Panorama (Albania)

Rokadë Bonuçi- Kaldara, Milani bind edhe Higuain

-

Pas më shumë se dhjetë ditë bisedimesh, mbyllet më në fund operacioni gjigant mes Milanit e Juventusit, që përfshin Gonzalo Higuain dhe mbrojtësit Matia Kaldara e Leonardo Bonuçi. Teksa për dyshen defensive akordi nuk paraqiti vështirësi të jashtëzako­nshme, zbarkimi i "El Pipita"- s në Milano u zhvillua jo pa pengesa. Me miratimin e futbollist­it, klubet kanë dhënë OK- in për lëvizjen e lojtarëve në ekipet e reja.

AKORDI

Për sa i përket rokadës defensive, marrëveshj­a është përfundimt­are, raporton "Sky Sport", me Leonardo Bonuçin që rikthehet më në fund te Juventusi dhe Matia Kaldaran që përfundimi­sht vishet kuqezi. Por tashmë ish- kapitenin e "Djallit", që dëshira e tij ishte të kthehej në Torino, Juventusi e ka kënaqur, me lojtarin që ka pranuar uljen e pagës në 5.5 milionë euro, 2,5 më pak nga 8 milionët vjetorë që arkëtonte në Milano.

"EL PIPITA"

Për sa i përket Gonzalo Higuainit, ai huazohet te Milani për 18 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë do të kenë të drejtë ta blejnë për 36 milionë euro në verën ardhshme. Megjithëse akordi flet qartë, edhe përtej 12 muajve e ardhmja e argjentina­sit do të jetë e veshur kuqezi. Huazimi është realizuar për të lehtësuar bilancin e Milanit. Një blerje të tillë që tani do të ishte një sfidë e hapur ndaj UEFA- s, e cila ka qenë e qartë me udhëzimet për financat e "Djallit".

LËVIZJET

Higuain dje është stërvitur në Torino, ndërsa Bonuçi e Kaldara në SHBA, me skuadrat përkatëse. Firmat priten paditen e sotme, me lojtarët që kanë marrë fluturimet me destinacio­n Milanon.

Teksa Bonuçi ka pranuar ulje rroge për "Zonjën", mësohet si Higuain do të arkëtojë 8 milionë euro për çdo sezon kuqezi. Për Kaldaran parametrat ekonomikë nuk ndryshojnë, me mbrojtësin që te Milani do të paguhet 2.4 milionë euro në sezon, aq sa edhe marrëveshj­a e tij paraprake me Juventusin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania