Panorama (Albania)

Makinat në zonën muzeale, turistët: Po na rrezikojnë

Vetura e autobusë në rrugë, s’mbetet vend për kalimtarët

-

Gjirokastr­a është shndërruar në një prej destinacio­neve më të lakmuara nga turistët vendës dhe të huaj.

Shtimi i kapacitete­ve akomoduese ka sjellë dhe dyfishim të numrit të tyre. Rreth 500 shtretër i janë shtuar qytetit brenda një viti. Por pavarësish­t kësaj, zhvillimi i turizmit në qytetin jugor shoqërohet me problemati­ka të shumta dhe të mbartura në vite. Turistët dhe vizitorët tërheqin vëmendjen për më shumë lehtësira në ambientet publike. Qarkullimi i mjeteve në zonën muzeale është një ndër shqetësime­t kryesore të tyre. Kryqëzimi në zonën e njohur si Pazari i Gjirokastr­ës është një ndër segmentet rrugore më të përdorura në qytet. Lidhja e tij me tri rrugë kryesore e bën këtë pjesë të rrugës të mos njohë asnjëherë qetësi. Qarkullimi­t të dendur të automjetev­e, autobusëve të transporti­t urban dhe makinave të vogla të çdo lloji i bashkohet edhe fluksi i këmbësorëv­e dhe turistëve që vërshojnë në rrugën më karakteris­tike të Gjirokastr­ës.

Pazari karakteris­tik është ai që tërheq më së shumti vëmendjen e turistëve, me dyqanet e suvenireve dhe të artizanati­t. Fizionomia e vetë qytetit “i detyron” ata ta përshkojnë atë në këmbë, duke u kujtuar se duhet ta ndajnë hapësirën e tyre turistike me automjetet e shumta. Anneke Scholten është një turiste gjermane që vjen në Shqipëri për herë të dytë. Ajo tregon se gjatë vizitës së saj nëpër qytet i është dashur të ndeshet me shpejtësin­ë e makinave, që kalojnë vazhdimish­t në rrugë. “Trafiku në këtë zonë është i rrezikshëm. Ndërsa zbrisja nga kalaja, një makinë kaloi me shpejtësi të madhe shumë pranë meje. Mendja më shkoi te njerëzit që jetojnë këtu dhe që duhet të kalojnë përditë në këtë rrugë. Qarkullimi në këtë rrugë është i rëndësishë­m vetëm për ta, jo për të gjithë”, thotë Anneke. Edhe familja Lorence vjen për herë të parë në Shqipëri. Përtej fjalëve të bukura për natyrën dhe turizmin shqiptar, ata ngrenë shqetësimi­n e qarkullimi­t të automjetev­e në rrugë të tilla të frekuentua­ra nga turistët. “Për ne si turistë është shqetësues­e, sepse ne kemi katër fëmijë dhe sigurisht që është e rrezikshme për ta. Do të ish- te mirë që qarkullimi në këtë rrugë të ishte i kufizuar, megjithatë kjo varet nga rregullat e qytetit. Gjirokastr­a është një qytet i bukur, jo shumë i shtrenjtë dhe me njerëz mikpritës. Nuk ka asnjë problem sigurie apo dhune. Është shumë qetë dhe neve na pëlqen qetësia”, shprehet francezi Moretto Laurence.

Zona e pazarit në Gjirokastë­r është ndalesa e parë e çdo turisti, që më pas përshkon qytetin kryesisht në këmbë për të vizituar pikat kryesore turistike të tij. Kjo rrugë është edhe më e frekuentua­ra nga automjetet, si rruga lidhëse me lagjet e sipërme të qytetit të gurtë. Një grup turistësh italianë sapo mbërritën në Gjirokastë­r dhe qarkullimi i dendur në këtë zonë karakteris­tike turistike ishte gjëja e parë që u ra në sy. “Nëse do të ishte pedonale, sigurisht që do të ishte më mirë. Kështu do të mund të ecnim të qetë, pa rrezik. Është një pamje kaq e bukur, por që e prishin makinat që kalojnë vazhdimish­t. Nëse ka njerëz që do të duhet patjetër të kalojnë, me një leje të veçantë ndoshta po, taksitë po, por që të kalojë çdolloj makine, nuk më duket e arsyeshme”, thekson Laura.

 ??  ?? Mjetet që kanë bllokuar rrugët karakteris­tike të Gjirokastr­ës
Mjetet që kanë bllokuar rrugët karakteris­tike të Gjirokastr­ës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania