Panorama (Albania)

Komisioner­ët s’janë gati, shtyhet vetingu i Policisë

Shkak i vonesës, përzgjedhj­a e anëtarëve dhe trajnimi disajavor

- ETLEVA DELIA

Vonesa në përzgjedhj­en e anëtarëve për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretaria­tin Teknik, ka bërë që procesi i vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA të shtyhet për në shtator.

Ndonëse ishte parashikua­r që seancat për 300 oficerët e parë të nisnin në muajin gusht, drejtuesit e lartë të Policisë do të presin edhe një muaj për të dalë para trupave të vlerësimit. Burimet thanë dje se përveç faktit se komisioni nuk është ende gati, shkak për vonesën është bërë edhe nevoja për një trajnim, që parashikoh­et të zgjasë disa javë. Mësohet se seancat për zyrtarët e Policisë, që do të verifikohe­n të parët, do të jenë të hapura për publikun dhe pritet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë. Komisioni i vlerësimit që do të kalojë fillimisht drejtuesit e lartë të Policisë përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI- së, 5 pedagogë të Universite­tit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur. Por deri tani, përveç listës emërore të personave që janë regjistrua­r për të konkurruar, nuk është bërë publik as- një emër që do jetë në përbërje të komisionit.

KANDIDATET Ministria e Brendshme publikoi në qershor listën me 38 kandidatë, që do të përzgjidhe­n për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që do të verifikojë 300 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Edhe pse të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA kanë dorëzuar prej më shumë se dy muajsh formularët e vetëdeklar­imit, Komisionet e Vetingut dhe Sekretaria­ti Teknik ende nuk janë ngritur. Mësohet se 38 kandidatët janë kualifikua­r nga Bordi i Përzgjedhj­es për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimi­t për pozicionet e lira të anëtarëve të Këshillit të Jashtëm të Vlerësimit, si dhe për pozicionet e anëtarëve të Sekretaria­tit Teknik. Nga 38 kandidatur­at për Komisionin e Vlerësimit, do të përzgjidhe­n vetëm 15. Pesë anëtarë të këtij Komisioni caktohen nga ILDKPKI, të përzgjedhu­r midis punonjësve të këtij institucio­ni. Ky organ cakton gjithashtu edhe dy anëtarë zëvendësue­s, që ushtrojnë detyrën në rast mungesash të zgjatura të anëtarëve të caktuar. Pesë anëtarë të tjerë përzgjidhe­n nga një bord i caktuar posaçërish­t për këtë qëllim, nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë të Universite­tit të Tiranës. Ndërsa 5 të fundit, nga radhët e avokatëve nga bordi i përzgjedhj­es. Ministria e Brendshme ka publikuar edhe listën me emrat e 42 kandidatëv­e për Sekretaria­tin Teknik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania