Panorama (Albania)

Rama ironi me filmat para ‘ 90, Basha: Kokat gjarpërinj­ve do t’u shtypen

PD: Kaloi gjyqtari që liroi Frrokun

- ERALD DELIU

Dita e djeshme ishte një ditë me rikonfirmi­me sa i përket vetingut. Tre gjyqtarët Hallunaj, Kadi dhe Medja kaluan me sukses procesin e vetingut, duke u rikonfirmu­ar në detyrë.

Ata kështu përmbyllin edhe listën me 14 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Dita nisi me shpalljen e vendimit të gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. Vendimi për të u shpall në orën 9: 00. Vetë gjyqtari ishte prezent në shpalljen e vendimit dhe u shfaq disi i emocionuar, kur dha një mesazh të shkurtër për mediat. “Ndihem i lehtësuar. Falënderoj Komisionin për këtë vendim dhe mediat për pasqyrimin e saktë të seancës. Ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë”, tha ai pas shpalljes së vendimit. Hallunaj është gjyqtar karriere dhe gjatë hetimit administra­tiv të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nuk pati probleme. Ai iu nënshtrua të tria kritereve të rivlerësim­it, sipas ligjit në fuqi. E vetmja çështje që u debatua jashtë seancës më së shumti, ishte një ankesë e ishKryepro­kurorit Llalla në KLD ndaj Hallunajt, si kryesues i treshes gjykuese që shpalli pafajësi në Shkallën e Parë për Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisa­rit Dritan Lamaj. Pesëmbëdhj­etë minuta më pas, në orën 9: 15, u shpall vendimi për gjyqtaren Brunilda Kadi. Edhe kjo e fundit ishte prezente në momentin kur Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi që ta rikonfirmo­nte në detyrë kandidaten për Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe aktualisht, gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sipas hetimit, në të tria shtyllat e verifikimi­t - pastërtinë e figurës, aftësitë profesiona­le dhe deklarimin e pasurisëKa­di rezultoi e pastër. DSIKu nga ana tjetër, gjithashtu specifikoi se Kadi ishte e përshtatsh­me për detyrën. Pas shpalljes së vendimit, Kadi u shpreh u shpreh se ndihej e vlerësuar për punën që ka bërë. “E ndiej veten të vlerësuar për punën që kam bërë”, tha ajo shkurtimis­ht për mediat.

I vetmi denoncim për gjyqtaren Brunilda Kadi është ai i një biznesmeni spanjoll, i cili pretendon se gjyqtarja ka kryer shkelje, pasi ka dërguar dokumentet në adresën e gabuar në Madrid dhe komunikimi nuk ishte bërë me autoritete­t spanjolle, siç përcakton Konventa e Hagës. Këtë çështje, KPK- ja vendosi ta transferoj­ë në gjykatë. Kadi shprehu mendimin e saj edhe për këtë, duke thënë se u takon organeve të tjera që ta vlerësojnë si rast. Më pas, në orën 15: 00, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shpalli vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Administra- tive, Gentian Medja. Ky i fundit është kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Edhe Medja ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit. Gjyqtari Medja tërhoqi vëmendjen, pasi është i vetmi që nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshm­e në emër të tij. Ai rezulton ndër “gjyqtarët” më të varfër në sistem.

Medja ishte treguar “tërësisht bashkëpunu­es” me komisionin dhe ka marrë raporte të pastra nga ILKPDKI- ja si dhe nga hetimi administra­tiv i komisionit për pasurinë e tij dhe të prindërve të tij të përbërë nga një apartament i privatizua­r në Shkodër dhe disa llogari bankare kursimesh për një total prej 4.1 milionë lekësh, bashkë me disa aksione të prindërve në ndërmarrje­n e Duhan- Cigareve në Shkodër, të marra nga procesi i privatizim­it. Ndërmarrja ka falimentua­r shumë kohë më parë dhe aksionet e prindërve të gjyqtarit nuk kanë krijuar asnjëherë të ardhura.

 ??  ?? Dritan Hallunaj
Dritan Hallunaj
 ??  ??
 ??  ?? Dritan Hallunaj
Dritan Hallunaj
 ??  ?? Gentian Medja
Gentian Medja
 ??  ?? Brunilda Kadi
Brunilda Kadi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania