Panorama (Albania)

Ka dritë në fund të tunelit

-

RAJMONDA SHUNDI DERVISHI

Kemi kohë që jemi përballur me fenomenin e firmave apo mitingashë­ve urdhëruar nga punëdhënës­i. Direktiva të thëna nën zë, pa protokoll, por shumë herë më të rrezikshme. Aty dënimi merret që të nesërmen, pa u pasur aspak qetësia e mbledhjes së radhës. Direkt, pa një pa dy: "Je i pushuar!". Nuk ishe në mitingun që u organizua në orën x , më thanë se mungoje, nuk të kishin parë. Shoqëri e tredhur, njerëz të frustruar. Frikë dhe sy që nuk dinë se ku të fshihen nga përballja me viktimën e tyre "MIK" të radhës, apo eprorin arrogant. Shok, miq që nuk ekzistojnë, familje teksa fëmijët shohin shembuj prindërimi pa shtyllë kurrizore. Çfarë ka më keq se kjo shoqëri që flluskon grahma paniku, xhelozie apo komplotimi?!

Të jesh mendjehapu­r është proces i gjatë, ku ti investon në vite për të korrur atë çka befas e sheh se e posedon. Ndërkohë që Shqipëria jonë ka kaluar nga një sistem në një tjetër, me shumë alternativ­a dhune qeverisëse. Egërsia dhe arroganca kalon si gurët e dominosë në lojën e dualizmit se cilën alternativ­ë të vërë prioritare, atë mbijetuese, apo dinjitetin e fshehur në një cep, diku. Kjo po ndodh rëndomtë në të gjitha institucio­net tona, përfshirë edhe Teatrin. A janë emranumra ato firmëtarë, apo thjesht nevojtarë që duan t'u çojnë fëmijëve bukën e përditshme? Dhe sa shumë janë!

Ata janë të goditurit. Ata që për atë vend pune kushedi sa akrobaci kanë bërë për ta shijuar finalen e lumtur. E për ta mbajtur, u dashka po kaq ekuilibër njerëzor. Janë pikërisht këta, ata që mbajnë në këmbë gjithë me- kanizmin buxhetor dhe jo vetëm. Janë po këta që mbajnë gjithë sistemet tona jetike, spitalet, shkollat, industritë, ligjvënësi­t, burokratët, e deri te drejtuesit e shkallëve të ndryshme. Si të mos jemi pa nerv pas gjithë kësaj katrahure emotive. Pra, pas asaj letre firmëtarës­h, ka shumë shantazhe të dukshme ku krimineli i vërtetë, pra, urdhëruesi, di vetëm të fshehë sytë apo të bëjë plane për zgjidhjet e radhës. Të jesh komb është tjetër gjë, të jesh milet dhe turmë që flet të njëjtën gjuhë është tjetër gjë, por të jesh popull është një gjë që, për fatkeqësin­ë tonë, akoma nuk e kemi. Duke iu referuar historisë së kombit shqiptar, është e kuptueshme pse nuk jemi të tillë. Duhet të kalojmë shumë breza civilizimi dhe qytetërimi që të mund të bëhemi popull, i cili do të marrë përgjegjës­itë e veta për atë çka atij i takon. Durim o njerëz! Në fund të tunelit ka ende dritë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania