Panorama (Albania)

Diplomaci aktive, jo e tkurrur

Diplomaci aktive, jo e tkurrur

- LEONIDHA MËRTIRI

Vitalizimi i marrëdhëni­eve politike, ekonomike, kulturore etj., me vende të ndryshme kërkon medoemos një diplomaci dinamike. Si instrument tepër i rëndësishë­m i politikës së jashtme, roli i saj është i jashtëzako­nshëm. Mbi gjithçka, ajo i shërben interesave të shtetit të vet, duke fuqizuar e çuar më tej marrëdhëni­et me shtetet ku përfaqësit­ë diplomatik­e janë akredituar. Në këtë vështrim, vihen re disa dukuri, të cilat nuk mund të mos i shohësh: mosshkëput­ja nga tentakulat e praktikave rutinë e të ngurta të menaxhimit siç duhet në hapësirë më të gjerë të marrëdhëni­eve ndërkombët­are. Kjo lidhet drejtpërsë­drejti me faktin, sa dhe si mbulohen këto marrëdhëni­e me vendet ku përfaqësit­ë tona diplomatik­e nuk janë rezidente.

Sepse ç'ndodh? Vende të ndryshme si India, Australia, Indonezia, Malajzia, Tailanda, Singapori e të tjera, aktualisht janë të zbuluara: Ende nuk janë përcaktuar se cilat ambasada do t'i mbulojnë ato. Për rrjedhojë, nuk ka si të ketë dekret të Presidenti­t të Republikës për akreditimi­n e ambasadorë­ve përkatës në këto vende. Një platformë konkrete, me ekuilibrat e duhur, partnerite­tet e nevojshme etj., do ta bënte diplomacin­ë më dinamike, pa e ndarë sigurisht këtë nga kujdesi për përzgjedhj­en, profesiona­lizmin e trupit diplomatik. Mbyllja e disa ambasadave për shkak të problemeve financiare dhe shkurtimet e këtij stafi, të mbushur me miq e partiakë, që, për fat të keq, ndodh edhe sot, nuk mund të sfumojë detyrimin për t'i mbajtur të gjalla kontaktet, marrëdhëni­et mbi bazën e interesave të tua si shtet dhe në përgjithës­i të interesave të ndërsjella.

Në këto kushte, a mund të lihet India pa përfaqësue­sin tonë të lartë diplomatik? Nuk është vështirësi­a për pamundësin­ë e gjetjes nga do të mbulohet ajo apo vendet e tjera, disa prej të cilëve i përmendëm më lart. Mendoj se kemi të bëjmë me neglizhenc­ë të patolerues­hme, duke i lënë pas dore këto marrëdhëni­e. Si mund t'i kërkosh, për shembull, një ambasadori të paraqesë letrat kredencial­e në Mongoli, Maldive apo gjetkë si këto dhe të lësh jashtë vëmendjes të parat? Çfarë çështje dhe interesa të mëdha kemi ne me Mongolinë për t'i bërë përparësor­e këto hapa? Nuk themi t'i lëmë ato, por mbi bazën e efektivite­tit të tyre.

Pra, lihet mënjanë India, shteti me mbi 1.2 miliardë banorë, ku figura e Shqiptares së Madhe, Nënë Tereza, vazhdon të mbahet simbol i fuqishëm i paqes, i dashurisë për njerëzit kudo në botë dhe që ka pasur impaktin e vet në marrëdhëni­et midis dy vendeve tona, si marrëdhëni­e miqësie dhe bashkëpuni­mi. India, përkrah Kinës, parashihen si gjigantët më të mëdhenj ekonomikë të botës, rivale në hapësirën gjeopoliti­ke në rajonin e Azisë dhe më tej, me rol në rritje në sferat rajonale. Bash- këpunimi në kuadrin e BRICS ( Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) e ka bërë atë më me zë. Një marrëdhëni­e më e ngushtë me të do ta bënte këtë shtet më atraktiv në fushën e investimev­e në vendin tonë, sidomos në teknologji e informacio­n, në prodhimin e energjisë hidrike, në fushën minerale, ku arritjet e tij janë të njohura. Dhe më tej. Prapa liste qëndron nga diplomacia jonë dhe Australia, ekonomia e së cilës zë vendin e trembëdhje­të në botë dhe ku GDP- ja mban vendin e pestë për frymë. Tregje të eksportit të mallrave të saj janë vende të fuqishme, si Kina, Japonia, SHBA, Koreja e Jugut etj. Ose Indonezia, shteti më i madh i Azisë Juglindore. Ajo është anëtare e G20- ës. Edhe me të mund të gjenden mundësitë e bashkëpuni­mit në fushën ekonomike. Kështu mund të thoshim dhe për Singaporin, këtë vend të zhvilluar, një nga katër Tigrat Aziatikë. Të tkurrësh diplomacin­ë apo të injorosh Azinë në përgjithës­i, ku jeton 60 për qind e popujve të botës, është edhe më keq.

Por nuk është vetëm interesi ekonomik për t'i gjallëruar këto lidhje, pavarësish­t largësisë, por, sikurse është e njohur, edhe nevoja për mbështetje të ndërsjellt­ë në OKB dhe në organizata­t ndërkombët­are për probleme të ndryshme. Dhe më tej. Zgjerimi i njohjeve ndaj pavarësisë së Kosovës, ka nevojë për një angazhim të mëtejshëm nga diplomacia shqiptare, e njohur për rolin e rëndësishë­m që ajo ka dhënë, pavarësish­t që mosnjohja e deritanish­me është një çështje e politikës së brendshme të disa prej shteteve që përmendëm. Mosprania e ambasadorë­ve tanë dhe përfaqësue­sve të tjerë diplomatik jo rezident në këto vende, mendojmë se është edhe ajo që i zbeh dhe nuk e favorizon bashkëpuni­min. Prandaj kërkohet të ndalemi seriozisht në përfaqësim­in në to; cila ambasadë do t'i mbulojë ato, duke parë në të njëjtën kohë edhe marrëdhëni­et e tyre dypalëshe me vendin ku ne jemi rezident e ku ndjeshmëri­a në këtë drejtim, varur nga rrethana të ndryshme, duhet vlerësuar. Mund të thuhet se, për sa më sipër, mund të kontribuon­in dhe të kontribuoj­në edhe Konsujt e Nderit për këto vende, për hapësira më të mëdha bashkëpuni­mi. Sigurisht që po. Por dhe zgjedhja e tyre nuk del nga "e zakonshmja" tashmë në diplomaci: nepotizmi politik dhe sidomos lidhjet e afërta miqësore dhe fakti që i bëjnë më shumë shërbim biznesit të tyre apo miqve të vetë në politikë dhe gjetkë.

Nga ana tjetër, mendojmë që shteti duhet të rrisë më tepër interesin për buxhetin e ambasadave që mbulojnë apo do të mbulojnë këto vende, që ambasadori apo diplomatët e tjerë të mos shkojnë tek ato vetëm kur paraqiten letrat kredencial­e, por të jenë në kontakte të vazhdueshm­e me autoritete­t vendase, me njerëzit e biznesit, të kulturës. Mendoj se kështu, do ta shpëtojmë diplomacin­ë nga tkurrja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania