Panorama (Albania)

SHBA, që sot kushdo mund të printojë armë funksional­e 3D

S’kapen nga detektorët, ligjvënësi­t miratuan shpërndarj­en

-

Edhe pse deri pak kohë më parë konsideroh­ej si një histori “fiktive”, tashmë krijimi i armëve 3D është një realitet, për më tepër i miratuar nga ligjvënësi­t amerikanë për të hyrë në përdorim të të gjithë qytetarëve, që sot.

Të mërkurën, 1 gusht 2018, u bë legjitim printimi i instruksio­neve për të përgatitur armë plastike nga printerët 3D, të cilat është provuar të jenë funksional­e, madje vdekjeprur­ëse. Çështja ka hapur debat të fortë në SHBA. Procesi i printimit 3D përdor modele digjitale të formuara nga kompjuteri për të krijuar objekte të botës reale, gjithçka, që nga gurët e shahut deri në objekte më të komplikuar­a, siç janë orët funksional­e. Printerët ndjekin formën e modelit, duke vendosur shtresë pas shtrese materialin për të bërë objektet. Armët e zjarrit të tipit “bëje vetë”, siç është “Liberatori”, janë quajtur “armë fantazmë” sepse nuk kanë numra serialë dhe janë të pagjurmues­hme. Në faqen e internetit të “Defence Distribute­d”, njerëzit do të jenë në gjendje të shkarkojnë planet për ndërtimin e “Liberatori­t” si dhe skedarët për një AR- 15, një pistoletë të plotë “Beretta M9” dhe armë të tjera zjarri. Përdoruesi­t gjithashtu do të jenë në gjendje të ndajnë dizajnët e tyre për armë, revista dhe pajisje të tjera. Printerët 3D të nivelit të lartë të nevojshëm për të bërë armë të tilla kushtojnë mijëra dollarë dhe mund të jenë tepër të shtrenjta për shumicën e njerëzve. Por kjo nuk lehtëson shqetësime­t e atyre që mendojnë se armë të bëra nga printerët 3D janë një ide vërtet e keqe, pasi nuk mund të gjesh kurrë se kush i ka krijuar, kush i ka përdorur, dhe për më tepër, duke qenë prej plastike, mund të kalojnë edhe detektorët e metaleve që janë të vendosura në pika sigurie përfshirë aeroporte. Pasi u bllokua në vit 2013, “Defence Distibuted” arriti njëmar- rëveshje me qeverinë amerikane për të publikuar online udhëzuesin për printimin e armëve, muajin e kaluar. Një zëdhënës i Departamen­tit të Shtetit tha për CNN se marrëveshj­a erdhi pas një analize të sigurisë kombëtare që përcaktoi se “disa armë të zjarrit dhe sende të ngjashme që janë gjerësisht të disponuesh­me për shitje komerciale dhe të dhënat teknike që lidhen me këto artikuj, është e një lloji që nuk ofron një avantazh kritik ushtarak apo të inteligjen­cës në Shtetet e Bashkuara. Grupet e kontrollit të armëve po kërkojnë bllokimin e publikimit të këtyre materialev­e. Disa shtete amerikane po përpiqen të bllokojnë eksesin e këtyre materialev­e në territorin e tyre. Kritikët druhen se armët 3D mund të bien në duar të gabuara dhe të krijojnë shqetësime të sigurisë, sepse ato do të jenë të paduk- shme për detektorë metali. “Askush nuk është më i sigurt nëse kriminelët mund të printojnë armë të padeklarue­shme dhe të pagjurmues­hme”, tha prokurori i Los Anxheles, Mike Feuer. Edhe në vendet e tjera të botës, edhe pse ky proces nuk është i ligjëruar, mund të bëhet i mundur të kryhet ilegalisht, si shumë procese të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania