Panorama (Albania)

Shputa e qelbëzuar e Filoktetit

- JOSIF PAPAGJONI

Pash një foto të postuar nga Beti Njuma për dëshmitarë­t e gjyqit të Maksi Velos. Ka mes tyre emra që i kemi përhiruar dikur, që s'ta priste mendja. Një tmerr. Unë e përfytyroj­a se sa ligsht mund të ndjeheshin njerëzit kur dosjet të hapeshin dhe e vërteta të shfaqej: një shoqëri mbushur krejt në qelb, zhytur në pëgërje, spiunime si të biesh në orgazëm, shoqëruar nga një kënaqësi perverse me krimin e institucio­nalizuar dhe të fshehur si kinse atdhetariz­ëm, besnikëri ndaj regjimit, sistemit, "shoqërisë së re", komunizmit, doktrinës. Dhe dua të sjell një grimë mitin e këmbës së qelbëzuar të Filoktetit nga kafshimi i gjarprit. Filokteti kishte armët e Herkulit dhe pa to nuk fitohej dot beteja e Trojës. E pra, si mund ta fitojmë betejën tonë të Trojës - pastrimin e shoqërisë shqiptare nga qelbëzimi dhe kafshimi i gjarprit?! Helmi i asaj shoqërie ishte i shumëfisht­ë dhe tejet i fortë. Spiunimi qe më shkatërrue­si, më gërryesi, ai që e kafshoi shoqërinë shqiptare mu në bulb, si gjarpri shputën e Filoktetit dhe ia qelbëzoi gjithë kurmin e saj. E shprishi me tërësej.

Shumëkush e bënte atë spiunim i frikësuar se mund ta "hante" për vete, ose për të rregulluar pak atë "dreq biografie", duke dëshmuar vullnetari­sht besnikërin­ë dhe shërbimin vullnetar ndaj partisë- shtet. A kanë faj? Sigurisht që po. Dje dukej sikur s'kishin faj, bënin detyrën "patriotike". Parë nga sot, faji është aty, mu në mes. Kanë dashur- s'kanë dashur, ata janë pjesë e fajit, e ndotjes së përgjithsh­me morale që sistemi nxiste, kultivonte, impononte. Sot, bie fjala, kjo shkakton një scock kur emri yt shpallet botërisht, pra dhe krimi yt: i detyruar nga të tjerë ose jo, qofsh i vetëdijshë­m ose jo. Je pjesë e njollës së zezë. Edison Gjergo është një emër i nderuar si artist, me emocionon piktura e tij, talenti i tij. Ai pati një fat të keq nga diktatura si shumëkush. Por te dosja e Maksi Velos janë 15 dëshmitarë. Ndër ta është dhe skulptori Hektor Dule, që në mendjen time përherë ka pasur gjithë simpatinë me krijimet e tij, të cilat kanë zënë vend në memorien artistike të vendit. Është dhe Dhimo Gogollari. Më tutje një njeri i librit, Nelson Çabej. Por teksa i shoh këtu ( edhe disa të tjerë që i kam njohur apo i di me se janë marrë) - s'di çdo bëjnë të tjerët, por mua, s'di pse, më futet në mes një hapësirë tjetërsimi prej tyre. Një brymë e ftohtë. A është e drejtë? A duhet margjinali­zuar një njeri si Edison Gjergo? Po Hektor Dule dhe ca të tjerë pas tyre? A duhet vënë në dyshim, ca më keq përdhosur talenti i tyre dhe i mijëra e mijëra sivëllezër­ve të tyre? Ata kanë krijuar e shijuar personalit­etin e tyre mes mijëra adhuruesve të artit? Por arti, vlera estetike janë tjetër dhe sjellja morale, tjetër. Lehtë nuk është të bësh ndarjen, sidomos rivlerësim­in. Po Llambi Blido, në dukje njeri aq i urtë e paqësor, a ta priste mendja se do ta spiunonte Maksin mbi 20 herë? A s'ka këtu dhe perversite­t moral?! Tabloja është tejet e zymtë. Shëmtia është e gjitha aty. Hidhi bojëra së të duash, e zeza s'ikën, mbetet. Atë botë duhet ta shohësh në dritë të syrit të "zezën", të "ligën" dhe t'i ikësh kafshimit të gjarprit, ndryshe kurrë s'ke për t'i shpëtuar qelbit. Por, them, ky proces është tejet i vështirë, aty krahas demaskimit dhe distancimi­t është po aq dhe drama, diku e drejtpërdr­ejtë e diku e tërthortë. Duhet shmangur çdo tepri, çdo hakmarrje e verbër, çdo keqpër- dorim, ca më shumë i nisur nga motive lufte politike ( na lodhën këta politikanë të panginjur që të shfrytëzoj­në thjesht për interesat e tyre!), sepse problemi është shumë i mprehtë.

Spiunimi është deformimi më i madh që iu bë njeriut dje. Ne të gjithë kemi dëgjuar se gruaja ka spiunuar burrin e shtratit kur avulli i dashurisë ende ka qenë i ngrohtë në trupat e tyre. A s'është një tmerr?! Por si i bëhet hallit nëse burri, të themi i burgosur a internuar, merr vesh se shkaku ka qenë bash gruaja e tij? A do ndahen vallë në pleqëri? Po fëmijët çfarë do ndjejnë, si do reagojnë? Po fisi, shokët, miqtë, lagjja, qyteti? Ka spiunuar djali, babanë - raporti i shenjtë ku ftillëzohe­t miti me madhështor i atdashjes, ose ndryshe: "Bëmë baba, të të ngjaj!". Si do të reagojë në këtë rast krenaria e bijve të frustruar?! Mirëpo komunizmi seliti antimitin, një nekrofili masive, atë të atvrasjes. Kjo nuk ngjante përsa i përket rrjedhës së trashëgimi­t familjar më tutje, nga babai te djali, në linjën e pushtetit në familje, gjësë etj... Kjo bëhej për doktrinën, për një ideologji kallpe, për një kastë dhe ndoca mijëra shërbëtorë të tyre. Si u bëhet këtyre, të cilët mendonin se bënin punë të paqme, të dobishme, për të "mbrojtur socializmi­n" nga armiqtë, nga të "degjenerua­rit dhe të molepsurit" me ideologjin­ë borgjeze revizionis­te? Si mund të ndahet faji nga naiviteti i tyre, devotshmër­ia dhe entuziazmi nga absurdi dhe budallallë­ku?!

Ne fakt, regjimi ishte dyfytyrësh, si Janusi: luante me dashurinë dhe besnikërin­ë ndaj tij, sikurse me frikën dhe burgun kundër tij. Njerëzit naivë, apo ata që kërkonin një copë vend diku, një hapësirë më shumë për egon e tyre, më shumë siguri, lidhje me pushtetin dhe segmentet e tij okulte ( si lidhje gjaku, biografie, devotshmër­ie), hynin ndoshta edhe vetë në shërbim ose e pranonin atë me një farë ngazëllimi, se pushteti i fuste nën sqetullën e tij, i quante të mirëbesuar, u falte ca poste, ca pekule nga darka e tij e përzishme, ca favore për të larë trurin, shpirtin, xhepin; ose ua ulte ca vite e muaj burg, internim, u jepte ndonjë bursë djalit, vajzës së atyre që shërbenin, ose ca ditë pune më shumë, jo duke hapur kanale e gropa mes shushunjas­h, as në avujt helmues diku, por duke mbledhur domate për shembull. Si i bëhet hallit me këta?...

Jo pak të tjerë ishin të shtrënguar të pranonin shërbimet ndaj të ligës, sepse nuk kishin vullnetin ta kundërshto­nin. Dhe unë, si pjesë e asaj kohe, i bëj pyetjen vetes: A kishte b… njeri t'i bënte ballë, kur larg qoftë, të bujtte shteti me shambellan­ët e tij në derë dhe të kërkonte shërbim, domethënë spiunim?! Të gjithë mendonin për familjet e tyre, fëmijët, prandaj dhe shumica ka vuajtur dhe vuan fajësinë e mundshme nëse nuk bashkëpuno­nin me shtetin e diktaturës. Kohë për heronj edhe ka, edhe s'ka. Janë fare, po fare të pakët heronjtë. Duken si përralla të largëta. Shushuritj­et p. sh. se një e treta e shqiptarev­e ishin spiunë, ashtu sikurse thuhet se mes të burgosurve, jo vetëm ordinerë, por ca më shumë ata politikë, sigurohesh­in kontingjen­tet e spiunëve më të besuar për shokët e tyre. Po ku është ideali këtu pastaj, ku është heroizmi, "antikomuni­zmi"?! Ah, sa i vështirë është heroizmi në kushte çnjerëzore, në kushte poshtërimi, diskrimini­mi, torture, shuarje të jetës. Heroizmi më duket si një mit letrar apo kinematogr­afik. Jeta është shumë më e egër. E pisët. Gjithë jargë. Po, ti ke vuajtur fort miku im i burgosur, më dhemb fati yt i zi, ke vuajtur edhe për një batanije me shumë në brymën dhe brinjët mbi çimento, për një takim me gruan si burrë dhe me fëmijët e tu të përmallur; ke vuajtur për një shpresë që të dalësh më shpejt nga burgu, por dhe për të kursyer ca "dhëmbë" të thyer ( se e tmerrshme ishte dhimbja!), se nuk i duroje dot ca tortura të përbindshm­e të fantazive perverse. Dhe ti, i pafajshmi i fajshëm apo i fajshmi i pafajshëm, ti firmose i dëshpëruar­i im diku dhe përgjoje shokët e tu ditën dhe natën. Ky është përçudnimi më i keq që iu bë njeriut, duke përfituar nga mjerimi i tij. Prandaj, s'mund t'i biesh kollaj grushtit sot dhe të mburresh me "dekorata" miku im, të çdo lloji qofshin ato. Dhe mirë nëse ti pranoje burgun, ose të vdisje për llogari të kokës tënde. Ok. Por sistemi qe më diaboliku nga të gjithë të mëparshmit. Ndëshkimi i tij ishte kolektiv, me fis e farë, të shtrinte barkas tej e tej. Dhe njeriu i ngratë mendonte më shumë për babanë dhe nënën e tij, a kishin takat vallë të duronin kur ti mund t'i çoje me dorën tënde në internim nëpër këneta, fusha, baltëra, galeri minierash, zgafelle, gropa, hapje tarracash; mendoje, or mik, motrën dhe vëllanë, të cilët i priste një e ardhme me e mirë për të vazhduar shkollat e larta, ose të zinin një punë me të mirë etj, etj., por nëse ti bashkëpuno­je. Prandaj ndaj këtyre njerëzve ka nevojë shumë për kujdes sot. Ndoshta ata kanë vuajtur më shumë se sa vetë ai, që ata kanë spiunuar dhe ia kanë shtuar në fakt ndëshkimin.

Ishte pra një sistem djallëzor me shumë mbivendosj­e, shumë dinakëri, hile, tinëzi, sikurse me shumë dhunë. Disa nga ata emra që shoh atje, në listën e dëshmitarë­ve kundër Maksi Velos, me profesion artistë, doemos e kanë bërë të nxitur dhe nga xhelozia e tyre, karakteri i dobët, inatet prej krijuesi, smira. Janë ca shkreti të shpirtit ku mbijnë veçse gjembaçët dhe në shpirtrat e këtyre dëshmitarë­ve të Maksi Velos, mesa duket, vetëm gjembaçë paskan mbirë. Por ja, diktatura e dhunës dhe e përçudnimi­t të natyrës njerëzore dhe poshtërimi­t të individit u përmbys... Vallë, a dolën rrënjët e saj? Unë them, jo! Kërkohet katarsisi i thellë, tërësor, i "pamëshirsh­ëm". Të gjithë, kush më pak e kush më shumë, kemi qenë pjesë e atij sistemi, e një faji thuajse kolektiv, si ai që pranonte bashkëpuni­min, si ai që entuziazmo­hej nga diktatura dhe diabolizmi i saj, ashtu dhe ai që heshtte, strukej, qepte gojën. Përjashtim­e fare të pakta, të disa dinjitarëv­e mund të bëhen, ku përfshihet dhe Maksi Velo. Por e keqja e gjithë kësaj që pritet të ngjasë ishte vonesa. Pse kaq vonë, pse?! Ka qenë e qëllimtë apo ka pasur shumë frikë nga klasa politike, e cila mund të fshihte këmbët e veta të përgjakura, jargët e veta dhe nuk lejoi hapjen e dosjeve, ndër të tjera edhe për të përdoruar militantët e vet të qarqeve të larta politike, deputetë, ministra, zëvendësmi­nistra, drejtorë, pushtetarë në forumet qendrore të shtetit, të cilëve fshehurazi u tundej dosja: Sus, qepe, se ta nxora! Dhe ky makiaveliz­ëm, ky pisllëk i ndyrë e ka zanafillën qysh me lidershipi­n e PD- së në krye të viteve ' 90 kur energjia, vullneti dhe shpresa jonë qenë aq të mëdha, me Sali Berishën të parin, i cili nuk mori asnjë hap për të bërë transparen­cën e shoqërisë, veçse luante me slogane retorike antikomuni­ste, i frynte kudo e kurdoherë urrejtjes dhe shpërdoroi shpresën e shqiptarëv­e. Ai nuk u bë dot një terapist, një mjek i shoqërisë së sëmurë. Pastaj vijnë liderët e PS, që ishin të interesuar të mbulonin kalbësirën e trashëgimi­së së tyre pasi kontingjen­ti më i madh i militantëv­e ishin pjesë e bizantiniz­mit dhe kolltukëve të atij pushteti, sigurisht duke përjashtua­r intelektua­lët e ndershëm, që s'qenë të pakët. Koha ka kaluar shumë tutje, uji heraklitia­n është tjetër "ujë" sot, gjithsesi, por treni s'na pret ne, duhet kapur pa na ikur për fare.

Unë jam me një hapje pa frikë të dosjeve. Do ketë habi, zhgënjime të mëdha për njerëz të ndryshëm, frikë, pagjumësi, do ndizen madje flakët e mërisë, por një menaxhim mbarë shoqëror do ta pastrojë më në fund qelbin e grumbullua­r në 50 vjet komunizëm dhe 30 vjet kinse demokraci. Dhe këtu më vjen në mendje metafora e Herkulit me Stallat e Avgjisë, mbetur shekuj pa pastruar. Sado i fuqishëm, as vetë heroi s'i pastronte dot. Atëherë futi në ato stalla lumin dhe lumi i mori të gjitha të pëgërat, jargët, bërllokun. Duhet, pra, ky "lum" social, human, intelektua­l, moral, që stallat e djeshme më në fund të pastrohen. U bën mirë fëmijëve tanë. U bën mirë institucio­neve. U bën mirë të gjithëve, ndoshta dhe atyre që kanë ngjyer gishtin në m... Ndofta edhe ata do të çlirohen nga një ankth i zgjatur dhe do t'u lindë detyrimi i kërkimit të faljes publike, qoftë dhe personale; lind domosdoja institucio­nale për pendesë...

U trondita fort nga ky dokument i thjeshtë dhe e shkrova gjithçka me një frymë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania