Panorama (Albania)

Tritoli në Bathore, autori rrëfehet në gjyq: U gënjeva

Gjykata e Tiranës e lë në burg 23- vjeçarin Vilson Brahja

-

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për caktim të masës së sigurisë për Vilson Brahajn, të arrestuari­n për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e babait të Gazmir Dacit në Bathore.

Vilson Brahaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, që përfundoi me lënien e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai tregoi sesi ishte kontraktua­r për vendosjen e tritolit dhe se do të paguhej 1500 euro për vendosjen e tij. Brahaj u shpreh se kishte takuar një ish- shok shkolle, i cili po kërkonte një person për vendosje tritoli që do ta paguante një i tretë për 1500 euro. Sipas 23- vjeçarit, duke qenë se kishte nevojë për para, ka pranuar dhe porositësi i kishte thënë se banesa ishte e tija dhe i duhej një shpërthim për të përfituar azil jashtë vendit. Ai tregon se nuk kishte dijeni për konfliktin mes Kolaverit dhe Dacit. “Nuk e dija që këto dy familje kishin hasmëri. Kur erdha nga Gjermania kisha nevojë për para”, tha Brahaj në sallën e gjyqit. “Takova një ish- shok shkolle dhe ai më tha se i duhej një person që të vendoste tritol dhe se do të paguhej 1500 euro. I thashë se këtë punë mund ta bëja unë”, tregoi ai më tej para gjykatës. Brahaj e përshkroi porositësi­n si një djalë rreth 25 vjeç, pa ia mësuar emrin. Sipas tij, porositësi e kishte shoqëruar pranë banesës së Dacit në Bathore dhe i kishte thënë se banesa ishte e tija. “Më tha se banesa ishte e tija dhe se i duhej tritoli për të kërkuar azil jashtë vendit. Më premtoi se pas shpërthimi­t do të më jepte paratë. Unë pranova se kisha nevojë për para. Të nesërmen nuk ma hapi telefonin. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor i Kamzës dhe shtëpia ku vura tritolin është në Bathore. Për konfliktin mes dy NJOFTIM ANKANDI familjeve e mësova nga lajmet”, përfundon ai. Pas tij, fjalën e mori prokurori në gjyq që tregoi sesi ishte identifiku­ar Brahaj. Ai tha se nga analizimi i pamjeve filmike dhe vëzhgimi i automjetit në rrugicat e Bathores, Policia kishte mundur të krijonte identikiti­n e tij. Vendosja e sasisë së eksplozivi­t në banesën e Gazmir Dacit ndodhi më 27 korrik në orën 1: 30. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur autori Vilson Brahaj i afrohej banesës, ku banon familja e Gazmir Dacit. Pasi vendos eksplozivi­n, ai largohet me një automjet në drejtim të paditur. Pak sekonda pas ikjes së mjetit, shpërthen edhe eksplozivi. Të nesërmen, babai i Gazmir Dacit akuzoi drejtpërdr­ejtë familjen Kolaveri për vendosjen e tritolit në shenjë

EURO

i është premtuar Vilson Brahajt për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Xhelal Dacit. I riu ka rrëfyer se paratë nuk i mori kurrë dhe se porositësi e kishte gënjyer, duke i thënë se banesa ishte e tija dhe i duhej shpërthimi i tritolit që të përfitonte azil në një vend të BE- së hakmarrjej­e. Policia shoqëroi tre persona deri sa vendosi arrestimin e Brahajt.

PËRPLASJET Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ky i fundit, aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri. Pas ngjarjes së 4 nëntorit 2015, që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij, kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë, ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin. Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transporti­min ilegal të klandestin­ëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transporti­mit të klandestin­ëve dhe po u merrte klientët.

 ??  ?? Banesa e dëmtuar nga shpërthimi
Banesa e dëmtuar nga shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania