Panorama (Albania)

Shkeljet me pronat, kallëzohet ish- drejtuesi i Tiranës

Raporti i KLSH: U regjistrua­n 197 prona me shkelje në dy vjet

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori ishregjist­rin e Tiranës, L. B, tre përgjegjës sektori dhe dy specialist­ë të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në Tiranë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditi i ushtruar në këtë institucio­n për periudhën korrik 2015 deri në dhjetor 2017 konstatoi 197 raste abuzive të regjistrim­it të pronave. Nga ky auditim u konstatuan shkelje të dispozitav­e ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurori për L. B ish- regjistrue­s, B. C, B. H dhe R. M ishpërgjeg­jës sektori dhe B. S e S. SH me detyrë specialist­ë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës”. KLSH konstatoi se janë kryer regjistrim­e të pasurive pa dokumentac­ionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullt­a AMTP për sipërfaqen prej 290873 metra katrorësh. KLSH akuzon se zyrtarët e Hipotekës kanë kryer edhe ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 metra katrorë, regjistrim pasuri shtetërore ( të privatizua­r) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik vlerë 11,580 mijë lekë, pa dokumen- tacionin ligjor, moskufizim­e pronash të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Tiranë për sipërfaqe 24100 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 70, 4 milionë lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mospagesa e taksës së regjistrim­it për ambientet e përbashkët­a. Refer- uar auditit të KLSH- së, abuzime me pronat janë gjetur në 197 raste. Konkretish­t në 4 raste, janë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e dhe janë kryer transaksio­ne, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë, nga regjistrim­i i tyre kanë përfituar më tepër tokë sipërfaqe në total 50150 metra katrorë se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me 01.08.1991 po ashtu në 7 raste janë regjistru- ar pasuri për 2100 m2 truall dhe 859 m2 ndërtim, në zonën kadastrale 2884. Në raport evidentohe­n edhe 56 raste me shkelje për regjistrim­in e pallateve të legalizuar­a me sipërfaqe 66514 metra katrorë me efekte financiare në vlerë 76,297 mijë lekë.

 ??  ?? Bujar Leskaj, kreu i KLSH- së
Bujar Leskaj, kreu i KLSH- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania