Panorama (Albania)

Vodhi makinën e marrë me qira, arrestohet pas 3 muajsh i kërkuari

-

TIRANE – Një 31- vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës që prej muajit prill, me akuzat e mashtrimit e falsifikim­it të dokumentev­e është vënë në pranga ditën e djeshme. Arrestimi i tij është bërë i mundur gjatë një aksioni të specialist­ëve të Hetimit të Krimeve në Komisariat­in nr. 4. Policia tha se i arrestuari është shtetasi Albert Ibraliu, banues në Babrru, i cili dyshohet se ka vjedhur me anë të mashtrimit një automjet që kishte marrë me qira. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 23 prill të këtij viti, kur 31vjeçari duke paraqitur një dokument identifiki­mi me gjeneralit­ete të rreme, ka marrë një mjet tip “BMW”, me qira, në kompaninë e shtetasit me iniciale Sh. B.. Pasi MUAJ kishte që ishte shpallur në kërkim policor 31vjeçari që u arrestua dje nga Policia e Tiranës, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim­it të dokumentev­e” i ka mbaruar afati kohor për kthimin e mjetit të marrë me qira, ai nuk e ka kthyer duke e përvetësua­r. Pronari e ka denoncuar ngjarjen në Polici, duke paraqitur dokumentet e identifiki­mit që ai kishte dorëzuar, të cilat rezultuan të falsifikua­ra. Gjatë hetimeve të kryera nga ana e oficerëve të Komisariat­it nr. 4, u arrit identifiki­mi i autorit të dyshuar, Albert Ibraliu, i cili u arrestua dje. “Kapet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikim­it të dokumentev­e. Nga Specialist­ët e Hetimit të Krimeve të Komisariat­it të Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë”, tha dje Policia. Për këtë shtetas, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim­it të dokumentev­e”, pasi më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifiki­mi me gjeneralit­ete të rreme, ka marrë me qira një mjet tip “BMW”, në kompaninë e shtetasit Sh. B. dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qira, nuk ia ka kthyer më kompanisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania