Panorama (Albania)

PD akuzon Policinë: Fshehu djegien e makinës së dhëndrit të Qazim Sejdinit

Ministria e Brendshme: Asnjë ngjarje kriminale nuk është fshehur, të gjitha njoftimet janë publik uar në faqen e Policisë

- ETLEVA DELIA

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, lëshoi akuza në drejtim të Policisë së Shtetit, duke denoncuar dje nga Elbasani fshehjen e një përplasjej­e me armë, që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

I shoqëruar edhe nga deputeti Luçiano Boçi dhe kryetari i Degës së PD- së Elbasan, Aurel Bylykbashi, Salianji u shpreh se qyteti është nën pushtetin e bandave dhe të krimit. Në këtë rast ai iu referua djegies së makinës së dhëndrit të kryebashki­akut, Qazim Sejdini, ngjarjes që, sipas tij, është fshehur nga Policia, njësoj si përplasja me armë. Por lidhur me këto deklarata të Partisë Demokratik­e ka reaguar pasditen e djeshme Ministria e Brendshme, duke theksuar se nuk është fshehur asnjë ngjarje kriminale. Bashkëngji­tur deklaratës, Ministria e Brendshme ka publikuar edhe dy njoftimet, për dy ngjarjet që PD i citon si të fshehura, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Njoftimet shoqërohen edhe me linkun përkatës të faqes asp. gov. al. Nga ana tjetër, burime nga Policia e Shtetit thanë dje, se ngjarja e së hënës të cilës i referohet Salianji si një përplasje me armë që është fshehur, është një denoncim që është bërë në Tiranë. Bëhet fjalë për telefonatë­n e një qytetari, i cili pretendon se dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë makinën në rrugën e Dajtit. Sipas Policisë, duke qenë se për ngjarjen janë lajmëruar drejtoritë më të afërta, ajo e Durrësit, Lezhës dhe e Elbasanit, ngjarja mund të jetë keqinterpr­e- NGJARJE ka denoncuar dje Partia Demokratik­e nga Elbasani si të fshehura nga Policia e Shtetit, djegien e makinës së dhëndrit të kryebashki­akut të Elbasanit, e ndodhur në mars dhe të shtëna me armë mbrëmjen e së hënës që, sipas Ministrisë së Brendshme, asnjëra prej tyre nuk është fshehur tuar nga qytetarët që janë “ankuar” te Partia Demokratik­e. Pra, sipas Policisë, mbrëmjen e së hënës nuk ka pasur përplasje me armë as në Elbasan dhe as në Tiranë, por një denoncim nga një qytetar, që deri tani ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse është real apo jo. DENONCIMI I PD “Prej kohësh qyteti i Elbasanit është në sundimin e bandave të udhëhequra nga Qazim Sejdini dhe pa diskutim në mbështetje­n e plotë të Edi Ramës. Ditët e fundit në qytetin e Elbasanit kanë ndodhur ngjarje kriminale të rënda, të cilat jo vetëm e bëjnë qytetin e Elbasanit të lëngojë në pushtetin e bandave dhe kriminelëv­e me mbështetje politike, por e kthejnë edhe Policinë e Shtetit si një shërbëtore të fëlliqur të bandave dhe të kriminelëv­e, të cilët, pasi terrorizoj­në qytetin dhe gjuajnë me armë në mes të qytetit, siç ka ndodhur dje, Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ekziston, jo vetëm që shërben vetëm për të mbrojtur dhe mbuluar ngjarjen e tmerrshme kriminale, por shërben edhe për të fshehur provat e krimit apo për të mos bërë publike ngjarjen”, u shpreh dje nga Elbasani deputeti i PD- së, Ervin Salianji. Sipas tij, e njëjta situatë ka ndodhur edhe javë më parë, kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini dhe po njësoj, Policia e Shtetit nuk bën asnjë lajmërim dhe fsheh ngjarjen. I pyetur se çfarë të dhënash ka PD në lidhje me ngjarjen e së hënës mbrëma, Salianji u shpreh se kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar Partinë Demokratik­e, si institucio­ni më i besueshëm sot në Shqipëri. “Kanë sjellë informacio­ne, kanë sjellë video dhe audio se si dëgjohen të shtënat me armë në mes të qytetit, duke u shkëmbyer nga makina në makinë me armë të tipit të rëndë, kallashnik­ov apo automatik”, u shpreh ai. MINISTRIA E BRENDSHME Në një reagim pas akuzave të PD- së nga Elbasani, Ministria e Brendshme u shpreh se Policia e Shtetit është sot institucio­ni më i besuar nga qytetarët. “E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018- s është regjistrua­r numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017- n, që ish- te minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidentev­e. Ndërkohë, zbulueshmë­ria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm. Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Ndërsa bashkëngji­tur publikon edhe dy njoftimet e Policisë për ngjarjet që u referohet PD, duke theksuar se Policia e Shtetit nuk ka fshehur asnjë ngjarje kriminale.

 ??  ?? Ervin Salianji, dje gjatë prononcimi­t në Elbasan
Ervin Salianji, dje gjatë prononcimi­t në Elbasan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania