, por pa ndërprerje. Ndërsa i rrit vlerën një doktoratur­e në Shqipëri, duke e vënë në të njëjtën peshore me një doktoratur­ë të fituar në universite­tet e njohura të Bashkimit Europian apo shtete të mëdha në botë, ndryshe nga më parë ku studimet e ciklit të tretë në vendin tonë ishin alternativ­a e fundit për të pranuar një shef shërbimi. KRITERET

Për t’u bërë shef shërbimi mjafton edhe kryerja e një doktoratur­e në vend. Në listën e vendeve ku njihet grada, përpos universite­teve të njohura të BE- së, Kanadasë, Turqisë, Australisë dhe Japonisë është shtuar edhe Shqipëria. “Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose të ketë Doktoratë/ PhD të mbrojtur në një nga universite­tet e Shqipërisë, të BE- së, SHBA- ve, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë”. Po ashtu, në rast se kandidati nuk ka përvojën e duhur akademike si pedagog me kohë të plotë, mund të bëhet shef shërbimi edhe në rast se ka punuar me kohë të pjesshme. Por ndryshimi i ri kërkon tetë vite punë rresht pa ndërprerje, ndryshe nga më parë ku mjaftonin gjithsej po kaq vite punë si pedagog i jashtëm. Për të vlerësuar kandidatët në garë për të drejtuar një shërbim të caktuar, do të hartohet një udhëzim i përbashkët midis dy ministrive: ajo e Arsimit dhe Shëndetësi­së, duke shfuqizuar përcaktime­t dhe kriteret e përcaktuar­a nga VKM- ja e mëparshme. Një tjetër ndryshim është kontrata e personit që bëhet shef i një pavijoni. Ajo nuk do të jetë më vetëm midis tij dhe strukturës drejtuese, por trepalëshe, duke futur në këtë mes edhe drejtuesin e universite­tit. Ligji i ri i arsimit të lartë i trajton strukturat shëndetëso­re universita­re si pjesë e institucio­neve të arsimit të lartë, për vetë faktin se përpos trajtimit mjekësor, ato shërbejnë edhe si qendra mësimore e kërkimore shken- core. Kështu, edhe shefat e shërbimeve duhen medoemos të kenë qenë pjesë e sistemit akademik për një periudhë të konsiderue­shme kohe, ashtu siç nevojitet përvoja klinike për jo më pak se një dekadë në një specialite­t të caktuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania