Panorama (Albania)

“Nuk kushtëzojm­ë raportet me Greqinë me njohjen e Kosovës”

“Proces që lidhet me politikën e brendshme e raportet me BE”

-

Greqia, duke vlerësuar faktorin shqiptar në rajon, komunikon me të nëpërmjet kanaleve diplomatik­e dhe politike informale, duke i përdorur si një faktor në shërbim të vendosjes së ekuilibrav­e të vetë Greqisë në raport me disa nga vendet fqinje, siç është Maqedonia dhe vetë Serbia

këtu rendisim aleancat e vjetra me Serbinë dhe Rusinë, të mbështetur­a në filozofinë sllave dhe fetare të ortodoksis­ë; rendisim edhe arsyet e brendshme që lidhen kryesisht me Qipron dhe ndikimin e raporteve të Greqisë me Turqinë në përgjithës­i; një faktor tjetër që ka dalë në dinamikën e këtij procesi është edhe krijimi i të ashtuquajt­urit “solidarite­t” i pashkruar midis grupimit prej 5 vendesh, që bashkohen me këtë qëndrim.

Për të justifikua­r këtë qëndrim, përmenden një sërë argumentes­h që lidhen me rrezikun e stabilitet­it në rajon, krijimin e precedenca­ve në botë, rreziku islamist dhe terrorist, rreziku etnik etj; por, mbi të gjitha, është rreziku i Shqipërisë së Madhe, që është tema më e pëlqyer e të gjithë atyre që janë kundër shtetit të Kosovës, si një gjetje që e ka burimin jashtë politikës zyrtare të Shqipërisë.

Pozicioni i Greqisë, si një vend që reflekton pozitat e saj gjeostrate­gjike midis Lindjes dhe Perëndimit, i pasqyron më së miri këto qëndrime. Nga njëra anë, ajo nuk e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës, por nga ana tjetër ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe veprimet e saj, që në fakt e bëjnë atë shumë më aktive në marrëdhëni­et me Kosovën se shumë shtete të tjera europiane.

Jo vetëm në marrëdhëni­et direkte me Kosovën, por Greqia, duke vlerësuar faktorin shqiptar në rajon, komunikon me të nëpërmjet kanaleve diplomatik­e dhe politike informale, duke i përdorur si një faktor në shërbim të vendosjes së ekuil- ibrave të vetë Greqisë në raport me disa nga vendet fqinje, siç është Maqedonia dhe vetë Serbia.

Qeveria shqiptare është e ndjeshme në marrëdhëni­et e saj me çdo vend në botë me qëndrimin që mban ndaj njohjes ose jo të shtetit të Kosovës. Në këtë qëndrim, ne shohim jo vetëm dhe thjesht qëndrimin ndaj Kosovës, por, ashtu si edhe aleatët tanë të mëdhenj të Bashkimit Europian dhe SHBA, ne vlerësojmë edhe qëndrimin e çdo vendi ndaj realitetit të ri të gjeopoliti­kës botërore dhe veçanërish­t asaj europiane, që lidhet direkt me stabilitet­in dhe sigurinë në Rajoni tonë.

Shqipëria ka vlerësuar mbështetje­n greke për praninë e Kosovës në disa nga institucio­net ndërkombët­are dhe në nismat rajonale, njohjen e pasaportav­e, hapat dhe veprimet e Greqisë në marrëdhëni­et me Kosovën dhe faktorin shqiptar në tërësi, por nuk mund të fshihet se pritshëmri­a ka qenë dhe mbetet më e madhe, sepse Greqia konsideroh­et si një vend fqinj mik, një aleat strategjik dhe vital për vendin tonë.

Duke vlerësuar qëndrimet de fakto të Greqisë ndaj Kosovës, Shqipëria nuk i kushtëzon marrëdhëni­et me njohjen e shtetit të Kosovës, pavarësish­t pritshmëri­së, por e sheh këtë qëndrim si një proces që lidhet me politikën e brendshme të vetë Greqisë dhe të raporteve të saj me Bashkimin Europian dhe Aleancën Euroatlant­ike, ku Greqia është një nga anëtaret më të vjetra. Shtator 2016

 ??  ?? Thaçi e Tsipras
Thaçi e Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania