Panorama (Albania)

Franca ndalon smartphone dhe tabletët në shkolla

-

Smartphone- t dhe tabletët janë ndaluar nga të gjitha shkollat franceze përpara vitit akademik, pasi një ligj i ri u votua në Parlament. Ndalimi i telefonit do të zbatohet për të gjithë nxënësit në Francë deri në moshën 15 vjeç, që nga fillimi i vitit të ri shkollor, në shtator. Ligji i ri përmbush një premtim të fushatës nga Presidenti Emmanuel Macron, por është kritikuar nga opozita si një “publicitet”. Ligjbërësi­t e partisë së Macron dhe aleatët e saj dhanë miratimin përfundimt­ar të projektlig­jit të hënën, ndërsa deputetët e majtë dhe të djathtë abstenuan nga votimi. Opozita e ka quajtur projektlig­jin ‘ kozmetik’ dhe tha se nuk do të ketë ndonjë ndikim në jetën reale. Sipas ligjit të ri, të gjitha pajisjet duhet të lihen në shtëpi ose të mbeten të fikura deri në fund të ditës së mësimit. Shkollat mund të bëjnë përjashtim­e për ‘ përdorim pedagogjik’, aktivitete jashtëshko­llore ose për nxënësit me aftësi të kufizuara. Shkollat e mesme mund të vendosin individual­isht nëse do të imponojnë një ndalim të pjesshëm ose total të pajisjeve të lidhura. Një ligj i mëparshëm, i miratuar në vitin 2010, tashmë ka ndaluar përdorimin e smartphone- ve gjatë klasës. Ministri i Arsimit, Jean- Michel Blanquer, tha se ligji i mëparshëm nuk zbatohej, ndërsa ligji i ri e çonte Francën në shekullin 21. “Ai u dërgon një mesazh shoqërisë franceze si dhe vendeve në mbarë botën”, tha ai. Afërsisht nëntë në 10 adoleshent­ë francezë të moshave 12 deri në 17 vjeç kanë një smartphone.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania