Panorama (Albania)

Guvernator­i: Ndërhyrjet për euron në treg do vazhdojnë

Rënia e euros “ngrin” rritjen e pagave, Sejko: Efekti në të ardhurat

-

Në këto kushte, sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit në 1 për qind. Guvernator­i Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të vazhdojë planin e ndërhyrjes në treg, pra, të blerjes së euros. “Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistrua­r në muajt prill- maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionim­in e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, analizat tona sugjerojnë se raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancua­r, pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale dhe se mbiçmimi i shpejtë dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacioni­t në objektiv në afatin e mesëm. Duke gjykuar mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatsh­ëm. Edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës ne vendosëm ta vazhdojmë këtë program pasi jemi në sezon dhe jemi nën ndikimin sezonal. Ne po monitorojm­ë tregun dhe do të shikojmë si do të vijojë”, u shpreh Sejko. Guvernator­i u shpreh se ekonomia shqiptare vijoi të ndjekë një trend pozitiv zhvillimi në gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2018. “Ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.45% në tremujorin e parë, dhe të dhënat e tërthorta flasin për ritme pozitive rritjeje edhe në tremujorin e dytë. Përshpejti­mi i ritmit të rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit pasqyroi rritjen e shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike, në përgjigje të kushteve të mira hidrike. Në terma më afatgjatë, zgjerimi i aktiviteti­t ekonomik u bazua te

PËR QIND

do të vazhdojë të jetë norma bazë e interesit. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, e cila u ul për shkak të rënies së euros

PËR QIND

ishte rritja ekonomike në tremujorin e parë. Guvernator­i u shpreh se të dhënat tregojnë për ritme pozitive rritjeje të ekonomisë edhe në tremujorin e dytë rritja e konsumit dhe e investimev­e private, ndërkohë që deficiti i shkëmbimev­e tregtare me jashtë u rrit dhe politika fiskale vijoi të mbetet në kahun konsolidue­s. Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se këto tendenca zhvillimi janë mbartur edhe në tremujorin e dytë. Pritjet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Megjithatë, materializ­imi i tyre kërkon ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare, ndërsa balanca e rreziqeve mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm. Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë regjistroi vlerën 2.2%, duke ardhur në rritje nga norma mesatare prej 1.9% e tremujorit të parë”, u shpreh Sejko. PAGAT I pyetur për efektet në inflacion dhe konsum të vendimit të qeverisë për ngrirjen e fondit të pagave, Guvernator­i Sejko u shpreh se zhvlerësim­i i euros ndikoi edhe në uljen e të ardhurave. “Disa lëvizje janë të diktuara në varësi të ecurisë. Mbiçmimi i kursit të këmbimit sigurisht që ka pasur efekt në të ardhurat. Ndoshta dhe ngrirja e fondit të pagave ka ardhur si rezultat i këtij faktori. Disa lëvizje në raport me buxhetin janë të imponuara. Mbiçmimi i kursit të këmbimit ka disa vite që ka filluar, por sikurse kemi deklaruar, mbiçmimi i muajve të fundit ka qenë më i shpejtë si pasojë e disa pritshmëri­ve në tregun e brendshëm valutor si: kredia e BERZH- it për një kompani publike shqiptare, konvertimi i kapitalit të disa bankave, ndikimi i sezonit turistik dhe faktorë të tjerë. Kjo ka bërë që ashtu si Banka e Shqipërisë të ndërmarrë programim e ndërhyrjev­e në tregun e brendshëm valutor dhe lehtësimin e mëtejshëm të politikës tonë monetare, edhe qeveria nga krahu i saj të ndryshojë buxhetin duke reflektuar pasojat e mbiçmimit të kursit të këmbimit”, u shpreh Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania