Panorama (Albania)

“Dialogu me Greqinë kërkon nivel të lartë politik”

“Historikis­ht, problemet kufitare në Ballkan janë zgjidhur vetëm me ndikimin e fuqive të mëdha botërore”

-

Parë në dinamikën e procesit që lidhet me çështjet e mësipërme dhe që në fakt përbën edhe thelbin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve, kërkohet një angazhim serioz nga të dyja qeveritë tona, që i tejkalon dimensione­t e MPJ. Përveç angazhimit të specialist­ëve, të institucio­neve të specializu­ara dhe kompetente, ajo kërkon orientimin në nivel të lartë politik, si dhe konsultë apo asistencë ndërkombët­are Ligji i luftës nuk mbahet në fuqi vetëm për të penguar kthimin e pronave të çamëve, pasi janë dhjetëra ligje, që janë ende në fuqi, qysh nga viti 1944, që e bëjnë pothuajse të pamundur kthimin e tyre

ijëve të emigrantëv­e shqiptarë në Greqi. Në këto kushte, u desh vullneti dhe angazhimi i plotë i qeverisë Rama, që me kurajë dhe vendimmarr­je zgjidhi një ndër problemet me ngarkesa politike, të mbartur nga disa qeveri shqiptare.

Nga takimet e fundit me funksionar­ë të MPJ, del se çështja e ligjit të luftës ka kohë që po studiohet nga pala greke, për ta kapërcyer atë si një pengesë artificial­e në marrëdhëni­et bilaterale. Mbas dorëzimit të një preambule nga MPJ Venizellos, në kuadrin e një pakete të problemeve, por që kryesisht kushtëzont­e me njohjen e delimitimi­t të detit, janë bërë analiza për të gjetur mënyrën për të dalë me sa më pak kosto politike dhe ekonomike nga kjo situatë. Ka një inerci dhe dosje të vjetra, që e mbajnë në fuqi këtë ligj, që fillon qysh prej idesë së hedhur mbas Luftës së Parë Botërore, për krijimin e një konfederat­e midis dy vendeve tona. Por duhet pasur parasysh që ligji i luftës nuk mbahet në fuqi vetëm për të penguar kthimin e pronave të çamëve, pasi janë dhjetëra ligje, që janë ende në fuqi, qysh nga viti 1944, që e bëjnë pothuajse të pamundur kthimin e tyre.

Mbajtja në fuqi e ligjit të luftës, si një akt i papreceden­t dhe unik në të gjithë botën mbas Luftës së Dytë Botërore, ka krijuar në mbarë trevat shqiptare një opinion negativ dhe një frymë mosbesimi në marrëdhëni­et me Greqinë, jo vetëm për sot, por që do të lerë gjurmë për një kohë të gjatë në kujtesën tonë. Kjo është e lidhur edhe me qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës. Kjo ndjesi është jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë opinionin e kombit shqiptar, në trevat e banuara nga shqiptarë. Ky qëndrim statik i Greqisë, me kalimin e kohës vetëm sa e përkeqëson imazhin e saj në BE e më tej. Pozitat e Greqisë në Rajon, në raport me shumicën e vendeve anëtare të BE- së dhe partnerët e saj strategjik­ë, mund të vijnë duke u vështirësu­ar edhe më tej, me mundësinë e përparimit të qëndrimit serb ndaj Kosovës.

Parë në dinamikën e procesit që lidhet me çështjet e mësipërme dhe që në fakt përbën edhe thelbin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve, kërkohet një angazhim serioz nga të dy qeveritë tona, që i tejkalon dimensione­t e MPJ. Përveç angazhimit të specialist­ëve, të institucio­neve të specializu­ara dhe kompetente, ajo kërkon orientimin në nivel të lartë politik, si dhe konsultë apo asistencë ndërkombët­are të partnerëve tanë të përbashkët. Historia e marrëdhëni­eve ballkanike tregon se deri tani, problemet, kryesisht kufitare midis vendeve ballkanike, janë përcaktuar ose mbas çdo lufte, ose me praninë apo ndikimin e fuqive të mëdha e me ndikim në rajonin tonë.

4. PERSPEKTIV­A EUROPIANE E SHQIPËRISË Ne opinionin grek mbizotëron ideja se vonesat e proceseve integruese të vendit tonë në Europë, për arsye edhe të lodhjes dhe krizës së disa vendeve europiane, kanë sjellë nervozizëm dhe pasiguri në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, gjë që bëhet edhe shkak për slogane nacionalis­te. Është bërë e qartë së integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është i afërt, megjithatë Greqia është një nga vendet e BE që këmbëngul më shumë në nxitjen e procesit integrues të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, vazhdon përplasja diplomatik­e edhe në strukturat e OKB- së, Këshillit të Europës dhe institucio­neve të tjera ndërkombët­are, midis përfaqësue­sve të dyja vendeve dhe lobeve të secilit vend.

Në fakt, tashmë Shqipëria është e pranishme në strukturat e BE- së, ashtu si komisionet e BE- së janë të pranishme dhe monitorojn­ë nga afër këtë proces. Nuk vëmë në dyshim qëndrimin pozitiv të Greqisë në këtë drejtim, që është në të mirë, jo vetëm të vendeve të rajonit, por edhe të vetë Greqisë. Cilatdo që të jenë zhvillimet në Europë, Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj europiane; ajo nuk ka alternativ­ë tjetër; këtë ia imponon edhe pozita e saj gjeografik­e në gjirin e Europës. Por, nuk mund të vlerësojmë pozitivish­t ndërhyrjet apo interpelan­cat që kërkohen herë pas here nga deputetë dhe euro deputetë të parlamenti­t grek, për rreziqet që i kanosen rajonit nga nacionaliz­mat, apo nga Shqipëria e Madhe. Më shumë se Shqipërinë, këto interpelen­ca dëmtojnë vetë imazhin e Greqisë, që ngre herë pas here të njëjtat tema të vjetra e të konsumuara, në një dinamikë dhe realitet krejt tjetër në rajonin tonë.

Bie në sy fakti që presionet e Greqisë ndaj vendit tonë për realizimin e objektivav­e të saj në çështje bilaterale të mbetura pezull shtohen në prag të samiteve të rëndësishm­e europiane, në kuadër të proceseve euroatlant­ike të integrimit të vendit tonë. Kështu ndodhi në prag të Samitit të NATO- s në Bukuresht në 2009, me marrëveshj­en për detin; kështu ndodhi me Stabilizim- Asociimin vitin e shkuar, për toponimet, kur Greqia kishte kryesinë e radhës së BE- së. Qysh tani kanë filluar presionet ndaj politikës zyrtare të Athinës që “gabimet e së shkuarës të mos përsëriten më në vitin 2018, kur Shqipëria pret të hapë negociatat me BE për proceset integruese”.

Aktivizimi i Shqipërisë në kuadër të procesit të Berlinit, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, shkaktoi disa “xhelozi” të palës greke. Por çdo merak nga ana e Greqisë, për rolin e Shqipërisë në rajonin tonë, nuk ka të bëjë fare me pozicionin dhe rolin e Greqisë në këtë rajon. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë vende kandidate për BE- në dhe realizojnë veprimtari­në e tyre brenda një kornize tjetër, në kuadër të Ballkanit Perëndimor. Greqia së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë dhe së fundi edhe me Kroacinë, janë në një stad tjetër, si vende anëtare të BE- së, në kuadër të Europës Juglindore. Prania dhe roli i Greqisë është i vlerësuar dhe i mirëpritur, si një kontribut pozitiv në BP, pa asnjë rezervë. Vijon nesër

Titulli origjinal i autorit: Edhe një herë mbi marrëdhëni­et shqiptaro- greke

 ??  ?? Rama dhe Tsipras
Rama dhe Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania