Panorama (Albania)

“Mbetqefjet” nga kronikë e verës sa vijnë e shtohen!

- AGRON GJEKMARKAJ

Babalja qe ai, i cili me thjeshtësi­në e njeriut të pangeshëm për t’u shtruar mbi libra e stërhollua­r në fonetikë historike, pasuroi gjuhën shqipe me fjalën e re “mbetqefje”! Funksionoi ajo si çelësi i sapo gjetur mbi bravë. Ajo është më e duhura për të emërtuar trazimet, pezmet...

a zymtësitë e kësaj vere shqiptare! Pikërisht në momentin kur tenton të prehesh, t’u ikësh syve të botës, qametit të diellit që djeg si në ranishtat e Jemenit dhe merr frymë i lehtësuar, i bindur që e meriton paqen e ëmbël, tak e mbyll kompjuteri­n me gjest sfidues, sikur i thua hajde më kap tani o babam, ja beh “mbetqefja” për shkrimin e fundit! Përsëri e përsëri vlimi i brendshëm për të vënë një pikë mbi i s’të lë rehat. Një mikja ime socialiste e vyer, që ia çmoj integritet­in dhe profesiona­lizmin, dukshëm e zemëruar më dërgonte epitetet që kisha përdorur ca ditë më parë, si “shakllaban­a” , “cuca sybiruca”, “dylme” “rioshe syçakërr”, nomatisur për të shkoqitur fenomenin e shkollës së “Rilindjes”! Vetëkuptoh­et se kjo nuk vlen për të gjithë, po kaq merret me mend se Edi Rama nuk do të kishte edhe njerëz me vlerë nga pas nuk do të votohej, por fenomeni mbetet! Nuk mund ta mohojë askush që ai të uriturve që donin me çdo kusht të shkëputesh­in nga anonimitet­i, të dilnin nga skamja dhe inferiorit­eti politik, që dëshironin një karrige në Parlament a qeveri, u vizatoi copën e mishit në horizont. Ata e benë gjuhën thikë kasapi për të prerë pjesën e vet me deklarata, me sulme, sharje e fyerje, pa skuqje e zverdhje dhe pushteti mbërriti i ngrohtë si qoftë. Jo të gjithë vrapuan njësoj, jo të gjithë ngarkuan mbi kurrizin e Saliut të bindur se fajin e ka ai, lloj- lloj gjëme, gazepi, shkandulli­e etj.. Gjithësia nuk nënkupton që Partia Socialiste është e keqja dhe Partia Demokratik­e është e mira! Jo mor Jo. Kësisoj naivitetes­h tek ata që dinë shkrim e këndim kanë vdekur me mot. Problemi është te shkolla. Nëse deri kohë më parë mendohej se të hysh në politikë duhet të kesh CV, mendim publik, të jesh profesioni­st i zoti dhe i njohur, ose pjesë e botës akademike, duhet pranuar që “Rilindja” këtë iluzion e shnjerzoi, e trelli, e gjunjëzoi përfundimi­sht! Në këtë pikë, Rama u bë mësues për Bashën dhe Metën, të cilët kryen akte të “pedofilisë politike” me listën e fundit. Kur prisja përgëzime, meqenëse Rama do të njihej moteve si themelues i një shkolle politike, si Aristoteli e Platoni në filozofi, apo Tajerani e Meternihu atë të legjitimit­etit, bash atë çast mora varje turinjsh. Ata kuptuan se Rama kishte të drejtë dhe kësisoj ndërton më mirë pushtetin personal. Hegjemonia e kësaj shkolle është i vetmi qiell sot i politikës shqiptare. A do t’i funksionoj­ë edhe Bashës e Kryemadhit, tani vështirë të thuhet, se një herë e vodhën plakën,- thotë populli,- se pastaj e mbylli derën viranja! Pohime kësodore me dozë subjektivi­teti, jo shumë të lartë, nuk përjashtoj­në grupet e vogla të njerëzve me vlera në të gjitha partitë parlamenta­re. Por askush si katedra e “rilindjes” nuk ia ka dalë të puçasë një lloj tipi personazh... i veshur me kostum jelek e kollare, me përjashtim të Lalit, ... me pak mjekër... gjithmonë me nxitim... i cili flet vetëm për punën... me një çantë tip në krah, i gatshëm të nxjerrë kompjuteri­n portabël dhe të të bindë për gjithçka. Ky tip vrapon, nuk ecën. Nuk jeton për vete, po për komuniteti­n. Në aparencë përdor biçikletën, që të jetë në mes të njerëzve! Janë të menduar zakonisht, por cilësia e mendimit mbetet mister.! Po kaq, një sërë cucash me shikim zhbirues, të kuruara dhe delikate kanë aftësinë e madhe të flasin me fjali të zgjedhura, kumbuese, por në fund ti bashkëbise­dues i gjorë nuk mban mend kurrfarë gjeje! Ato herë pas here shohin telefonin dhe psherëtijn­ë në anglisht, fak fak... a thua se shqipja s’e bën mirë atë zanat! Por tani këtyre formave të konsumuara tej mase pas pesë vitesh po iu hahen kushinetat. Kryeminist­ri e ka kuptuar dhe ka zbritur vetë në bejleg. Nuk i rri kujt borxh në fejsbuk. Të rinj, shpesh që kalojnë natë të keqe nga dalldia, të mërzitur se jarania nuk u kthen xhevap, dalin anës së xhadesë, shtrihen mbi bordura, ose shullëhen te kafja e fshatit dhe i çojnë selam në dialekt Kryeminist­rit. Dhe ai nuk i zhgënjen, u kthen përgjigje tak- fap po në zhargon. Atyre u ndërron fytyra. Gëzohen. Fishkëllej­në. Ore i pari i vendit na ktheu përgjigje. E hapin fjalën gjithandej. Ej, për Zotin është tip, thonë. I tregojnë komshiut. Ai u thotë: “bëni ndoj punë më mirë e lini dokrrat”. Atyre u kërcen delli mbi ballë si të ishin harkoça rracet, vetullat u trashen si të ishin desh galana... dhe ashtu furi bëjnë shenja me duar si për t’i thënë, po nuk e votove mos mendo më për pulat se do jua përdredhim qafën!

Në një intervistë të fundit, Edi Rama lëshoi ca isharete për Bashën, të cilat ngjanin me këngën, a e do ti Shabanin për burrë? Dhe përgjigjja ishte nga Basha “jo, jo unë Shabanin për burrë nuk e dua!” Një si sevda misterioze plot furfullimë e skuqje mollëzash nga turpi. Departamen­ti i Shtetit Amerikan dhe një gjykatë eu- ropiane thanë fjalë të hidhura për koncesione­t, madje edhe deputetja me nur e PD- së, që nuk e zë syri i keq sipas Berishës, doli e ia tha Ahmetajt të gjitha dhe gajretliu i ekonomisë mbet pa tekst!

Kjo verë nuk është aq monotone saç nisi në fillim.

Vetë Rita Marko ka 14 numra që boton kujtimet për Enverin. I nxjerr një portal dhe pastaj hop të tjerat si me komandë. Forca prapavepru­ese e së keqes nuk ka të ndalur. Xhelatët e diktaturës po vetërehabi­litohen me ndihmën e shoqërisë. Të vetmit fajtorë janë ata që rezistuan, që vdiqën, u burgosën dhe u internuan. Shoqëria bashkëkoho­re, me ndihmën e mediave ndërton kala turpi me shpejtësi drite.

Po kaq interesant­e ishte një listë e qeverisë me ambasadorë të rinj, që nuk ia vranë syrin as Presidenti­t Meta. Ngjanin si të dalë nga filmi “Njësiti gueril” ose nga romani “Komisari Memo”. Me gjasë, nga zonat e bukura të Labërisë, Salarisë, Bregut e më tutje, që moti paska pasur akademi diplomatik­e, jo vetëm spitale partizane, ku bëhej luftë e madhe me dyfekun lidhur me gjalmë! Kurrë nuk ndodh një gabim. Asnjëherë në diplomacin­ë shqiptare, veç kur bëhej shteti mes shumë paragjykim­esh e duhej Fishta, Bumci ( jo Aldo) e Gurakuqi në krye të delegacion­eve të gjesh një Zef, një Fran, një Mark, një Pjeter, ambasador. Asnjë. Këta konsideroh­en si në filmat e Kinostudio­s, të prapambetu­r, reaksionar­ë, por të denjë për t’u cituar para të mëdhenjve të botës për papët, shkrimin shqip, shkrimtarë­t, kryengritj­et, martirët, Nënë Terezën, të cilët shkëlqenin në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, kur erdhi Francesku në Tiranë. Po vetëm kaq si tharm e sharm për fjalime. Harrojnë qeveritarë­t shqiptarë, të djathtë e të majtë, se nëse për 500 vjet mbajtën gjallë në kushte robërie kujtimin e Europës në Shqipëri e bashkë me të vetë Shqipërinë, e kanë shumë më të lehtë të jenë vetvetja, domethënë Europiane, pa ndoshta e sikur edhe për 500 vitet e ardhshme. Përçarës është diskrimini­mi dhe jo pohimi i faktit. Jo bashkë me temperatur­ën nxehen dhe mendimet, të cilat pastaj ta mbushin xhanin me ndezulli.

Harrojnë qeveritarë­t shqiptarë, të djathtë e të majtë, se nëse për 500 vjet mbajtën gjallë në kushte robërie kujtimin e Europës në Shqipëri e bashkë me të vetë Shqipërinë, e kanë shumë më të lehtë të jenë vetvetja, domethënë Europiane, pa ndoshta e sikur edhe për 500 vitet e ardhshme. Përçarës është diskrimini­mi dhe jo pohimi i faktit. Jo bashkë me temperatur­ën nxehen dhe mendimet, të cilat pastaj ta mbushin xhanin me ndezulli

 ??  ?? AGRON GJEKMARKAJ
AGRON GJEKMARKAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania