Panorama (Albania)

"Prokurori i Përgjithsh­ëm të ndalë menjëherë hetimin ndaj ndërhyrjes së Rusisë"

-

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se Prokurori i Përgjithsh­ëm, Jeff Sessions, duhet të përfundojë menjëherë hetimin e posaçëm të Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, duke argumentua­r se hetimi i vazhdueshë­m po dëmton Shtetet e Bashkuara. Presidenti e ka kritikuar në mënyrë të përsëritur hetimin dhe vendimin e Sessions për të përjashtua­r veten nga mbikëqyrja e tij. Por mesazhi i Trump se Prokurori i Përgjithsh­ëm "duhet të ndalë" hetimin, ngre pyetje të tjera, nëse Presidenti po përpiqet të pengojë drejtësinë, sipas CNN. "Kjo është një situatë e tmerrshme dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm, Jeff Sessions, duhet të ndalojë këtë luftë shtrigash tani, para se të vazhdojë të njollosë vendin tonë më tej. Bob Mueller është krejtësish­t në konflikt dhe 17 demokratët e zemëruar që janë duke bërë punën e tij të pistë, janë një turp për SHBA- të!", ka shkruar Presidenti në "Twitter". Departamen­ti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi mesazhin e Trump. Avokati i tij, Rudy Giuliani, u përpoq të "zbusë" situatën, duke thënë se Trump ishte duke shprehur mendimin e tij në rrjetin e tij social të preferuar, për të pohuar të drejtën e fjalës së lirë për Amendament­in e Parë. Sipas Giuliani- t, asnjë urdhër presidenci­al nuk është lëshuar apo do të lëshohet për këtë çështje. Një fokus qendror i hetimit të Mueller është nëse Trump ka penguar drejtësinë në hetimin e Rusisë dhe mesazhi i së mërkurës nga Presidenti mund të shqyrtohet nga ekipi i këshilltar­it të posaçëm. Duke cituar tre persona të informuar për këtë çështje, "New York Times" njoftoi muajin e kaluar se Mueller po rishikon mesazhet e Trump si dhe deklaratat negative të bëra nga Presidenti në lidhje me Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe ish- kreun e FBI- së, James Comey, të cilin Trump e shkarkoi papritur nga detyra vitin e kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania