Panorama (Albania)

Konferenca e Labinotit dënoi si tradhtarë delegatët e vet

“Mustafa Gjinishi u dënua me vdekje, Ymer Dishnica me burg”

-

është edhe shembull i mendimit e i veprimit demokratik si pjesëmarrj­e, bisedim konstrukti­v e tolerancë të admirueshm­e, një kompromis e një zotim i përbashkët. Është një model i dialogut kombëtar, i debatit dhe i mirëkuptim­it. Aleanca që u arrit në Mukje premtonte se edhe në të ardhmen forcat politike shqiptare do të merreshin vesh midis tyre për çështjet themelore. Menjëherë pas Konferencë­s së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë organizoi në datën 4 dhe 5 gusht 1943 një betejë të përbashkët në afërsi të Qafë Shtamës kundër ushtrisë italiane, që marshonte për në Mat.

PROKLAMATË

"Çetat vullnetare partizane të Ushtrisë NÇ dhe çetat e Ballit Kombëtar nën komandën e majorit Abaz Kupi më datën 4 të gushtit 1943, në orën 10.00, mbasi muarën, vesh se ushtria italiane shkonte për në Mat, u nisën për t'i prerë rrugën në të gdhirë. Kur çetat mbërritën në këtë vend, ushtria armike, mbasi dogji disa shtëpi që ndodheshin afër rrugës si dhe komunën dhe zyrën e botores, kaloi dhe po i afrohej Qafë- Shtamës. Mbasi çetat nuk mund të arrinin në kohë, në ato pozita ku do t'i pritnin, u detyruan të ecnin gjithë natën dhe si kaluan malin e Liqenit, i dolën përpara në kufirin e Matit, dy km afër Qafë- Shtamës.

Plot në orën 7: 10 të ditës së nesërme, ushtria italiane e përbërë prej 750 vetave, mbërriti në vendin e pritjes e përnjëherë­sh filloi luftimi, i cili zgjati 3 orë rresht dhe mbaroi me shpartalli­min e plotë të ushtrisë armike.

Humbjet e armikut janë: 150 të vrarë, 40 të plagosur, 7 robër. Në mes të të vrarëve italianë është edhe oficeri kolonel A. P. Scarpa, të cilit i është gjetur në xhep një medalje, të fituar kur ka hyrë në tokën shqiptare ditën e 7 prillit 1939. Është kapur një materjal kolosal. Të numuruar deri tani janë: një mortajë e rëndë me gjithë municione, 6 mitroloza të rëndë komplet me municione, 10 mitralozë të lehtë dhe mjaft municione për to, 160 armë lufte, 7 radio fushore marrësedhë­nëse, 5 kuaj. Gjithashtu janë marrë revolverë, materjal sanitar, batanije e materjale të tjera të ndryshme. Humbjet tona janë një i vrarë dhe dy të plagosur." Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë AQSH, f. 270, d. 5, v. 1943) Kjo luftë, dy ditë pas Mbledhjes së Mukjes, tregoi se kjo nuk ishte një shprehje historike, por një realitet, nuk ishte vetëm një marrëveshj­e në letër, por edhe një marrëveshj­e konkrete për bashkëpuni­m në luftë, nuk ishte një tradhti që, sipas E. Hoxhës - binte ndesh me interesat e Luftës antifashis­te, "por ishte një lidhje bese në dobi të luftës çlirimtare dhe të çështjes kombëtare, nuk ishte një gjë "formale" e një "grackë" - siç thoshte E. Hoxha, po një vendim e një veprim i vullnetit të një populli; ishte, në fund të fundit, një ndërgjegje e kthyer në lëvizje e forcave partizane dhe atyre nacionalis­te, që luftuan së bashku si shqiptarë e si vëllezër kundër okupatorëv­e, nën drejtimin e Komitetit Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë.

Enver Hoxha, nën presionin e emisarëve të PKJ në Shqipëri, prishi dhe shkeli në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare Marrëveshj­en e Mukjes.

Marrëveshj­a e Mukjes prekte sidomos interesat dhe synimet e qarqeve shoviniste serbomëdha që sundonin në PKJ, të cilat kërkonin përjetësim­in e pushtimit serb të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, si edhe nënshtrimi­n e plotë të Shqipërisë ndaj Jugosllavi­së. Prandaj, edhe prishja e njëanshme e Marrëveshj­es së Mukjes ishte kryesisht rezultat i ndërhyrjes jugosllave, së cilës nuk i interesont­e kurrsesi marrja dhe plotësimi i atyre vendimeve. Reagimi i shpejtë e i vendosur i kolonit malazez në Kosovë, M. Popoviçit, ishte i kuptueshëm. Kur aktet e marrëveshj­es së Mukjes iu dorëzuan "mentarit" të Enverit, ai i tërbuar i grisi ato, i bëri copë- copë dhe ia hodhi në surrat Enver Hoxhës.

Kjo ndërhyrje brutale e Partisë Komuniste Jugosllave në punët tona të brendshme vërtetohet edhe nga një letër që udhëheqësi real i PKSH- së, M. Popoviçi, i dërgoi Titos: "Kemi ndikuar në PKSH dhe në LNÇ që gjithsesi të prishim Marrëveshj­en e Mukjes".

"Traktati i Konferencë­s së Mukjes shkaktoi një turbullimë të madhe, - shkruante Dushan Mugosha. - Organizata e Partisë në Vlorë, nën direktivën time, shkroi traktatin dhe ua drejtoi të gjitha njësive të Ballit Kombëtar, ku thuhej shkurt e qartë: kush nuk dëshiron me ne, është kundra nesh… Bash në këtë situatë, pa pritë, vjen Trakti nga Konferenca e Mukjes me nënshkrimi­n e Y. Dishnicës… Asht e nevojshme me pyet KQ se mos rastësisht Proklamata e Konferencë­s në Mukje asht falsifikim".

E. Hoxha, nën diktatin e M. Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, me të cilët ishte në Vithkuq, pa përfillur Këshillin e Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar, i cili kishte nënshkruar me B. Kombëtar Marrëveshj­en e Mukjes, pra, pa mbledhur dhe pa marrë mendimin e Këshillit të Përgjithsh­ëm NÇL, më datën 8 gusht 1943, si një partiak u dërgoi një letër - qarkore shokëve të partisë së Vlorës, Gjirokastr­ës etj., ku thuhej: "Lajmërohen­i se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t'u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të KNÇL dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt është në kundërshti­m me vijën nacionalçl­irimtare dhe disaprovoh­et nga KQ i Partisë. Prandaj, në rast se nuk i keni shpërndarë, çirrini dhe të mos flitet më për të".

Shkak tjetër kryesor për prishjen e njëanshme të Marrëveshj­es së Mukjes ishte çështja e pushtetit. Synimi i pushtetit është një akt normal në çdo kohë, por vendimi i PKSH- së për ta marrë pushtetin me dhunë e me gjak, duke shkelur edhe vendimin e Mukjes, se çështja e pushtetit do të zgjidhej pas luftës me zgjedhje demokratik­e. Kjo solli edhe luftën civile në Shqipëri, pasoja më tragjike e prishjes së Marrëveshj­es së Mukjes.

Udhëheqësi­a doktrinare e PKSH- së dënoi Marrëveshj­en e Mukjes në Konferencë­n e dytë të Labinotit, 4- 9 shtator 1943, ku përveç M. Popoviçit dhe D. Mugoshës, merrte pjesë edhe Bllazho Jovanoviç, i dërguar i posaçëm i PKJ- së, i cili luajti një rol të madh si i dërguari i Titos në konferencë, për të hedhur poshtë marrëveshj­en e Mukjes, për të dënuar protagonis­tët e saj, por edhe për të marrë vendimin e mësymjes ushtarake mbi Ballin Kombëtar dhe nacionalis­tët e tjerë antifashis­të, si Muharrem Bajraktari, Gani Kryeziu etj. Konferenca e Labinotit dënoi për tradhti delegatët e saj në Kuvendin e Mukjes, edhe pse i kishte autorizuar për marrëveshj­e. Mustafa Gjinishi u dënua me vdekje dhe u vra në vitin 1944 në një pritë të organizuar nga E. Hoxha, Ymer Dishnica, një nga protagonis­tët e shquar të Marrëveshj­es së Mukjes, u dënua me burg dhe mandej me internim, po ashtu edhe disa nga delegatët e tjerë të Nacionalçl­irimtares. Gjithashtu i quajti tradhtarë e kolaboraci­onistë delegatët e Ballit Kombëtar, me të cilët lidhi marrëveshj­e bashkëpuni­mi pak ditë më parë. Madje, nisi gjuetinë e shtrigave për asgjësimin e tyre.

Pasojat e prishjes së Marrëveshj­es së Mukjes dhe të Luftës Civile vazhduan për gjysmë shekulli komunizëm, por ndihen edhe sot, në ndarjen dhe politikën e sotme konfliktua­le, në urrejtjen dhe armiqësinë, mungesën e kompromisi­t e të bashkëpuni­mit për interesat e popullit dhe ato kombëtare.

Mukja është një çështje kyçe në historinë moderne, por dhe një çelës për të hyrë brenda saj, për të ndriçuar e shpjeguar fenomenet e ngjarjet më të rëndësishm­e të Luftës së Dytë Botërore dhe të gjithë periudhës gjysmëshek­ullore që pasoi, është një mësim për të gjithë ata që duan të mësojnë nga historia, një mesazh i nevojshëm për sot dhe për të ardhmen.

 ??  ?? Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi
Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania