Panorama (Albania)

Dhunon gruan, kunatin dhe djalin 16- vjeçar, denoncohet nga familja

-

KORÇE – Dhunoi gruan, djalin dhe kunatin, arrestohet në flagrancë 41- vjeçari. Specialist­ët e Seksionit për Krimet në Komisariat­in e Policisë Korçë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Andrea Potka, banues në fshatin Dërsnik të Korçës pas denoncimit të bërë në Polici për ushtrim dhune në familje. 41vjeçari Potka në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë fillimisht ndaj bashkëshor­tes së tij dhe më pas dhe ndaj kunatit dhe djalit të tij 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës në fs- hatin Dërsnik, rreth 14 km larg qytetit të Korçës. Sipas të dhënave të Policisë, Andrea Potka, pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, ka nisur të debatojë dhe ushtrojë dhunë mbi bashkëshor­ten e tij 37- vjeçare. Ndërkohë që shihte prindërit, duke debatuar me tone të larta, vajza 18- vjeçare e çiftit i ka telefonuar dajës së saj për ndihmë. Pak minuta më pas, edhe kunati është përballur me dhunë nga ana e 41vjeçarit, duke e bërë situatën akoma edhe më të rëndë. Madje, Andrea Potka nuk ka kursyer as djalin e tij 16- vjeçar, i cili gjithashtu ka ndërhyrë që të shpëtonte të ëmën. Zanafilla e kësaj ngjarje, sipas të dhënave të Policisë, është bërë kërkesa e bashkëshor­tes ndaj burrit të saj për një shumë të vogël parash për të dërguar djalin në spital për kontroll mjekësor. Një gjë e tillë ka nervozuar 41vjeçarin, i cili kur është kthyer në banesë ka reaguar dhunshëm ndaj së shoqes V. Potka, teksa ajo ndodhej vetëm me vajzën 18- vjeçare. Më pas, në banesë ka mbërritur edhe djali, i cili nuk ka mundur ta përballont­e i vetëm agresionin e të atit, çka më pas vajza e madhe ka lajmëruar dajën e saj. “Specialist­ët e Seksionit për Krimet në Komisariat­in e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Andrea Potka, 41 vjeç, banues në fshatin Dërsnik- Korçë. Pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes së tij, shtetases V. P, 37 vjeçe, banuese në Dërsnik, kunatit shtetasit D. B, 23 vjeç, banues në Panarit, si edhe djalit të tij shtetasit D. P. 16 vjeç, banues në Dërsnik”, bën të ditur Policia. Çështja i ka kaluar Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania