Panorama (Albania)

Ardit Gjebrea: Tenori me zërin më të bukur

-

Ai ka pasur fatin ta ftojë dhe ta prezantojë në skenë, ndërsa mbrëmë duhet t'i jepte lamtumirën. "Humbje e madhe për artin kombëtar - Gaqo Çako - tenori me zërin më të bukur që na dha aq emocione dhe vepra të papërsërit­shme! Paqe për ty Maestro!", shkruan kantautori Ardit Gjebrea. gazhuan që të mbushnin boshllëkun që krijoi ndalimi i veprave të huaja. U krijuan opera, balete, romanca, të cilat fatkeqësis­ht luhen shumë pak. Edhe pedagogët shumë pak vepra shqiptare u japin studentëve", do të thoshte Çako, me merakun e përhershëm të thatësirës muzikore të viteve të fundit. Një artist si Gaqo Çako nuk mund të mos ishte i shqetësuar për muzikën, ndonëse ai vetë e ka kryer misionin e tij, u fali gëzim shqiptarëv­e edhe atëherë kur gëzimi dhe drita ishte aq e paktë dhe la pas interpreti­me të shkëlqyera, që do të jetojnë shumë më shumë se jeta e tij fizike.

ARTISTI

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin "Artist i Popullit". Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservato­rin "Çajkovski" të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961, ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma" etj., si dhe operat shqiptare "Mrika" e Prenk Jakovës, "Lulja e kujtimit" e Kristo Konos, "Pranvera" e Tish Daisë, "Heroina" e Vangjo Novës, "Skënderbeu" i Prenk Jakovës e "Skënderbeu" i Abdulla Grimcit, "Komisari" i Nikolla Zoraqit, "Zgjimi" i Tonin Harapit, "Toka e jonë" e Pjetër Gacit etj., e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservato­rin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t'i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe e pati në interpreti­met e roleve operistike, ai u popullariz­ua nëpërmjet këngës, veçanërish­t atyre të Festivalev­e të Radios. Të paharruara do të mbeten këngë si "Këputa një gjethe dafine" apo "Udhët e atdheut".

 ??  ?? Gaqo Çako
Gaqo Çako
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania