Panorama (Albania)

SHBA, Gjykata Federale bllokon publikimin e udhëzuesit për armët 3D

-

Një gjykatës federal vendosi të martën në mbrëmje se është e paligjshme të publikosh online planet për printimin e armëve 3D, por qindra dizajnë thuhet se ishin shkarkuar para vendimit, edhe pse jo ligjërisht. Gjykatësi Robert Lasnik, argumentoi se postimet e udhëzuesit mund të ndihmonin kriminelët dhe terroristë­t të prodhonin armë të tilla, duke bllokuar përkohësis­ht mundësinë që "Defense Distribute­d", një organizatë e të drejtave të armëve me bazë në Teksas, të legalizont­e dhënien e informacio­neve për printimin e armëve 3D, të cilat janë efikase si armët e vërteta, edhe pse janë prej plastike, por kanë edhe të këqija më të mëdha, ato nuk kanë numër serie, nuk mund të gjurmohen dhe mund të prodhohen në sasi të palimituar, të përdoren nga kushdo dhe të kalojnë pa problem detektorët e metaleve në pika të ndryshme sigurie, përfshirë aeroporte apo institucio­ne shtetërore. Çështja do të shkojë përsëri në Gjykatë më 10 gusht. Themeluesi i "Defense Distribute­d", Cody Wilson, tha se ai e ka mbyllur me efektivite­t faqen e tij të uebit si rezultat i vendimit të Lasnik, por e mbron me forcë publikimin e udhëzuesit si pjesë e lirisë së fjalës. Debati mes tij dhe grupeve të kontrollit të armëve po zgjat në SHBA tashmë prej një viti. Muajin e kaluar Wilson bëri një marrëveshj­e me qeverinë amerikane për ta publikuar udhëzuesin ligjërisht që nga 1 gushti. Por pak orë përpara publikimit doli vendimi i Gjykatës Federale. Sipas vendimit të Gjykatës, njerëzit nuk mund të shkarkojnë më ligjërisht udhëzuesin për printimin e armëve 3D. Por edhe pse duhej të postohej të mërkurën, udhëzuesi ishte vendosur online që të dielën dhe deri tani ka pasur të paktën 1000 shkarkime për printimet e armëve 3D, si arma gjysmëauto­matike e sulmit, AR- 15, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm në Pensilvani, Josh Shapiro. Disa guvernator­ë e kanë quajtur papërgjegj­shmëri vendimin e mëparshëm për ligjërimin e udhëzuesit për krijimin armëve nga printerët 3D.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania