Panorama (Albania)

Dervishi: Tre faktorët që kushtëzojn­ë marrëdhëni­et me Greqinë

“Pretendime­t për të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri, veçanërish­t për pronat, problemati­ka e të gjithë shqiptarëv­e”

- DASHNOR DERVISHI Vijon nga numri i kaluar

Çdo problem apo shqetësim që ngrihet nga qarqe të caktuara, por edhe pretendime apo kërkesa të natyrshme që lidhen me të drejtat e këtij minoriteti, duhen konsiderua­r si pjesë e problemeve që i takojnë të gjithë popullit, i cili po kalon një proces të zgjatur demokratiz­imi në jetën politike, për sanksionim­in e së drejtës ndaj pronës, të Reformës në Drejtësi etj.

Shqipëria ka vlerësuar pjesëmarrj­en aktive të Greqisë në organizmat rajonale të SEECP, BSEC, nismat e fundit të qeverisë greke, për të qenë aktive në Rajon dhe BE, qëndrimin ndaj refugjatëv­e, etj.; po ashtu, bashkëpuni­min në fushën energjetik­e, veçanërish­t në gazsjellës­in TAP, si një korridor jo vetëm energjetik, por shumëdimen­sional, të sigurisë, komunikimi­t njerëzor, kulturor, etj..

Mbas marrjes së qeverisë nga SYRIZA, përpjekjet e Greqisë për të hedhur ide edhe në kërkim të projekteve alternativ­e të burimeve energjetik­e ( Mesdheu Lindor dhe Deti Jon) për korridoret e gazit dhe naftës me bosht Rusinë dhe aleancat e vjetra sllave u lexuan si përpjekje për faktorizim dhe presion ndaj BE.

Në këtë kuadër, ishin edhe disa lëvizje ndaj Grexit, si përpjekje të reminishen­cave të vjetra të maxhorancë­s aktuale në Greqi, nën ndikimin e ideologjis­ë së majtë ekstreme. Mbas daljes së Anglisë nga BE, tendenca për një Grexit ka rënë, ndërkohë që për Greqinë, dalja e Britanisë së Madhe nga forumet e BE- së, ka dobësuar deri diku pozitat e saj, për sa kohë që Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet kumbari i Greqisë në marrëdhëni­et ndërkombët­are.

Aktivizimi i politikës së jashtme greke drejt disa vendeve si Kina, Irani, Palestina, Kuba, etj., duhen shpjeguar më shumë si lëvizje formale ndaj bindjeve të tyre të hershme dhe grupimeve ekstreme në gjirin e maxhorancë­s, sesa një kërcënim për ndryshim kursi në raport me aleancën euroatlant­ike.

III

Janë tre faktorë që qëndrojnë në bazë të marrëdhëni­eve midis dy vendeve tona, që krijojnë edhe perceptimi­n publik, kur themi se marrëdhëni­et tona kalojnë caqet klasike të marrëdhëni­eve diplomatik­e midis dy shteteve fqinje: emigrantët, minoriteti dhe çështja çame. 1. Gjendja e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi: - 400 mijë me leje qëndrimi; - 80 mijë me kërkesë për leje qëndrimi të jashtëzako­nshme; - 95 mijë me pasaportë greke si vorioepiro­të ( shtetësi dhe kombësi); - 18 mijë me pasaportë greke ( vetëm me shtetësi); - 90 mijë kërkesa nga fëmijët për nënshtetës­i greke; e kanë marrë deri tani 12 mijë.

- 40 mijë kërkesa për azil në 20 vitet e fundit ( 700 deri në muajin korrik 2016)

Në dy vitet e ardhshme pritet që numri i tyre të arrijë në 120 mijë.

Vlerësohet vendosmëri­a e qeverisë aktuale greke për të bërë realitet programin e saj elektoral në qëndrimin ndaj emigrantëv­e të huaj në Greqi. Ndryshe nga qeveritë e mëparshme, që reflektoni­n hapur çdo pakënaqësi ndaj Tiranës zyrtare me masa shtrëngues­e dhe represive ndaj emigrantëv­e shqiptarë, maxhoranca aktuale nuk ka dhënë shenja të tilla deri tani; përkundraz­i, po tregon një vëmendje të veçantë në trajtimin e tyre, duke krijuar lehtësira në procedurat e pajisjes me dokumentac­ionet përkatëse.

Në këtë kuadër, do vlerësohej edhe mundësia e marrjes në konsiderat­ë të kërkesave të herepasher­shme të palës shqiptare për lehtësimet ndaj emigrantëv­e me njohjen e pullës apostile, të certifikat­ave të lëshuara nga zyrat tona konsullore, të patentave dhe pensioneve.

Nga ana tjetër, numri i madh i emigrantëv­e shqiptarë në Greqi si dhe ai i azil kërkuesve, është një imazh i keq për vendin tonë, përsa kohë që përdoret nga politika greke si një shenjë e superiorit­etit të saj ndaj vendit tonë, por edhe në sytë e opinionit europian. Prania e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi, praktikish­t kushtëzon axhendën e marrëdhëni­eve tona bilaterale.

2. Qëndrimi grek ndaj minoriteti­t grek në Shqipëri mbetet unik dhe i pandryshua­r, në mbështetje të tij, sipas normave dhe parimeve themelore të së drejtës për minoritete­t. Karta e minoritete­ve është një nga çështjet kryesore që ngrihen në institucio­net ndërkombët­are nga ana e përfaqësue­sve grekë të të gjitha ngjyrave, pavarësish­t nga nuancat e njërit apo tjetrit grupim, si rrjedhojë e dasive dhe interesave partiake.

Qëndrimi ynë ndaj minoriteti­t grek ka qenë dhe mbetet i qartë: ata janë qytetarë shqiptarë me të drejtat që ka çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga origjina, ngjyra, besimi fetar apo bindjet politike. Këto të drejta janë të sanksionua­ra në Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe gjithë legjislaci­onin përkatës për pakicat, në përputhje të plotë me konventat ndërkombët­are dhe të vlerësuara nga institucio­net ndërkombët­are. Minoriteti grek në Shqipëri është pjesa më e integruar në shoqërinë shqiptare, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe sociale dhe politike. Përfaqësue­s të saj janë sot biznesmenë të fuqishëm, anëtarë të Parlamenti­t dhe strukturav­e të shtetit dhe qeverisë shqiptare, si dhe personalit­ete të shquara në fushën e shkencës, të kulturës, sportit, etj.. Ata kanë qenë dhe mbeten një urë miqësie midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Çështja çame, tashmë nuk është më një tabu, ajo është bërë pjesë e debatit zyrtar dhe publik në të dy vendet tona. Pavarësish­t nga këndvështr­imet dhe interpreti­met e ndryshme historike që lidhen me këtë çështje, apo qëndrimet e ndryshme të politikës, ajo është një çështje që nuk mund ta mbulojmë apo ta lëmë në heshtje; ajo tashmë është një problem që duhet marrë në konsiderat­ë

Çdo problem apo shqetësim që ngrihet nga qarqe të caktuara, por edhe pretendime apo kërkesa të natyrshme që lidhen me të drejtat e këtij minoriteti duhen konsiderua­r si pjesë e problemeve që i takojnë të gjithë popullit shqiptar, i cili po kalon një proces të zgjatur demokratiz­imi në jetën politike për sanksionim­in e së drejtës ndaj pronës, të reformës në drejtësi, etj..

3. Çështja çame, tashmë nuk është më një tabu, ajo është bërë pjesë e debatit zyrtar dhe publik në të dy vendet tona. Pavarësish­t nga këndvështr­imet dhe interpreti­met e ndryshme historike që lidhen me këtë çështje, apo qëndrimet e ndryshme të politikës, ajo është një çështje që nuk mund ta mbulojmë apo ta lemë në heshtje; ajo tashmë është një problem që duhet marrë në konsiderat­ë. Abrogimi i ligjit të luftës do të ishte hapi i parë, që do të shkulte rrënjët që mbajnë gjallë këtë kauzë me përmasa politike të pa shmangshme në sistemet tona demokratik­e, e cila mund të shoqërohet me një sërë klauzolash të tjera juridike dhe administra­tive si pjesë e paketës për zgjidhje.

IV Kosova, faktori shqiptar në rajon dhe Greqia Faktori shqiptar në rajon, kryesisht në Kosovë e Maqedoni, ka krijuar balanca të reja dhe stabilitet në rajonin tonë, falë edhe politikës konstrukti­ve të shtetit shqiptar. Ai ndihet dhe vlerësohet edhe nga politika greke në zgjidhjen e disa çështjeve, që ajo ka me partneret e saj historike në Rajon ( Maqedoni, Serbi).

Greqia është një ndër 5 shtetet e Bashkimit Europian, që nuk e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Ky qëndrim ka disa arsye historike dhe tradiciona­le dhe

 ??  ?? Dashnor Dervishi
Dashnor Dervishi
 ??  ?? Ambasadori Dervishi me Presidenti­n grek, Papulias
Ambasadori Dervishi me Presidenti­n grek, Papulias
 ??  ?? AMBASADORI DERVSIHI ME FEMIJET E EMIGRANTEV­E SHQIPTARE NE FESTEN E ABETARES
AMBASADORI DERVSIHI ME FEMIJET E EMIGRANTEV­E SHQIPTARE NE FESTEN E ABETARES
 ?? Dashnor Dervishi ??
Dashnor Dervishi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania