Panorama (Albania)

Pëllumbi e Majko kujtojnë vitet me Luan Hajdaragën, Zeneli: Keqardhje që Qeveria s’përfitoi nga mençuria e tij

“Fëmijëve u la një pasuri të madhe. U la emrin e nderuar dhe një apartament ku banonte prej 53 vitesh! Kaq flet shumë!”

- BASHKIM ZENELI

LAMTUMIRA PER ISH- THEMELUESI­N E PS: META: ISHTE MENDJEHAPU­R. BERISHA: ZERI I MODERUAR I SE MAJTES

Miku më i afërt i Luan Hajdaragës, ambasadori Bashkim Zeneli, i cili mbajti dhe fjalën përkujtimo­re në varrezat e Tufinës, vlerëson profesorin, ish- ministrin e Jashtëm dhe ish- nënkryetar­in e Partisë Socialiste kur ajo ishte në opozitë. Ambasador Zeneli sjell në vëmendje marrëdhëni­en e tyre miqësore, familjare, politike në 30 vitet e fundit në Partinë Socialiste. Ai vlerëson familjen dhe fëmijët e Luan Hajdaragës, të cilëve, siç thotë ai, u la si trashëgimi emrin e mirë të njohur kudo, por jo pasuri materiale. Nuk mungojnë në këtë ditë të dhimbshme për humbjen e mikut të tij të ngushtë dhe kritikat ndaj politikës. Sipas ambasadori­t Zeneli, qeverisja e sotme nuk diti të përfitojë nga mençuria, përvoja e Luan Hajdaragës, ndërsa këtë përfitim arritën ta marrin studentët e Universite­tit Ndërkombët­ar të Strugës, “ku ai rropatej 4 here në muaj për të shkuar për të dhënë mësim”. Ambasador Zeneli shprehet se priste më shumë qeveritarë dhe politikanë të Partisë Socialiste në këto homazhe nderimi për të vlerësuar njeriun që kishte dhënë shumë për këtë parti në momente të një konflikti të acaruar politik. Por nuk mungojnë në fjalën e tij të ndjerë dhe kritikat për politikën zyrtare të Kosovës. Ambasador Zeneli pasi sjell në vëmendje vlerësimet që Luan Hajdaraga ka marrë nga Sekretarja amerikane e Shtetit Allbright, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Solanna, apo gjenerali i forcave amerikane Wesley Clark, për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë viteve të luftës në Kosovë, shprehet se ai nuk ka marrë asnjë nderim dhe vlerësim nga politika zyrtare e Prishtinës.

Dje, me shumë dhimbje, i dhashë lamtumirën e fundit Luan Hajdaragës, mikut, shokut e vëllait tim prej mbi katër dekadash.

Dhe e paskam shumë të vështirë të shkruaj këto rreshta. E kisha dje edhe më të vështirë kur fola dy fjalë para se të hidhnim një grusht dhe!

Luani ishte një nga figurat më të shquara të politikës shqiptare në këto 30 vitet e fundit. Një figurë nga më moderuarat dhe të ekuilibrua­rat. Por ishte një figurë brilante e Partisë Socialiste, që nga themelimi i saj; një emër me personalit­et e me kulturë. Një figurë si pakkush për atëherë, por si pakkush edhe për sot, për politikën shqiptare.

Ishim përherë bashkë; nuk do të kalonte as edhe një ditë që të mos rrinim për një kafe te Karlsbergu. Ishim sigurisht, edhe të “ngeshëm”, sepse ishim, edhe të papunë. Por nuk i trokitëm kujt, asnjëherë.

Isha në Gjermani kur më njoftuan për goditjen cerebrale që pësoi, dhe të nesërmen bashkë me Engjëllush­en u kthyem në Shqipëri. U gëzuam që e gjetëm me jetë e që komunikoni­m. Flisnim çdo ditë edhe me Elsën, edhe me fëmijët, Luelën dhe Ervinin, në Ankara. Edhe me Luanin, ashtu, me vështirësi. Gëzoheshim se e hodhi! Sa shumë dhe me sa shumë dashuri e përkushtim i shërbeu Elsa e mrekullues­hme e fisnike, Luela dhe Ervini të palodhur, këta fëmijë të edukuar, të shkëlqyer, në Tiranë dhe në Ankara. Lum ata për emrin e ndritur që u la babai i mirë... U la një pasuri të madhe. U la emrin e nderuar, të kudonjohur… dhe u la… edhe një apartament ku banonte prej 53 vitesh! Kaq mjafton! Kaq flet shumë!

Luani u përcoll dje. Jeta ka ligjet e veta, por një “ligj e ka të keq”: Nuk njeh radhë! E mori para kohe, nesër, më dy gusht do të festonte 70- vjetorin…

Dje u nderua me lamtumirën e fundit, nga mijëra vetë, por në atë lamtumirë do të doja të shihja edhe më shumë zyrtarë e politikanë, të qeverisë socialiste, para së gjithash. Thjesht për ta nderuar! Sepse Luani luftoi e punoi shumë në atë parti. Luani luftoi shumë për reformimin dhe emancipimi­n e partisë, të shoqërisë, të Kuvendit, të politikës, disa herë edhe me kosto jo te vogla…

Nuk ishte thjesht zv/ kryetari i PS- së, ministri i Mbrojtjes, e zëvendësmi­nistri i Jashtëm, deputet dhe përfaqësue­s i Shqipërisë në organizma e forume ndërkombët­are.

Brenda tyre do të gjeje politikani­n modern, europianis­t, liberal, përherë me frymë të përparuar, përherë mjeshtër të dialogut politik; i emancipuar e me dije encikloped­ike, profesor ndër më të shquarit në fushën e edukimit e arsimit. Do të gjeje gjithmonë njeriun e librit, të shoqërisë së gjerë, të humorit dhe të respektimi­t të zakoneve dhe traditave.

Luanit i takon një meritë e jashtëzako­nshme, që në fillim të viteve ‘ 90, e më tej, por sidomos në vitet 1998- 2000, në çështjen e Kosovës, për lirinë e saj.

Kam lexuar shume kujtime, që nga Allbright, Sharping, Solanna, Wesley Clark e të tjerë me vlerësime të larta për Luanin, për mbresat dhe qartësinë politike në bisedat me ton, gjatë atyre viteve të luftës në Kosovë.

Ka shkruar mrekullish­t për Luanin, gjenerali i famshëm gjerman, gjenerali me 4 yje dhe profesori Klaus Reinhardt, komandant i KFOR- it në Kosovë, në librin e tij për ato vite. Kjo nuk duhet harruar asnjëherë se ishin vite të vështira për kombin.

Nuk duhet ta harrojnë këtë as politikanë­t në Kosovë, të paktën ata me të cilët me Luanin jemi takuar e kemi biseduar që në fillim të viteve ‘ 90 në Shqipëri, por edhe në kryeqytete të Europës. Gjithnjë për lirinë e Kosovës. Por edhe në kancelarit­ë perëndimor­e. Dhe është më shumë se turp kur kjo harrohet. Luan Hajdaraga nuk u thirr një herë në Prishtinë për t’i bërë një nderim.

Sa keq edhe për qeverisjen e sotme, qe nuk diti të përfitojë nga mençuria dhe “flokët e bardha” të profesor Hajdaragës, pavarësish­t se dje kishin mbushur mediat sociale! Se Luani nuk ishte si shumëkush: ishte Luan Hajdaraga i PS- së, me mendjen plot, i nderuar dhe i respektuar kudo, nga të majtë e të djathtë; ishte model për politikën dhe i duhej politikës. Në fakt, përfituan studentët e Universite­tit të Strugës, ku ai rropatej 4 herë në muaj për të shkuar për të dhënë mësim.

Më erdhi shumë mirë edhe për deklaratën dinjitoze të PD- së. Kështu duhet, kështu duhet të ecim. Ishte thënë shumë mirë ajo që duhet thënë për një kundërshta­r politik.

Faleminder­it shumë Ali Ahmeti, i thashë dje në varreza këtij politikani të shquar të Maqedonisë, këtij burri trim e fisnik, që erdhi për t’i dhënë lamtumirën, edhe në Kuvend edhe në banesën e fundit. “Po si të mos vija mor miku im! Po sa kemi punuar bashkë me Luanin e me ty për lirinë e Kosovës, qysh moti…”- m’u përgjigj.

Faleminder­it Gramoz Ruçit, mikut tonë të përbashkët që nga themelimi i PS- së! Ai bëri shumë për Luanin kur u sëmur; bëri shumë edhe dje, kur bashkë biseduam në zyrën e tij, për t’i dhënë lamtumirën më dinjitoze Luanit!

Lamtumirë mik i shtrenjtë dhe i vyer! Do më mungosh shumë!

Titulli origjinal i autorit: Luan Hajdaraga, figura brilante e politikës

Sa keq edhe për qeverisjen e sotme, qe nuk diti të përfitojë nga mençuria dhe “flokët e bardha” të profesor Hajdaragës, pavarësish­t se dje kishin mbushur mediat sociale! Se Luani nuk ishte si shumëkush: Ishte Luan Hajdaraga i PS- së, me mendjen plot, i nderuar dhe i respektuar kudo, nga të majtë e të djathtë; ishte model për politikën dhe i duhej politikës. Në fakt, përfituan studentët e Universite­tit të Strugës, ku ai rropatej 4 herë në muaj për të shkuar për të dhënë mësim.

 ??  ?? PANDELI MAJKO DHE LUAN HAJDARAGA ( MAJTAS) BASHKIM ZENELI
PANDELI MAJKO DHE LUAN HAJDARAGA ( MAJTAS) BASHKIM ZENELI
 ??  ??
 ??  ?? RUÇI, DJE GJATE HOMAZHEVE NE AMBIENTET E KUVENDIT
RUÇI, DJE GJATE HOMAZHEVE NE AMBIENTET E KUVENDIT
 ??  ?? Ambasadori Bashkim Zeneli
Ambasadori Bashkim Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania