Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISE

Legalizime­t e pronat, skemë e re për tapitë

- TIRANE

Qeveria vendos të ndryshojë të gjithë aplikimin për regjistrim­in e lejeve të legalizimi­t dhe kompensimi­n e pronave. Lehtësitë e reja

Duhet të marrësh kompensimi­n e pronës së zënë, por ke probleme me hartat, ke mbyllur legalizimi­n, por nuk merr dot tapinë në Hipotekë

Të gjitha këto përplasje mes institucio­neve pritet të marrin zgjidhje me reformën e re, që bashkon në një tre institucio­net që japin tituj pronësie. Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Legalizime­ve dhe Hipoteka do të funksionoj­në si një institucio­n i vetëm. Zgjidhja për qytetarët është e qartë. Të gjithë dokumentac­ionin që duhet të merrnin vetë në këto institucio­ne, apo edhe në institucio­ne të tjera, do të gjenerohet nga vetë agjencia e re. Projekti i qeverisë, i cili është në fazën finale, do të miratohet në shtator, duke mbyllur kështu një ndër përplasjet më të mëdha që nga fillimi i demokracis­ë. SI DO FUNKSIONOJ­Ë Ishte kreu i ALUZINI- t ai që sqaroi në një prononcim se me çfarë do të merret agjencia e re. “Unifikimi i institucio­neve është në fazën e vet finale që do të thotë, që me hapjen e sezonit të ri parlamenta­r kalojmë fillimisht në qeveri, pastaj në Parlament legjislaci­onin për trajtimin e të gjitha proceseve tranzitore të pronësisë që ne duhet t’i mby- llim. Imagjinoni, kemi filluar ta ndajmë tokën me Ligjin 7501 në vitin 1991 dhe pas 27 vjetësh, ne akoma ndajmë toka në fshat. Kemi filluar të bëjmë legalizime­t në vitin 2005 dhe ende bëjmë legalizime. Kemi filluar të kthejmë prona në vitin 1993 dhe kthejmë akoma prona. Të gjitha këto procese tranzitore duhen mbyllur dhe duhen regjistrua­r në një hartë të unifikuar”. Një zgjidhje që do jepet për legalizimi­n, është marrja e hipotekës. Vetë Lame është ankuar disa herë në media, se pavarësish­t lejes së legalizimi­t, përplasjet me dokumentac­ionin në Hipotekë zvarritin dhënien e tapisë. Në fillim të vitit, qeveria miratoi një vendim që kushtëzont­e Hipotekën, që brenda 5 ditësh të jepte përgjigje për tapinë e legalizimi­t. Unifikimi i dy institucio­neve pritet të sqarojë procedurat. Aplikimi me një sportel, do të thotë që qytetarët do marrin tapinë me një procedurë dhe jo duke u zvarritur në disa dyer të administra­tës. KOMPENSIMI I

PRONAVE Listat e pronarëve që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të pronave, kanë arritur deri në vitin 2000. Janë mbi 24 mijë vendime njohjeje kompensimi. Problemi është se pronarëve, edhe pse i njihet toka e zënë, është harta ajo që i pengon. Kaosi në Hipotekë ka sjellë me mijëra raste mbivendosj­esh. Në kushtet për të marrë kompensimi­n e pronës, është: “Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës qe kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s”. Kjo procedurë do të kryhet nga vetë agjencia e re. Një kusht tjetër është: Vërtetim nëse subjektet ( secili prej trashëgimt­areve) kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore ( Ky vërtetim merret në DAMT/ Këshilli i Qarkut/ Njësia Administra­tive, ne atë vendbanim ku trashëgimt­ari ka banuar deri në vitin ‘ 91). Edhe kjo procedurë do të kryhet nga agjencia e re që do krijohet. Kjo e bën procesin e kompensimi­t më të thjeshtë. Përplasja e hartave me ALUIZNI- n, ATP- në dhe Hipotekën dhe të gjitha problemet, që lindin nga kjo përplasje, do të zgjidhen në një zyrë të vetme. ÇFARË THA RAMA “Kjo reformë do të jetë rrënjësore, do të racionaliz­ojë burimet njerëzore që kemi në dispozicio­n në këto institucio­ne, do të mundësojë një ecuri shumë më të shpejtë dhe efikase të modernizmi­t të brendshëm të këtyre institucio­neve, do të krijojë brenda këtij institucio­ni të ri një strukturë apeli, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë menjëherë në gjykatë, por të kenë mundësi ta apelojnë brendapërb­renda institucio­nit, në një strukturë që është autonome, një lloj avokati i qytetarit në institucio­n, që do të ulë në mënyrë drastike kohën, mundimet dhe mbi të gjitha do të ulë në mënyrë drastike të gjithë atë dëshpërim, që krijohet kur je i detyruar të shkosh në gjykatë për diçka që e di që ke të drejtë. E mbase, më e rëndësishm­ja, do të arrijmë që në fund të mandatit të kemi një lehtësi, shpejtësi dhe transparen­cë shumë më të madhe në dhënien e titujve të pronësisë, përmes edhe një programi special digjitaliz­imi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania