Panorama (Albania)

Kërcënohet oficeri që po heton djalin e deputetit të PS- së në Krujë

-

Oficeri i Policisë Gjyqësore të Krujës, që po heton çështjen në ngarkim të djalit të deputetit të PS- së Rrahman Rraja, i dyshuar për kanosjen e një vajze, është kërcënuar të hënën në Tiranë. IshKryemin­istri Sali Berisha, përmes një statusi në “Facebook”, shprehet se Policia e ka fshehur këtë ngjarje, për të cilën ai citon një mesazh të mbërritur nga një punonjës i Komisariat­it nr. 6 të Tiranës. Por nga ana tjetër, Policia mohon fshehjen e ngjarjes, duke deklaruar se gjithçka është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe për rastin janë ndjekur procedurat standarde, si për çdo ngjarje tjetër. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja është pasqyruar në komunikatë­n e datës 31 korrik, ndërsa ka ndodhur më 30 korrik, në rrugën “Sokrat Miho”, në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, dy persona, të afërm të deputetit Rrahman Rraja, kanë kanosur për shkak të detyrës efektivin e Policisë Emiljano Nuhu, 32 vjeç. “Përshëndet­je doktor. Unë që po ju shkruaj jam punonjës i Policisë në Komisariat­in nr. 6. Z. Sali Berisha, sot mësova sa vlen lëkura e një oficeri policie. Sot rreth orës 18: 00 është paraqitur në Komisariat­in e Policisë nr. 6, oficeri Policisë Gjyqësore në Komisariat­in e Krujës, Emiljano Nuhu, ku ka kallëzuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja. Këta shtetas kanë kanosur me jetë oficerin Emiljano Nuhu. Ky oficer ka qenë duke hetuar dosjen penale në ngarkim të djalit të deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, për përdhunim të shtetases Xhesila M.. Oficeri i Policisë është kërcënuar me jetë nga njerëzit e deputetit të Krujës, kërcënimin e ka bërë Redjan Rraja, Ramazan Rraja, duke i thënë oficerit që po na hetove më, ne do të zhdukim ty dhe familjen tënde”, citon Berisha në statusin e tij, denoncimin e efektivit të Policisë së Tiranës. Nga ana tjetër, ai shprehet se kjo ngjarje është fshehur nga Policia. I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i Policisë, që ka pasqyruar edhe njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe deklaron se ngjarja nuk është fshehur, por po hetohet.

 ?? Sali Berisha ??
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania