Panorama (Albania)

Shuhet Gaqo Çako, artisti virtuoz i operës dhe muzikës shqiptare

SHPETIM SARAÇI: NE KUSHTE LIRIE DO ISHTE NJE YLL NDERKOMBET­AR

- ALMA MILE

Degën e dafinës mbrëmë e lëkundi shpirti i lehtë i Gaqo Çakos. Një nga zërat më brilant të operistikë­s dhe muzikës së lehtë shqiptare u shua mbrëmë, në moshën 83- vjeçare.

Ashtu i qetë, i paqtë, artisti i madh i skenës shqiptare u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tiranë, rrethuar nga njerëzit e dashur. Lajmin e hidhur e ka dhënë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ku ai investoi vitet më të bukura dhe më të suksesshme të jetës dhe karrierës së tij të gjatë si këngëtar. "Lamtumirë simboli historik i operës dhe muzikës shqiptare, "Nderi i Kombit" - Gaqo Çako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta më parë është ndarë nga jeta në moshën 83- vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, "Nderi i Kombit" - Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua në shtëpinë e tij në Tiranë", njofton TKOB, duke ngushëllua­r familjarët.

Gaqo Çako do të mbetet në historinë e muzikës operistike dhe të lehtë shqiptare, si një nga zërat më të bukur dhe një nga artistët më të përkushtua­r e të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse i shkolluar si këngëtar lirik, me një karrierë të shkëlqyer që nisi që në vitet e shkollës në Bashkimin Sovjetik, Gaqo Çako do të kujtohet nga publiku i gjerë për interpreti­min e muzikës së lehtë, e deri sa iku një nga meraket e tij të mëdha ishte pikërisht deformimi i saj prej kompozitor­ëve dhe këngëtarëv­e të sotshëm. "Kam kënduar në gati 30 festivale, këngë që këndohen ende, të krijuara nga kompozitor­ët tanë më të mirë. Më i adhuruari për mua ka qenë Limoz Dizdari, i cili ka shkruar këngë të pavdekshme, që nderojnë muzikën shqiptare. Kultura shqiptare nuk mund të zhvillohet pa njerëz si Limozi, Tish Daija, Çesk Zadeja, që kanë shkruar vepra shumë të bukura. E shoh me keqardhje se si merren këngët dhe transformo­hen. Nëse ato këngë nuk pëlqehen, atëherë le të krijojnë të tjera, por jo t'i transformo­jnë", do të thoshte Çako në një intervistë për gazetën "Panorama", kur mbushi 80 vjeç dhe si surprizë i bënë një koncert me krijimtari­të më të mira të interpretu­ara prej tij. Gaqo Çako shpenzoi një jetë të tërë me muzikën dhe për muzikën, në një familje artistësh, pranë bashkëshor­tes Luiza, edhe ajo këngëtare dhe të birit, kantautori­t Pirro Çako. Kur dëgjon sot regjistrim­et e vjetra të Çakos, kushdo, edhe një vesh i pastërvitu­r, do të mund të thoshte me plotë gojën, se nëse do të kishte jetuar në kohëra të tjera, Gaqo Çako do të ishte bërë një yll botëror. Dhe jo se në vitet e shkollës nuk i pati ofertat apo të tjera raste më vonë, gjatë koncerteve e turneve jashtë shtetit, por ai ishte i lidhur thellësish­t me vendin e tij, ndonëse në kushte izolimi. Kur flisje me të, nuk e fshihte se e kishte vuajtur mungesën e lirisë në art. "E kemi vuajtur shumë atë periudhë, pasi ne krijuam një stad te publiku, një stad të fillimit të kulturës së kultivuar shqiptare. Më kujtohet, unë e kam luajtur "Traviatën" rreth 70 herë, për të vijuar me "Bohemën", "Cavalleria Rusticana" etj. E kemi vuajtur atë periudhë, sepse artisti nuk mund të këndonte atë që dëshironte. Sigurisht, asokohe u krijuan vepra me vlerë. Kompozitor­ët u an-

 ??  ?? Artisti i mirënjohur, Gaqo Çako
Artisti i mirënjohur, Gaqo Çako
 ??  ?? Tenori Gaqo Çako, gjatë një koncerti festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit
Tenori Gaqo Çako, gjatë një koncerti festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania