Panorama (Albania)

Përfundon vetingu për 14 kandidatët e KLGJ- së

Gjykata e Lartë shpall vakancën: Duhen kandidatë nga Apelet

-

Ditën e djeshme përfundoi procesi i rivlerësim­it për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka shpallur vakancë për një kandidat, që duhet të vijë nga Apeli i rretheve. Kjo ka ardhur pas shkarkimit të Besim Trezhnjevë­s, i cili vinte nga Gjykata e Apelit Durrës. Shkarkimi i tij nga KPK- ja dhe marrja e formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit detyron Gjykatën e Lartë që të shpallë vakancë, pasi ligji e do që kandidat për KLGJ të jetë edhe një gjyqtar nga Gjykatat e Apeleve nëpër rrethe. Shpallja është bërë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër, në veting kaluan 9 gjyqtarë kandidatë për KLGJ, ndërsa 4 u shkarkuan dhe një u dorëhoq.

BIRN

Gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi u konfirmuan në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të mërkurën, duke i dhënë fund procesit të rivlerësim­it të katërmbëdh­jetë kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe duke i hapur rrugën krijimit të këtij institucio­ni dhe plotësimit të vakancave të mëdha, të shkaktuara nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetues­e nga procesi i vetingut dhe dorëheqjet e lidhura me të. Me një axhendë të ngjeshur, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi shtatë seanca dëgjimore në dy ditët e fundit të korrikut si dhe dha vendimet përkatëse, duke i hapur rrugën krijimit të KLGJ- së, institucio­n i cili pritet të ketë një rol kyç në sistemin e drejtësisë në të ardhmen. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësoj­ë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për pjesën e gjyqtarëve dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë. Nga 11 anëtarët, gjashtë do të zgjidhen nga radhët e Gjyqësorit dhe pesë janë zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me juristë jogjyqtarë. Për anëtarët gjyqtarë garuan katërmbëdh­jetë gjyqtarë të të gjitha niveleve, nga të cilët, nëntë janë konfirmuar, katër janë shkarkuar dhe një ka dhënë dorëheqjen. Gjithsesi, procesi përfundimt­ar do të duhet të presë edhe vendimet e mundshme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku vetëm një nga vendimet e rrëzimit, ai i ish- gjyqtarit të Durrësit Besim Trezh- njeva, është shqyrtuar dhe konfirmuar. Këshilli i Lartë i Gjyqësor duhet të zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve të të gjitha niveleve, por mbetet e paqartë nëse rregullat e shumta të përcaktuar­a në nenin 7 të ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” do të mund të plotësohen pas efektit filtrues të procesit të vetingut. Ligji thotë se njëri nga anëtarët duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Aktualisht, për KLGJ kanë kandiduar dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli dhe Medi Bici. Zeneli u shkarkua nga vetingu më 18 korrik, ndërsa gjyqtari 61- vjeçar Medi Bici u konfirmua. Si kandidati i vetëm i mbetur, ai pritet të jetë anëtari i ardhshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjykatës së Lartë, me një mandat pesëvjeçar me kohë të plotë, gjë që pritet të krijojë edhe një vakancë shtesë në Gjykatën e Lartë, e cila ka mbetur sakaq me 4 anëtarë. Ligji thotë gjithashtu se dy anëtarë duhet të jenë gjyqtarë Apeli, ku së paku njëri duhet të jetë nga jashtë Tiranës. Problemi është se aktualisht nga tre kandidatë të Gjykatave të Apelit, kanë mbijetuar vetëm dy, Ilir Toska nga Apeli i Tiranës dhe Nertina Kosova nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kandidati i vetëm Apeli nga jashtë Tiranës, Besim Trezhnjeva, u rrëzua. Nuk është e qartë nëse mungesa e një kandidati të përshtatsh­ëm nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës do të sjellë apo jo nevojën për rihapje të thirrjes për kandidatur­a. Ligji thotë se “Në qoftë se nuk ka kandidatë për një ose më shumë nga nivelet e gjyqësorit, që duhet të përfaqësoh­en në Këshillin e Lartë Gjyqësor, sipas përcaktime­ve të nenit 147, të Kushtetutë­s dhe të këtij ligji, kryetari i Gjykatës së Lartë bën një thirrje të dytë jo më vonë se 3 ditë nga dita kur shpallen kandidatur­at në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”. Ligji thotë gjithashtu se tre anëtarë duhet të jenë gjyqtarë të Shkallës së Parë, nga të cilët, së paku një duhet të jetë nga jashtë Tiranës. Nga gjashtë gjyqtarët e gjykatave të faktit që u konfirmuan në veting, pesë janë nga Gjykata e Tiranës apo Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa vetëm një, Marçela Shehu, është nga Gjykata e Kurbinit. Pesë gjyqtarët e Tiranës ( Manjola Xhaxho, Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Astrit Faqolli dhe Alma Brati) pritet të konkurrojn­ë për një vend në KLGJ. Zgjedhja e tyre do të bëhet nga Mbledhja e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve. Kryetari i Gjykatës së Lartë do të duhet të bëjë shpalljen e kandidatur­ave pas verifikimi­t të plotësimit të kritereve nga kandidatët si dhe të organizojë mbledhjen dhe procesin e votimit. Të gjithë gjyqtarët do të duhet të votojnë për kandidatët në mënyrë të fshehtë dhe individual­e. Pas konstituim­it, KLGJ do të duhet të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë, e cila nga ana e saj do të duhet të plotësojë tri nga vakancat e Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania