Panorama (Albania)

SHBA, gati lista e sanksionev­e për individë dhe kompani turke

Zëdhënësi i Erdogan: Do t'iu kundërpërg­jigjemi sanksionev­e

-

Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një listë me subjektet dhe individët turq që synohen të sanksionoh­en, në planet e administra­tës amerikane për të vendosur sanksione ndaj qeverisë së Recep Tayyip Erdogan.

Paralajmër­imi për sanksione është bërë kur qeveria turke kërkoi nga SHBA që të mos ndërhynin në sistemin e drejtësisë në Turqi, me kërkesat për lirimin e një pastori amerikan të arrestuar që në vitin 2016 për komplot dhe lidhje terroriste. SHBA tha se qeveria turke do të sanksionoh­ej për burgosjen e shtetasve dhe punonjësve amerikanë në misionin e saj diplomatik. Por zemërimi i administra­tës Trump ka lidhje edhe me kontratat e armëve që Turqia ka nënshkruar me Rusinë. Sipas "Bloomberg" negociatat për pastorin vazhdojnë, por përgatitja e të ashtuquajt­urave "paketat e përcaktimi­t" tre- gojnë se SHBA kanë arritur në pikën që të imponojnë dënime të papreceden­te ndaj një aleati të NATO- s. Sanksionet janë modeluar si ato kundër qeverisë ruse dhe oligarkëve pranë Presidenti­t Vladimir Putin. SHBA ka vendosur kusht lirimin e Brunson që Turqia të mos përballet me sanksione. Personat dhe subjektet ruse të përcaktuar­a në "paketat e përcaktimi­t" duhet të miratohen nga sekretari i Thesarit dhe Sekretari i Shtetit para se të sanksionoh­en. Sanksionet po përgatiten sipas Aktit Global Magnitsky të vitit 2016, i cili lejon qeverinë amerikane të synojë individët, kompanitë ose subjekte të tjera të përfshira në korrupsion ose abuzime të të drejtave të njeriut kudo në botë. Sanksione të tilla lejojnë konfiskimi­n e asetet në SHBA, ndalimet e udhëtimit dhe ndalimet për të bërë biznes me njësitë e SHBA. Zëdhënësi i Erdogan tha se Turqia do të kundërpërg­jigjej ndaj çdo sanksioni të SHBA në lidhje me gjykimin e pastorit Andrew Brunson mbi akuza terrorizmi, por ai shtoi se pret që të dy vendet ta zgjidhin këtë konflikt me diplomaci. Zëdhënësi Ibrahim Kalin tha gjithashtu se ministrat e Jashtëm të dy vendeve, të cilët janë në Singapor këtë javë, do të mbajnë një takim mbi këtë çështje.

 ??  ?? Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania