Panorama (Albania)

Rikonstruk­tohet Dispanseri­a, Manastirli­u: U shërben 40 mijë pacientëve

-

Klinika e specializu­ar për sëmundjet e mushkërive në Tiranë ku trajtohen pacientë nga i gjithë vendi ka nisur rikonstruk­timin. Ministrja e Shëndetësi­së dhe e Mbrojtjes Sociale ishte një ditë më parë atje për të ndjekur nga afër punimet dhe lajmëroi investime në plot 16 qendra të reja shëndetëso­re në Tiranë dhe në total rreth 80 të tilla në të gjithë vendin. “Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimi­n e 80 qendrave shëndetëso­re është ndër më të rëndësishm­it që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi te Dispanseri­a, e cila do të rindërtohe­t dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializu­ar në këtë qendër”, nënvizoi ministrja, duke deklaruar se vetëm investimi te Dispanseri­a ka një kosto rreth 60 milionë, që përfshin punime jo vetëm në infrastruk­turë, por dhe një pajisje bio- mjekësore të teknologji­së së lartë.

Fluksi që përballon klinika për sëmundjet e mushkërive është shumë i lartë e për këtë arsye rikonstruk­sioni i saj ka qenë domosdoshm­ëri. Deri në përfundimi­n e punimeve, qytetarët duhet t’i drejtohen Poliklinik­ës nr. 3 për të marrë shërbimet. Ministria e Shëndetësi­së po investon për fuqizimin e kujdesit parësor, ndërsa ka nisur programin kombëtar të rehabiliti­mit të 300 qendrave shëndetëso­re. Përpos kësaj, tre projekte madhore nisin këtë vit në QSUT. Ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësoj­ë 6- katëshin ekzistues; ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të Kirurgjisë së Përgjithsh­me dhe Pediatria e re moderne.

 ??  ?? Ministrja Manastirli­u në inspektimi­n e punimeve te Dispanseri­a
Ministrja Manastirli­u në inspektimi­n e punimeve te Dispanseri­a

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania