Panorama (Albania)

ARSYET E PRESIDENTI­T PËR KTHIMIN E LIGJIT:

-

Së pari, ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/ 2018, janë të paargument­uara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjellë përfitim vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë efektet e pritshme në buxhet apo në ekonominë familjare janë negative. Neni 6, i ligjit nr. 39/ 2018 të miratuar nga Kuvendi, parashikon ndryshimin e paragrafit të dytë, të pikës 7, të nenit 38, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” me këtë përmbajtje: “Tatimi mbi lojërat e fatit, sipas nenit 52/ 2, të ligjit nr. 155/ 5015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr. 95/ 2013. Referuar përmbajtje­s së dispozitës së ndryshuar rezulton se, industria e lojërave të fatit, sipas nenit 6 të ligjit nr. 39/ 2018, përfiton drejtpërdr­ejt reduktim të barrës fiskale. Ky reduktim realizohet nëpërmjet aplikimit të sistemit të ri të tatimit për këto biznese, i cili me ligjin e ri përcakton si të ardhura bruto, jo “xhiron totale” ( siç parashikoh­et nga ligji ekzistues), por “fitimet bruto”, e cila përllogari­tet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët nga shuma totale e luajtur prej tyre.

Së dyti, miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/ 2018, është në kundërshti­m me përmbushje­n e objektivav­e social të shtetit shqiptar. Ndryshimet e realizuara nëpërmjet nenit 6, të ligjit nr. 39/ 2018 nuk i përgjigjen nevojave reale të shoqërisë shqiptare dhe, për më tepër, ato bien ndesh me objektivat sociale të shtetit shqiptar të përcaktuar­a në nenin 59 të Kushtetutë­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania