Panorama (Albania)

RRUGËT ME KONCESION

-

• RRUGA THUMANË- KASHAR

225,821,553 euro llogaritet kostoja për ndërtimin e rrugës Thumanë- Kashar, e gjatë 20,8 km. Rruga e re do të nisë nga Thumana, 150 metra në brendësi të autostradë­s ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë- Krujës. Tenderi për ndërtimin e rrugës është fituar nga kompania "Gener 2"

• RRUGA E ARBRIT

254 milionë euro llogaritet kostoja për ndërtimin e rrugës së Arbrit, në gjatësinë e 50 kilometrav­e rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit. Tenderi është fituar nga kompania "Gjoka Konstruksi­on", e cila ka nisur punimet.

• RRUGA MILOT- BALLDREM

161,500,000 euro llogaritet për ndërtimin dhe mirëmbajtj­en e rrugës Milot- Balldrem. Kohëzgjatj­a e kontratës është 13 vjet. Ndërtimi i rrugës shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldrem ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës. Ministria e Infrastruk­turës ka shpallur dje tenderin.

• RRUGA ORIKUM- DUKAT

50,575,020 euro është parashikua­r kostoja e projektit për ndërtimin e rrugës Orikum- Dukat, në bazë të studimit të fizibilite­tit. Ndërtimi i rrugës fillon në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat ( Ura e Shën Elizës). Ministria e Infrastruk­turës ka shpallur dje tenderin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania