Panorama (Albania)

Investime te zona e ‘ Doganës’, Veliaj: Minoranca të na bashkohet për Tiranën

-

Pas legalizimi­t të ndërtimeve informale, Bashkia e Tiranës po vijon punën për urbanizimi­n e këtyre zonave, duke u krijuar banorëve kushte më të mira jetese. Kjo është deklarata e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj nga blloku i banimit te “Dogana”, ku janë rehabilitu­ar 35 segmente rrugore, duke përfshirë ndërtimin e infrastruk­turës nëntokësor­e dhe shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellës­kanalizime­ve. “Njësia 7 është njësi specifike, ka një pjesë shumë të madhe të asaj që ne e quajmë një kore urbane e pjesës së vjetër të Tiranës, ndërkohë është edhe pjesa e re, kryesisht me njerëz të ardhur nga veriu dhe jugu i Shqipërisë, të cilët gjithashtu meritojnë që pas 27 viteve të trajtohen njësoj si gjithë qytetarët e tjerë Tiranës. Do të thotë legalizim nga qeveria qendrore dhe urbanizim nga bashkia. Tani që kemi urbanizim, investojmë me risitë më të fundit; pra, me ndriçim Led dhe duke e bërë ujësjellës­in nga e para”. Në vizitën e tij në Laprakë, i shoqëruar nga kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Ve- liaj theksoi se ka ardhur koha që edhe ata që kishin në dorë të bënin diçka për Tiranën dhe nuk e bënë, të bashkëpuno­jnë përtej bindjeve politike, për vendime të rëndësishm­e për qytetin. “Unë e kuptoj se jo të gjithë punojmë me të njëjtën dëshirë dhe dashuri për qytetin. Ka disa, të cilëve nuk u vjen mirë pse qytetit po i shkojnë punët mbarë, megjithatë them se është mirë edhe për ata. Edhe ata që e kishin në dorë dhe mund ta kishin ndryshuar Tiranën, por humbën një shans për ta bërë, do të duhet që tani të bashkëpuno­jmë të gjithë, përtej së majtës dhe të djathtës, për vendime të rëndë- sishme për qytetin”. Në vitin e fundit të mandatit të tij, kreu i bashkisë tha se do të jetë në terren, duke çuar in- vestimet edhe në zonat rurale të Tiranës, i bindur për ta bërë qytetin më dinjitoz nga ç’e gjeti tre vite më parë.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve te “Dogana”
Kryebashki­aku Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve te “Dogana”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania