Panorama (Albania)

Prokurorja e Tahirit, në krye të Prokuroris­ë Tiranë

Imeraj kërkoi arrestimin e ish- ministrit, ka dosjen “Shullazi”

- ERALD DELIU

Kryeprokur­orja Arta Marku ka vendosur të komandojë në krye të Prokuroris­ë së Tiranës prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imerajn.

Vendimi është marrë pas shkarkimit të Dritan Rreshkës, i cili ishte komanduar në krye të kësaj prokurorie nga Kryeprokur­orja e përkohshme. Rreshka, me një karrierë të gjatë në organin e akuzës, u shkarkua me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për shkak të problemeve me pasurinë. Për këtë arsye, lindi nevoja që Marku të komandonte dikë tjetër në krye të Prokuroris­ë së Tiranës. Imeraj ka një karrierë të gjatë gjithashtu në organin e akuzës. Ajo u vu në qendër të vëmendjes vitin që shkoi, kur së bashku me prokurorët Besim Hajdar- mataj dhe Gentjan Osmani, kërkuan autorizim nga Kuvendi për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Imeraj ka qenë edhe pjesë e hetimeve, sidomos në dosjen e “Sota”, ku u sekuestrua­n 863 mijë euro që dyshohen se kishin lidhje me aktivitete të jashtëligj­shme të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithashtu, Imeraj ka qenë prokurore e çështjes së korrupsion­it në burgje, ku të pandehur ishin ish- drejtori i Burgjeve Artur Zoto dhe vartësi i tij, Iljaz Labi. Një çështje mjaft të rëndësishm­e që Imeraj ka në dorë është ajo e Shullazit dhe bandës së tij. Çështja është në fazën e dhënies së pretencës, pasi shqyrtimi gjyqësor është mbyllur. Kjo bën që Imeraj të largohet nga çështja për të drejtuar Prokurorin­ë e Tiranës. Kështu, pa mbushur ende një vit, Imeraj bëhet drejtuesi i tretë i Prokuroris­ë së Tiranës. Kujtojmë se në fillim të vitit u shkarkua Petrit Fusha me urdhër të Arta Markut dhe vendin e tij e zuri Dritan Rreshka. Por rrugëtimi i tij ka zgjatur vetëm pak muaj, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ta shkarkojë Rreshkën për pasuri të pajustifik­uar. SHKARKIMI I RRESHKËS ILDKPKI kishte dalë në përfundimi­n se Rreshka kishte fshehur pasurinë. Hetimi administra­tiv i thelluar për Rreshkën u përqendrua mbi kriterin e pasurisë, që përfshiu një shtëpi katërkatës­he të ngritur mbi “Qytetin Studenti” në Tiranë në vitet 20032004, bono thesari me vlerë 7.9 milionë lekë dhe të ardhurat nga qiratë dhe emigracio- ni në vlerat 2.8 milionë lekë. Rreshka u pyet pikërisht për këto pasuri nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktar­i, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine. Lidhur me kursimet dhe pasurinë, Rreshka tha se kishte nisur punë që në vitet ‘ 94-‘ 95 në Greqi, kur ishte gjimnazist. Ai madje ishte shkëputur nga universite­ti edhe gjatë vitit 1998 për të punuar në Greqi, ku ka arritur të kursejë 2.8 milionë lekë nga puna në turizëm. Rreshka shpjegoi edhe ndërtimin e godinës katërkatës­he. Prokurori shpjegoi se në vitin 2000 me kursimet nga emigracion­i – kur ishte akoma student,- kishte blerë një truall 293 m2, mbi godinën nr 19 me vlerë 800,000 lekë.

 ??  ?? Prokurorja Elisabeta Imeraj
Prokurorja Elisabeta Imeraj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania