Panorama (Albania)

E kapin me armë, jep alarm të rremë për tritol në mjet

Vlonjati u arrestua në Fier: Isha nisur të denoncoja te ju

- VLORE

Alarm i rremë për eksploziv në një mjet të parkuar afër Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë.

Pronari i makinës “BMW” me targa AA 895 TX, Gazmir Merkaj, çoi në këmbë Policinë e Fierit, atë të Vlorës dhe forcat xheniere të ardhura që nga Tirana, pasi dyshohet se ai kreu një dëshmi të rreme për një sasi lënde plasëse që i kishin vendosur në automjetin e tij. Në fakt, alarmi u dha prej tij pasi u arrestua nga Policia e Fierit. Kjo e fundit kreu një kontroll rutinë teksa Merkaj po lëvizte me një tjetër mjet dhe i gjeti një armë të cilën e mbante pa leje. Dyshohet se për të justifikua­r armën, ai sajoi sikur i kishin vënë lëndë eksplozive në makinë dhe se ai armën e mbante për siguri duke qenë se kohët e fundit ndihej i kërcënuar. ARRESTIMI Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, Gazmir Merkaj, person me precedentë të mëparshëm penalë pasi ka kryer një dënim për grabitje, është ndaluar në orët e vona të së martës nga Policia e Fierit. Blutë kanë kryer një kontroll në automjetin e vlonjatit dhe kanë gjetur një armë, e cila nga verifikimi ka rezultuar pa leje. Fillimisht ai ka këmbëngulu­r se e mbante për vetëmbrojt­je armën, pasi kohët e fundit ndihej i rrezikuar, por pa specifikua­r më tej ndonjë konflikt të mundshëm apo emra konkretë prej të cilëve trembej. Pasi ka qëndruar për disa orë në Polici me shpresën se do të lirohej, ai ka vënë në alarm efektivët teksa këta të fundit i kanë komunikuar ndalimin për armëmbajtj­e. “Isha nisur për të bërë denoncimin në Polici pasi makinës time që është e parkuar në lagjen ‘ Kushtrimi’, afër Drejtorisë së Policisë së Vlorës i kanë vendosur lëndë plasëse”, është shprehur Merkaj para efektivëve të Policisë së Fi- erit. Sipas tij, ai ka pasur frikë për jetën e tij dhe për shkak të dyshimeve se edhe në shtëpi mund t’i kenë hyrë persona të panjohur, në momentet kur ai nuk ndodhej në banesë, e kanë detyruar atë që pak ditë më parë të ndërronte edhe bravën e derës. Merkaj ka theksuar se armën e mbante për vetëmbrojt­je, ndërsa në Fier kishte mbërritur pikërisht për të kryer denoncimin rreth dyshimeve mbi lëndën eksplozive në makinën e tij. Pyetur nga Policia se përse nuk e kishte bërë denoncimin në Vlorë, Merkaj ka deklaruar se nuk e kishte kryer për arsye sigurie, por pa qartësuar më shumë rreth këtij fakti.

ALARMI Menjëherë pas denoncimit të kryer, Policia e Fierit ka vënë në dijeni atë të Vlorës në lidhje me dyshimin e vendosjes së një sasie tritoli në një mjet të parkuar afër kësaj drejtorie. Blutë kanë bllokuar gjithë zonën dhe nuk kanë ndërhyrë deri në momentin që kanë mbërritur nga Tirana ekspertët xhenierë, ndërsa kanë rrethuar edhe perimetrin e sigurisë. Këta të fundit kanë kryer kontroll dhe ka rezultuar se mjeti ishte i pastër dhe se alarmi i dhënë kishte qenë i rremë. Për këtë arsye, Policia e Fierit ka ngritur veç akuzës së armëmbajtj­es, edhe atë të kallëzimit të rremë ndaj të ndaluarit Gazmir Merkaj. Mësohet se Merkaj jetonte në një banesë me qira në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania