Panorama (Albania)

Plotësohet amaneti i Mit’hat Frashërit, kthehen eshtrat në atdhe

“Ceremonia shtetërore, gjatë javës përkujtimo­re të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14- 22 nëntor 2018”

- Mit’hat Frashëri

Eshtrat e një prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe, dijetarit, publicisti­t, shkrimtari­t, bibliofili­t e politikani­t, Mit’hat Frashëri, pinjoll i denjë i derës së Frashërlli­njve, do të kthehen në atdhe.

Më në fund, pas gati 70 vjetësh nga ndarja e tij nga jeta, qeveria shqiptare ndërmerr një hap konkret për të sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshtrat e Frashërit, duke plotësuar kështu amanetin e tij, lënë me testament. Një nga dëshirat e Mit’hat Frashërit ishte që në Shqipëri të ngrihej një Institut Albanologj­ie, të cilit ai i dhuronte gjithë pasurinë bibliofili­ke dhe eshtrat e tij të preheshin në një kënd të oborrit të këtij institucio­ni. Në testamenti­n e tij të viti 1929, në pikën e fundit ai shprehet: “Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”. Por ky ama- net i tij nuk u realizua për dekada. Ai u varros në SHBA dhe mbi varrin e tij shkruhet thjesht: “Mit’hat Abdyl Frashëri, 1880- 1949". Për të vënë në jetë këtë amanet, qeveria shqiptare akordon një fond prej 3,2 milionë lekësh për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, që nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetë­rore. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohe­t gjatë javës përkujtimo­re të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14- 22 nëntor 2018, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t”. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij

 ??  ??
 ??  ?? Mit’hat Frashëri ( në qendër) si udhëheqës i Komitetit “Shqipnija e Lirë” në SHBA
Mit’hat Frashëri ( në qendër) si udhëheqës i Komitetit “Shqipnija e Lirë” në SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania