Panorama (Albania)

Ahmetaj i përgjigjet Metës: S’ka ulje taksash për lojërat e fatit

Financat: Je keqkuptuar, vetëm unifikojmë sistemin fiskal

- DORINA AZO

Ndryshimet e ligjit për tatimin e lojërave të fatit kanë sjellë debate mes qeverisë dhe Presidencë­s. Një ditë pasi Presidenti Meta ktheu për rivotim në Kuvend ligjin për të ardhurat, ku kundërshto­nte nenin 6 për taksimin e lojërave të fatit, dje reagoi Ministria e Financave.

Presidenti shprehej se nga ndryshimet biznesi i lojërave të fatit përfiton ulje të barrës fiskale. Ministria e Financave shpjegon se ndryshimet e ligjit nuk ulin taksat për lojërat e fatit, por unifikojnë taksimin, duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare e përjashtua­r nga ligji i vjetër, ku tatimi ishte 10 për qind. MINISTRIA E FINANCAVE

Ministria e financave ka sqaruar se lojërat e fatit tatohen 15 për qind mbi të ardhurat bruto, ku, sipas ligjit të ndryshuar në 2015- n, ato përkufizoj­në fitimin dhe shumën që u shpërndahe­t lojtarëve. “Nuk ka asnjë ndryshim në ligjin ‘ Për lojërat e fatit’ dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojërat e fatit, përkundraz­i ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Kuadri rregullato­r dhe fiskal i lojërave të fatit është vendosur dhe standardiz­uar në vitin 2015 me Ligjin 155/ 2015 ‘ Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë’, i cili përcakton konceptet, përkufizim­in dhe mënyrën se si tatohen të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Neni 52/ 2 i këtij ligji përcakton shprehimis­ht se të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind mbi të ardhurat bruto. Në ligjin e sipërcitua­r, Neni 4, pika 40, përcaktohe­t qartësisht baza e tatueshme, që është e ardhura bruto nga loja. ‘ Të ardhurat bruto nga loja’ është shuma e mbetur organizato­rit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Është ky sistem fiskal dhe rregullato­r, të cilin Presidenti në argumentet e tij e cilëson si ‘ regjim fiskal dhe rregullato­r të rreptë, që synon shtimin e barrës fiskale, me qëllim dekurajimi­n e këtij aktiviteti’. Dhe është pikërisht ky sistem fiskal, të cilin synon të unifikojë ndryshimi i miratuar nga Par- lamenti dhe i kthyer nga Presidenti”, thuhet në reagim nga Ministria e Financave. Financat sqarojnë se arsyeja e ndryshimit të ligjit, është unifikimi i taksave për lojërat e fatit, duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare e përjashtua­r nga ligji i vjetër. “Ndryshimi i propozuar, jo vetëm që nuk bie ndesh me rregullimi­n e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullimi­n, duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal. Pra, nuk ka asgjë të re, përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojërat e fatit. Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra, parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshë­m për të gjithë”, përfundon sqarimin Ministria e Financave.

 ??  ?? Meta dhe Ahmetaj
Meta dhe Ahmetaj
 ??  ?? Ministri Ahmetaj
Ministri Ahmetaj
 ?? Presidenti Meta ??
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania