Panorama (Albania)

Ukperaj dhe Brati kaluan me nota minimale tek aftësitë profesiona­le

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zbardhur ditët e fundit vendimet për dy gjyqtaret Alma Brati e Gjykatës së Tiranës dhe Brikena Ukperaj e Gjykatës së Apelit Vlorë. Të dyja këto gjyqtare janë kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Edhe pse nga integritet­i i figurës dhe pasuria ato kishin nivel besueshmër­ie të lartë, nga ana profesiona­le të dyja kanë çaluar. Kështu, sipas vendimeve të zbardhura nga KPK- ja, gjyqtarja Ukperaj, në një vendim për pronat në Karaburun, ka zbardhur me vonesë arsyetimin e vendimit për një periudhë prej 1 muaj e tri ditësh. Gjyqtarja është justifikua­r se dy ditë ka qenë me raport mjekësor. “Zbardhja e vendimit në këtë afat është në tejkalim të afatit procedural të parashikua­r nga neni 308 i Kodit të Procedurës Civile ( 23 ditë tej afatit), si dhe të afatit për ushtrimin e rekursit të parashikua­r nga neni 443/ 2 i Kodit të Procedurës Civile ( 3 ditë tej afatit)”, thuhet në vendimin e KPK- së. Komisioni ka konstatuar gjithashtu edhe dy çështje të tjera gjyqësore, të zgjatura përtej afateve të përcaktuar­a nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Por pavarësish­t këtyre konstatime­ve, tru- pi gjykues arrin në përfundimi­n se nuk ka indicie apo elementë që mund të ngrinin dyshime për paaftësi profesiona­le apo cilësi, që cenojnë figurën e gjyqtarit në atë shkallë, sa ta konsideron­te subjektin e rivlerësim­it të papërshtat­shme nga ana profesiona­le, por pavarësish­t kësaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it i ka vendosur notën minimale kualifikue­se gjyqtares Ukperaj në vlerësimin e aftësive profesiona­le. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gjyqtaren Alma Brati të Gjykatës së Tiranës. Ne vendimin për Bratin, KPK- ja konstaton se disa vendimeve të Bratit u mungon qartësia. Madje, KPK- ja shkon edhe më tej duke thënë se Brati nuk respekton tërësisht rregullat e drejtshkri­mit dhe struktura e vendimeve të saj nuk është ajo standardja. Megjithatë, sipas KPK- së, subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel minimal kualifikue­s në vlerësimin e aftësive profesiona­le.

“Struktura e vendimeve të saj nuk është e standardiz­uar. Ajo nuk respekton tërësisht rregullat e drejtshkri­mit dhe nuk përdor rregullish­t të gjitha karakteret e gjuhës shqipe. Nuk mungojnë rastet, kur fjalitë kanë gabime gjuhësore”, shkruhet ndër të tjera në vendim.

 ??  ?? Brikena Ukperaj
Brikena Ukperaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania