Panorama (Albania)

Trump sulmon hetimet e prokurorit Mueller

“Bashkëpuni­mi i fshehtë s’quhet krim, unë s’kam bashkëpunu­ar”

-

Presidenti amerikan Donald Trump po sulmon pa pushim hetimet e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po “gërmon” mbi lidhjet e dyshuara midis fushatës së tij presidenci­ale të vitit 2016 dhe Rusisë. Pas deklaratës së avokatit të tij Rudy Giuliani një ditë më parë, se bashkëpuni­mi nuk quhet krim, edhe Trump ka shkruar të martën në “Twitter” se “një bashkëpuni­m i fshehtë nuk përbën krim”. Por Trump shtoi se kjo gjithsesi nuk ka rëndësi, sepse fushata e tij nuk ka bashkëpunu­ar fshehurazi me Rusinë. Analistët ligjorë në SHBA besojnë se, edhe pse bash- këpunimi i fshehtë mund të mos jetë krim, Mueller ka mundësi që të jetë duke hetuar rreth një komploti të mundshëm, që në vetvete përbën vepër penale, për t’u lidhur me një qeveri të huaj me synimin që të ndikohej në zgjedhje. Sipas tyre, ka gjithashtu mundësi që ai të jetë duke hetuar rreth lidhjeve të shum- ta që ndihmësit e zotit Trump mendohet se kanë pasur me interesat ruse. Trump e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash”, që sipas tij po përdoret nga kundërshta­rët e tij politikë në përpjekje për të shpjeguar mundjen e ish- kandidates demokrate, Hillary Clinton. Por ndërkohë, ish- kryetari i fushatës së Presidenti­t Donald Trump doli sot në gjyq në Aleksandri­a të Virxhinias, për një nga dy çështjet penale që u paraqitën kundër tij nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller. Paul Manafort është i pari mes ish- këshilltar­ëve të Presidenti­t Trump që del në gjyq, nën akuzat për mashtri- me bankare dhe me taksat nga hetuesit federalë, që po shqyrtojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2016. Manafort kishte qenë nën hetim federal që nga viti 2014 mbi dyshime për lobim të paligjshëm dhe mashtrime fi- nanciare. Por vitin e kaluar ai u përfshi në hetimin e Rusisë, pasi zoti Mueller filloi të analizonte lidhjet mes anëtarëve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë. Prej 14 muajsh, zoti Muller ka mbledhur prova për çështjen kundër Manafort.

 ??  ?? Robert Mueller dhe Donald Trump
Robert Mueller dhe Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania