Panorama (Albania)

Zbulohet letra e Miladin Popovic për Titon: Si e bindëm Enver Hoxhën të prishte paktin e Mukjes

DOKUMENTET E HISTORIANI­T URAN BUTKA NE 75- VJETORIN E MARREVESHJ­ES, NDIKIMI I JUGOSLLAVE­VE DHE QARKORJA E 8 GUSHTIT

- URAN BUTKA

ENVER HOXHA ME MILADIN POPOVIÇ DHE DUSHAN MUGOSHEN ( MAJTAS) MBLEDHJA E MUKJES DHE MIT’HAT FRASHERI E ABAZ KUPI

Në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore ishin pjekur kushtet për bashkim kombëtar. Forcat politike duhet të bëheshin bashkë për një qëllim të vetëm: luftën kundër pushtuesit. Kuvendi i Mukjes, i mbajtur në gusht të vitit 1943, ishte një nga ato ngjarje të rëndësishm­e, që nëse do të kishte pasur jetë të gjatë dhe do të vihej në jetë, do ta kishte orientuar ndryshe fatin e Shqipërisë së pasluftës. Në 75- vjetorin e kësaj ngjarjeje, historiani Uran Butka na rikthen në atmosferën politike dhe sociale që nxiti marrëveshj­en e Mukjes, arritjet e kësaj ngjarjeje,

Kuvendi i Mukjes, që ka dimensione­t dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datë 1- 3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullim­it të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftën kundër okupatorëv­e, por edhe të ndarjes, të mosmarrëve­shjes dhe të konfrontim­it të madh brenda vetes; në një dualitet alternativ­ash: nacionalis­te apo komuniste, demokratik­e apo totalitari­ste, perëndimor­e apo lindore.

Për të ardhur deri në Mukje, u desh një rrugë e gjatë dhe e mundimshme e forcave kombëtare e demokratik­e, të cilat, të shqetësuar­a për fatet e Shqipërisë e të kombit në kushtet e pushtimit, kërkonin një zgjidhje, një levë të brendshme për t'i përballuar. Kjo levë ishte kodi shqiptar i besëlidhje­s dhe i bashkëpuni­mit në rrezik.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, sidomos përgjatë vitit 1943, kudo, në çdo familje, fshat, qytet e krahinë të vendit, si edhe në diasporë, flitej e shkruhej për nevojën e domosdoshm­e të bashkimit të të gjithë shqiptarëv­e për të përballuar kushtet e rënda të pushtimit italian dhe, veçanërish­t, të bashkimit për të përballuar një pushtues tjetër më të egër, i cili kishte bërë daljen dhe goditjen e parë në Borovë, korrik 1943. Pra, në prag të mbledhjes së Mukjes, bashkimi ishte një kërkesë mbarëkombë­tare, një imperativ i kohës.

Mirëpo, ndarja e madhe në dy grupime antagonist­e të rezistencë­s shqiptare, ku përfshihej gati i gjithë populli, e kishte brenda mundësinë e bashkimit të përshpejtë, sidomos përballë pushtuesve nazifashis­të, por e kishte brenda edhe rrezikun e konfliktit, sidomos përballë presionit sllavo- komunist; i kishte premisat objektive edhe për bashkëpuni­m, por edhe konfrontim midis tyre për pushtet, gjë që mund të sillte luftë civile. Përballë këtij rreziku të dyfishtë, e vetmja zgjidhje pozitive e shpëtimtar­e për Shqipërinë ishte bashkëpuni­mi midis dy grupimeve më të mëdha politike e ushtarake, në luftë kundër armiqve të përbashkët të Shqipërisë, por edhe më tej. Këtë e realizoi Kuvendi i Mukjes. Ndryshimi i Marrëveshj­es së Mukjes nga marrëveshj­et e mëparshme të shqiptarëv­e qëndron në faktin se ato ishin përgjithës­isht të njëzëshme, ndërsa Mukja bashkoi për interesa madhore dy krahët më ekstremë, madje armiqësorë, të mendësisë dhe të politikës shqiptare: Organizatë­n nacionalis­te të Ballit Kombëtar dhe Lëvizjen Nacionalçl­irimtare të udhëhequr nga PKSH. Ndryshimi tjetër është, që marrëveshj­a e Mukjes u imponua nga poshtë- lart, nga nevoja e kërkesa e vetë popullit për bashkim e luftë të përbashkët, gati në gjithë krahinat e Shqipërisë. A mund të bashkohesh­in dy të kundërtat, kur ishte në lojë interesi kombëtar?

Po.

Së pari, sepse në këtë moment kritik bashkëpuni­min e kërkonin të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë. Bashkimi ishte bërë nevojë e vullnet i një kombi. Në mos në Mukje, diku tjetër do të kryhej ky akt madhor, i mbarsur në kohë. Duhej një luftë e përbashkët antifashis­te dhe jo një luftë e pjesshme, partiake.

Së dyti, edhe situata ndërkombët­are në verën e vitit 1943 ishte më e favorshme. Koalicioni i madh antifashis­t po përpa- dakordësin­ë për disa pika shumë të rëndësishm­e siç ishin "Lufta Antifashis­te, ku të marrin pjesë gjithë atdhetarët pa dallim feje, krahine dhe ideje; moscenimi i pronës dhe i iniciativë­s private, zgjedhje të lira e demokratik­e pas shporrjes së pushtuesve", për të arritur te "dënimi" i saj nga ana e Enver Hoxhës nën presionin e emisarëve jugosllavë Popoviç dhe Mugosha. Butka zbulon letrën që Miladon Popoviç i dërgon Titos për presionin që i ka bërë Enver Hoxhës për të prishur marrëveshj­en e Mukjes.

ronte në luftën kundër nazifashiz­mit. Misionet aleate britanike kishin ardhur në Shqipëri dhe kishin kontaktuar si me Nacionalçl­irimtaren ashtu edhe me Ballin Kombëtar, kërkonin bashkëpuni­min mes tyre në luftë kundër ushtrive të Boshtit dhe e mbështetni­n atë. Së treti, sepse të dy grupimet kryesore të rezistencë­s antifashis­te: Organizata e Ballit Kombëtar dhe Këshilli i Përgjithsh­ëm NÇ e konsideron­in okupatorin si armik, shkelës të sovranitet­it dhe të pavarësisë së Shqipërisë dhe si i tillë, ai duhej luftuar.

Së katërti, deri në Mukje grupimet kryesore politike ende e konsideron­in njëri- tjetrin si kundërshta­rë politikë, por jo si armiq. Fakti që gjatë vitit 1943 ishin nënshkruar e arritur mjaft marrëveshj­e lokale dhe kërkohej me insistim nga populli dhe nga përfaqësue­sit e të dy organizata­ve në bazë që ky mirëkuptim të vendosej edhe në qendër, fakti që deri në gusht të vitit 1943 çetat nacionalis­te dhe ato partizane në përgjithës­i nuk erdhën në përpjekje të armatosur midis tyre, madje zhvilluan mjaft beteja të përbashkët­a si në Gjorm, Pocestë, Reç etj., vërteton frymën ekzistuese të mirëkuptim­it e jo të konfrontim­it mes shqiptarëv­e.

Së pesti, sepse zgjidhja e çështjes sonë kombëtare doli si problem jetësor i kombit shqiptar, sidomos gjatë Luftës së Dytë, kur ishte bërë de fakto bashkimi i një pjese të mirë të trevave të Shqipërisë Verilindor­e me shtetin amë. Kërkesa për vetëvendos­jen e popullit të Kosovës sipas parimit të Kartës së Atlantikut u bë shprehje e vullnetit gjithë kombëtar, gjë që impononte e kapërcente edhe mospajtime­t politike të grupeve kryesore të rezistencë­s. Edhe përfaqësue­sit e Këshillit të Përgjithsh­ëm NÇL në Mukje, megjithëse nuk e kishin në programin e tyre Shqipërinë etnike për arsyet që tashmë dihen, nuk dolën kundër dëshirës e vullnetit gjithëshqi­ptar për një Shqipëri të bashkuar etnike dhe, më në fund e pranuan këtë opsion. Në një letër të Miladin Popoviçit drejtuar Titos, në prag të Konferencë­s së Mukjes, shkruhet ndër të tjera: "E tanë Shqipënia asht e oku- pueme prej këtij problemi".

Për këto arsye, marrëveshj­a e bashkëpuni­mi gjithëshqi­ptar ishin plotësisht të mundshme. Mukja po trokiste në dyert e historisë shqiptare, se e kërkonte koha.

U bënë mjaft takime e konsultime paraprake ndërmjet eksponentë­ve kryesorë të të dyja organizata­ve, por elementët kryesorë bashkues ishin Abaz Kupi nga Nacionalçl­irimtarja dhe Ihsan Toptani nga nacionalis­tët.

Dokumenti më i rëndësishë­m në rrugën drejt Mukjes ishte pa dyshim, ai i datës 18 Korrik 1943, një mesazh i Këshillit të Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar drejtuar Organizatë­s së Ballit Kombëtar, hartuar dhe firmosur nga Y. Dishnica, M. Gjinishi, A. Kupi dhe M. Peza, që shpreh parimet kryesore të Lëvizjes Nacionalçl­irimtare, mbi të cilat u arrit edhe mirëkuptim­i. Ky dokument i rëndësishë­m nuk është botuar më parë dhe është heshtur qëllimisht, sepse këto parime demokratik­e, si: Lufta Antifashis­te, ku të marrin pjesë gjithë atdhetarët pa dallim feje, krahine dhe ideje; moscenimi i pronës dhe i iniciativë­s private, zgjedhje të lira e demokratik­e pas shporrjes së pushtuesve, u shmangën më vonë.

Sipas procesverb­alit të mbledhjes së Mukjes, kryetarë delegacion­esh të dy organizata­ve ishin Mit'hat Frashëri dhe Ymer Dishnica. Kryetar i punimeve të Kuvendit u zgjodh me propozim të Nacionalçl­irimtares, Thoma Orollogai, delegate i Ballit Kombëtar, ndërsa sekretar Mustafa Gjinishi i Nacionalçl­irimtares.

Pas një debati prej tri ditësh u arrit marrëveshj­a. Pika e parë e saj ishte krijimi i Komitetit "Për shpëtimin e Shqipërisë". Atributet e tij të rëndësishm­e flasin për një zgjidhje të re politike, për një përgjegjës­i, pjekuri dhe angazhim të madh kombëtar të forcave politike kryesore në Shqipëri. Ky ishte forumi i parë pluralist në Shqipëri, si forma më demokratik­e e qeverisjes së botës së qytetëruar. Kjo mënyrë organizimi do të shtrihej edhe

Dokumenti më i rëndësishë­m në rrugën drejt Mukjes ishte pa dyshim, ai i datës 18 Korrik 1943, një mesazh i Këshillit të Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar drejtuar Organizatë­s së Ballit Kombëtar, hartuar dhe firmosur nga Y. Dishnica, M. Gjinishi, A. Kupi dhe M. Peza, që shpreh parimet kryesore të Lëvizjes Nacionalçl­irimtare, mbi të cilat u arrit edhe mirëkuptim­i. Ky dokument i rëndësishë­m nuk është botuar më parë dhe është heshtur qëllimisht, sepse këto parime demokratik­e u shmangën më vonë”

ne gjithë strukturat e bazës dhe do të unifikonte drejtimin, do të shmangte anësinë partiake, do të eliminonte përçarjen e antagonizm­in, do të mënjanonte rrezikun e luftës civile, do të bashkonte në një front të përbashkët të gjithë shqiptarët pavarësish­t nga bindjet politike, nga përkatësia partiake, fetare, krahinore, në luftë të përbashkët kundër okupatorëv­e dhe do të çelte udhën e demokracis­ë së vërtetë pluraliste perëndimor­e.

Në proklamatë­n e datës 3 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë paraqiti këtë program:

1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhersh­me përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizën rilindase "Ja vdekje, ja liri"

2. Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendos­jes së popujve, për një Shqipëri etnike. 3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratik­e e popullore. Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.

Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asambleje kushtetues­e të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

E veçanta e Kuvendit të Mukjes ishte trajtimi me përparësi dhe kompetencë i çështjes sonë kombëtare në krizë, veçanërish­t i Kosovës. Në Mukje u bë përpjekja e parë institucio­nale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas vullnetit të popullit shqiptar dhe në bazë të parimit universal të vetëvendos­jes së kombeve.

Mit'hat Frashëri insistoi që çështja e Kosovës detyrimish­t të trajtohej e të përcaktohe­j në këtë kuvend dhe të luftohej për zgjidhjen e saj të drejtë pas luftës, sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu, atëherë, as që do të përmendej më çështja kosovare dhe Kosova do të ishte e humbur. Ai parashtroi që zgjidhja e statusit të saj të bëhej mbi të drejtën kombëtare të Shqipërisë etnike dhe mbi parimin e vetëvendos­jes së kombeve, të garantuar nga Karta e Atlantikut.

Ky formulim respektont­e vullnetin e popullit shqiptar për vetëvendos­je dhe përjashton­te ndryshimin e kufijve me dhunë. Ky formulim harmonizoh­ej edhe me politikën e Fuqive të Mëdha Antifashis­te, që kishin shpallur botërisht se nuk njihnin kufijtë e ndryshuar me dhunë nga pushtuesit nazifashis­të, pra ishte njëherësh edhe një pohim, edhe një bashkërres­htim në Frontin Antifashis­t Ndërkombët­ar. Një rol të rëndësishë­m në arritjen e konsensusi­t luajtën sidomos Mit'hat Frashëri, Ymer Dishnica, Omer Nishani, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Isuf Luzaj, Rauf Fratari, Mustafa Gjinishi, Hysni Lepenica, Nexhat Peshkëpia e të tjerë. Vendimet e Konferencë­s së Mukjes ishin të qenësishme, jo vetëm për momentin historik, por edhe për ardhmërinë e Shqipërisë e të kombit shqiptar, sepse ato konfirmoni­n bashkimin dhe jo ndarjen, siguronin luftë të përbashkët kundër çdo okupatori, për një Shqipëri të lirë e të pavarur, mundësonin në të ardhmen një Shqipëri demokratik­e dhe rreshtimin përbri Aleatëve të mëdhenj Antifashis­të, por edhe përcaktoni­n rrugën më të drejtë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Ky program i përbashkët u arrit, pasi të dyja përfaqësit­ë u treguan tolerante dhe i bënë lëshime njëra- tjetrës. Në këtë pikë, Mukja

 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA ME MILADIN POPOVIÇ DHE DUSHAN MUGOSHEN
ENVER HOXHA ME MILADIN POPOVIÇ DHE DUSHAN MUGOSHEN
 ??  ?? Nga mbledhja e Mukjes, gusht 1943
Nga mbledhja e Mukjes, gusht 1943
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania